More
    KreuMuzikëShaban Sinani: Ngasja erotike në poezinë popullore

    Shaban Sinani: Ngasja erotike në poezinë popullore

    Në botimet që mbledhësit e folklorit, individë e institucione, i kanë bërë lirikës popullore, eros-i nuk ekziston. Përmes një termi tinëzar, lirikë dashurie, këngët mirëfilli erotike janë lënë jashtë. Mund të kenë qenë arsye të ndryshme. Në Tiranë këto janë konsideruar si të shthurura, licensioze, me ndikim të keq në edukimin e rinisë. Në Prishtinë ndoshta ka ndikuar më shumë kujdesi për namuzin gjuhësor, një lloj puritanizmi i brendshëm.

    Libri i Vlora Nikçit Kangë popullore erotike ka tejkaluar kufirin e këtij përjashtimi, cilado qoftë arsyeja. Janë pak këngë, kangë të vjetra, që ajo i ka dëgjuar si shumë të tjerë, por, ndryshe prej të tjerëve, duke përfshirë edhe folkloristët vetë, pati lirinë e brendshme t’i rendiste e t’i botonte.

    Me këtë libër Vlora Nikçi u ka hapur punë studiuesve të traditave gojore, të cilët do të jenë të detyruar të ripërkufizojnë termat lirikë dashurie dhe lirikë erotike. Të afërt mes tyre, këto dy terma as e përfshijnë, as e mbulojnë njëri- tjetrin. Këtu nuk është fjala për fjalët e ndaluara të botimeve të mëparshme të lirikës shqiptare, të cilat në lirikën e dashurisë zëvendësohen nga një figurë poetike (molla, dardha, ftoi), kurse në lirikën erotike thuhen pastër, si çdo fjalë tjetër e gjuhës shqipe, si në këtë dialog të djalit dhe çikës n’zjarrmi të erosit:

    -T’hangsha cicat për ndarsjetull!

    -Kqyr ma poshtë, se e gjê ’itjetër.

    Është diçka më tepër, që sjell libri i Vlora Nikçit Kangë popullore erotike. Para së gjithash janë këngët që kanë funksion inkurajues, funksion nxitës të dashurisë fizike, të erosit siç e përcillte hyjnia greke Eros, funksion që nuk e ka asnjë cikël tjetër këngësh popullore. Këto këngë i kemi dëgjuar të gjithë kur vinte momenti i tyre në ceremonialin e dasmës tradicionale, kur hyn dhandri  n’kuer, dhe jo djemtë moshatarë, por motrat, inkurajojnë vëllain e tyre të mos druhet dhe të mos e zgjasë, ta zhveshë nusen e re dhe të marrë e japë kënaqësinë emezipritur:

    Dhandri jonë asht qen,

    Kape mos u tremb

    Se je vllau jem

    Dhandri jonë asht ujk,

    Kape mos u tut!

    Këngë me karakter të mirëfilltë celebrues, urdhërues, për t’u hequr drojën dy të bashkuarve në një familje të re, siç ishin dhe kangët e kënāsë, kanagjeqit.

    Një pjesë e këngëve që ka mbledhur Vlora Nikçi shenjojnë inicimin, rishtarinë, krenarinë e djalit dhe çikës që dolën nga fëmijëria dhe tani i kanë të gjitha, para së gjithash fizikisht, për t’u sjellë si të rritur:

    Dy të mira në mahallë,

    Njana shoqes po i çon fjalë:

    Cilla e kem cicën mât’bardhë?

    Ûn dukat, tiqelibar,

    Ûn jaranin ta kam marrë.

    Ose:

    Matmi vithet, t’gjânaikam,

    Ndaç me kut e n’daç mepllamë!

    Mburrja me rishtarinë, me jam bâ për burrë, mandej edhe më fort, un jaranin  ta kam marrë, nuk ka të bëjë me dashurinë që sublimohet në lirikën popullore, por me kënaqësinë fizike që vjen prejdashurisë.

    Vlora Nikçi më së parit i ka shkulë kufijt pengues prej mendjes së vet dhe, e bindur se kënga e popullit nuk redaktohet as bëhet më e fisme se ç’është, ka bashkuar në librin e vet edhe lirika të vjetra që nuk i binden jo qëllimeve edukative, por as shukrëmendeve, po të përdornim një formë të hershme të Mesharit të Buzukut për sakramentet. Janë këngët që lëvdojnë jo besnikërinë ideale, por të kundërtën, adulterin, tradhtinë:

    Haram burrit, gja s’po i lâ,

    Âsht i keq e s’duhetgjâ,

    Âsht i keq, kurrgjâ nuk duhet,

    Seni i mirë për tâ nuk ruhet!

    Dhe na sjell, dora-dorës, deri në një pikë ku lirika e dashurisë dhe lirika  erotike jo vetëm s’puthen e s’përputhen kund, por dalin ballë për ballë njëra- tjetrës, me kumte krejtrivalizuese:

    Nuse e çikë janë nisë në krua,

    Tasin n’dorë, burìn’ ngarkua,

    Djali prapa ju paska vnua:

    Dal, bre çikë me folë me mua,

    N’mujsh qat nuse me mamsitnua;

    Djal’ i dadës, mos ki dert,

    Mos të dalt nusja, do dalvetë.

    Si n’dish, çikë, çka asht njerzia,

    Bahi bashkë, dilni të dyja.

    Nusja e çika me t’shti dërmjet

    S’të lshojnë ethet dymdhetëvjet,

    Nuk t’merr gjumi as për tremdhetë!

    S’ka kurrfarë shkandulli në këtë këngë, siç s’ka shkandull epin e Zukut Bajraktar, kreshnikut fatkeq që e ëma e le lidhun rob, për dashni t’vet me armikun.

    Në lirikën e dashurisë gjithçka është rrezëllitëse, djali dhe vajza janë shenjat e bukurisë fizike dhe shpirtërore, modele të denjësisë së përjetshme, lindun për njani-tjetrin. Nderi i gruas në këtë pjesë të lirikës është si në Kanun. Kurse në lirikën erotike djali nuk turpërohet aspak pse çikën ja kanë shti në dorë, por ka qender thjesht se ma ka mbytë krejt:

    Po ban djali: unë i mjeri,

    Ma ka rrokë dadën ni njèri;

    Pse ma rroku, s’pata dert,

    Po ma rrzoj, ma myti krejt,

    Kur u çua, ecke ma lehtë!

    Kryehyji i grekëve të vjetër, Zeusi, ndërronte formë trupore që nga shiu i artë deri tek gjallesat më pak poetike të botës për të arritur qëllimet e tij trupore. Të gjitha trashëgimitë e mëdha të popujve janë të mbushura me dashuri dhe tradhti tronditëse, me mençuri dhe marrì mitologjike. Legjendat dhe eposi shqiptar gjithashtu është i mbushur me pasione të mbara e të mbrapshta, duke përfshirë edhe incestin e ndaluar në prag. Lënia jashtë e lirikës erotike i ka ka kthyer djemtë dhe vajzat e dashuruara gati-gati në ashkëtinj, asketë; që e duan njëri-tjetrit vetëm për bukurinë si të Tanushës. Botimi që i ka dhënë lexuesit Vlora Nikçi, me librin e saj, i ka kthyer trashëgimit gojor shqiptar pjesën tjetër, pjesën e  munguar, lirikën e marrëzisë prej ngasjes së papërmbajtur erotike.

    Lule, cicën, kuj pjarua?

    Djalit t’ri, të pamartua,

    Ç’i vjen natën, pa pritua,

    Se i martumi, popriton,

    Veç kur vje, ma fort ëm don!

    Po i hap kraht e po m’shtrëngon,

    Si fërliku ëm rrotullon,

    Sikur ujku m’kap e m’lshon!

    Të kërkosh moral nga këngët ku djali e dada mendojnë si me u dhanë, jo si me u ruejt është një aventurë, aventura për t’u kthyer mbrapsht e për ta rindërtuar folklorin sipas librave të besimit dhe të edukimit. Dhe kështu do të na mbetej, siç dhe kanë mbetur jashtë qarkullimit, këngë të tilla që bëjnë të njohur gjendje shpirtërore të papërsëritshme në cikle të tjera:

    Çika çikës po i çon fjalë:

    Cilla e kem’ cicën mat’bardhë?

    Hajt ta vesim na qat djalë,

    Veç ka ‘i cicë kem’ me ja dhanë;

    N’mos daç ti, ia ap kët’temen,

    S’mujmë ta lamë si peshkun n’zall,

    S’mujmë me e lanë pa e gërkua,

    Mos me ditë rrugën ka me shkua!

    Herët a vonë ka për të dalë problemi i shkallës së pranisë së erosit edhe në letërsi, në letërsinë shqipe. Përveç Andon Z. Çajupit, Mitrush Kutelit, Migjenit, Pano Taçit e ndonjë tjetri të rrallë, shkrimtarët shqiptarë i kanë qendruar larg ngasjes erotike, me sa duket edhe në këtë rast për të pasur një letërsi me nur.

    Kënga popullore erotike, edhe në këtë libër të Vlora Nikçit, është poezi e zbulimit fizik të trupit njerëzor, e lartësimit të çdo pjese të tij. Por kjo është  një lakuriqësi e bukur. Askush nuk shqetësohet nga zbulimi trupor në shtatoret e lashtësisë antike greke dhe romake apo në pikturën e Renesancës europiane. Krejt tjetër është lakuriqësia tregtare, lakuriqësia e pornografisë. Nuk është lirika popullore e erosit ajo që ka nevojë për disiplinim.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË