More
    KreuMuzikëRomani i Gazmend Kapllanit, “Ditar i shkurtër kufijsh” frymëzon kompozitoren e famshme...

    Romani i Gazmend Kapllanit, “Ditar i shkurtër kufijsh” frymëzon kompozitoren e famshme britanike

    Kompozitorja e famshme britanike Cheryl Frances –Hoad ka kompozuar së fundi një pjesë të re, të titulluar “Tales of the Invisible”, të cilën do ta ekzekutojë me Kuintetin e saj të Klarinetave, bazuar në prologun e romanit të parë të autorit shqiptar, Gazmend Kapllanit.

    Bëhet fjalë për romanin “Ditar i shkurtër kufijsh” (me titullin në anglisht A Short border Handbook) përkthyer në gjuhën angleze, përshtatur më herët për skenë teatri në Danimarkë, Greqi dhe Kili, por ky rast “takimi” shënon herën e parë si pikë referimi dhe frymëizmi për një kompozitor me njohje botërore.

    Për sa i përket Cheryl Frances-Hoad, e cila është një kompozitore shumë e veccantë (dhe e vështire për ata që nuk kanë një edukatë solide muzikore), Kapllani thotë për “ExLibris” se nuk është në dijeni të rrethanës se si libri i ra në dorë të kompozitores britanike.

    Shkrimtari tregon se në praktikat e tjera ku vepra e tij ka shërbyer, si vëniet në skenë, ka qenë në kontakt por këtë herë ishte botuesi i tij britanik që e ka njohur me linkun, shkrimin e publikuar në gazetën “The Guardian”, ku shprehet se është ndjerë i suprizuar.

    “Meqë ra fjala, nëse Shqipëria do të hapet ndaj botës do ishte mirë p.sh që në Bienalen e Venecias, Shqipëria ti drejtohej Cheryl dhe ta ftonte të merrte pjesë me kompozimin e saj në Bienale. Do ishte një reklamë e madhe për Shqipërinë dhe letërsinë shqipe (dhe për librat e mi sigurisht) Thjesht një ide. Në ccdo rast unë pres të bëhet publike melodia dhe shpresoj ta takoj Cherylin – ajo vjen shpesh në Amerikë – dhe do doja ta pyesja edhe unë se si i ra në dorë libri im dhe përse ju duk kaq i veccantë sa ta frymëzonte për një pjesë muzikore”, thotë Kapllani.

    Nga përvojat e tjera, Kapllani na kujton se vepra e tij është realizuar në skenën greke në vitin 2013 në “një shfaqje shumë të veccantë nga Teatri i Shurdhëve (nuk e di nëse ekziston diccka e tillë në Shqipëri, Theatër of the Deaf është termi në anglisht). Regjizor ishte Vasilis Vilaras, një djalë i ri grek shumë i talentuar”.

    “Aktorët nuk dëgjojnë dhe nuk flasin. Kështu që e gjithë shfaqja ishte në gjuhën e shenjave ndërsa kishte një ekran ku shkruheshin dialogjet/fjalitë. Shfaqja ishte një sukses i madh. Gjëja me mbresëlënëse ishte fakti se shumë prej aktorëve ishin emigrantë shqiptarë (shumica e të cilëve, për shkak të invaliditetit të tyre, janë në një institucion për shurdhë-memecë). Për mua ishte shfaqja më prekëse”, kujton shkrimtari i “Ditarit….”. Më pas libri është realizuar edhe për skenën e Teatrit Bornholm në Danimarkë në vitin 2013 (një nga teatrot më vjetër të Danimarkës). “Regjia dhe përshtatja u bë nga drejtori i teatrit Jens Svane Boutrup. Ishte një one-man shoë me aktorin danez me origjinë Kiliane, Ernesto Piga Carbone (është djali i themeluesit të Tatrit Eksperimental në Kili)”. Më pas shfaqja nga Danimarka kaloi në Kili dhe Bolivi si dhe në festival teatri në ato vende. Ka qenë aktori Ernesto Piga Carbone në Kili dhe Bolivi i cili interpretoi tekstin në spanjisht me titullin “Sindrome de Frontera” (Sindromi i Kufirit).

    “Ditar i shkurtër kufinjsh”, pse u shkrua? Në një intervistë shkrimtari për arsyet e shkrimi të libri, që ka marrë aq shumë jehonë, thotë: “U shkruajt për një mijë arsye. Po tregoj më mirë mënyrën se si u shkruajt. Unë jetoja në Greqi prej katërmbëdhjetë vjetësh atëhere, isha bërë shumë i njohur falë artikujve në gazetën greke “TA NEA”. Një ditë një shtëpi e rëndësishme botuese greke (“Livanis”) më propozoi të shkruaj një libër me ese për ta. E vërteta është se u ula për të shkruajtur një libër me ese të titulluar “sindromi i kufijve” – një term që sajova pasi lexova një libër të Rishard Kapucinskit, gazetarit brilant Polak, “Udhëtime me Herodotin”. Në fillim të librit ai flet për tmerrin dhe magjinë që ndjeu si adoleshent kur u gjend pranë kufirit Polako-Gjerman. Ishte koha e Stalinit dhe kufiri ishte i pakalueshëm, me tela me gjemba, me tokën e vdekur, me ushtarë dhe qen kufiri. Pak a shumë si kufiri ynë në komunizëm. Kapucinski thotë se falë atij takimi me ata kufij të frikshëm dhe absurdë ai përftoi një lloj urie psikologjike për të udhëtuar sa më shumë, për të kaluar sa më shumë kufij. Dhe ashtu ndodhi në të vërtetë. Kapushinski udhëtoi në gjithë botën. Shkruajti libra për Afrikën, Amerikën Latine, Azinë – po pothuajse asgjë për vendin e tij, Poloninë. Tek përshkrimi i Kapucinksit unë pashë vehten, pashë brezin tim të rritur në Shqipëri, me kufij që na kishin mbyllur brenda si në burg. Pashë edhe Ballkanasin që jeton përherë me makthin dhe fantazmën e kufijve. Pashë edhe Europianin – sepse nuk mund ta kuptosh historinë e Europës në shekullin e XX pa kuptuar historinë e kufijve të saj. Për të gjitha këto arsye fillova të shkruaj një ese për marrëdhënien time personale me kufinjtë. Por pas një jave i mbyllur në dhomë, duke shkruajtur ditë e natë, vura re se eseja po shndërrohej në roman, se personazhe reale dhe imagjinarë kishin populluar mendjen time. Kështu libri përfundoi në roman dhe ishte pagëzimi im si shkrimtar. Eshtë një kufi, ai i të qënit shkrimtar, që po e kalove nuk kthehesh dot më pas”.

    Libri i dytë i Gazmend Kapllanit, “Më quajnë Europë” (i pabotuar ende në Shqipëri; botuar në Greqi dhe Francë) ka tërhequr, po ashtu, vëmendjen e drejtorëve të teatrit dhe artistëve moderne. Kështu në Francë aktori dhe regjizori Francez Airy Routier organizoi në vitin 2016 një atelier për aktorë dhe regjizorë të mbështetur kryekeput në tekstin e romanit të dytë të Kapllanit “Më quajnë Europë”. Artistja Bouchra Khalili e cila është e njohur për video-artet e saj, në vitin 2017 paraqiti në ekspozitën shumë të njohur Dokumenta 2017 (që u zhvillua ne Athine) një video/film titulluar “The Tempest Society”, e frymëzuar nga libri i dytë i Kapllanit, “Më quajnë Europë”. “Meqenëse libri është gjysëm fiksion gjysëm realitet (rrëfimi imagjinar i një shqiptaro-greku kombinohet me historitë e vërteta të emigrantëve dhe refugjatëve nga gjithë bota që kanë kaluar kufijtë e Europës) Khalili shkoi në Athinë dhe gjeti disa nga personazhet reale të librit duke i vënë ata në skenë, paralelisht me pjesë të librit. “Imigrimi është gjithashtu në menunë në ASFA, më e dukshme në dy vepra video: Filmi 60-minutësh francez-maroken Bouchra Khalili ‘Shoqëria Tempest’ dhe filmi 20-minutësh polak Artur Zmijewski “Glimpse”. I pari, prezanton tre athinas me prejardhje të ndryshme dhe kulturat, të cilët analizojnë situatën në Greqi dhe më gjerë. Ndër çështjet e përqendruara janë trajtimi i padrejtë i emigrantëve dhe studentëve imigrantë, Referendumi Grek i Bailout, dhe rëndësia e shkrimeve të shqipes Gazmend Kapllani (përkatësisht libri i tij “Emri im është Evropa” në këtë rast), si një zë që ka shprehur shqetësimet dhe kushtet në përgjithësi të emigrantëve në Greqi», ka shkruar kritika për prezantimin e autorit shqiptar në ASFA.

    V.M

    PROLOG *
    KUFIJTË NUK I ADHUROJ. Që të jemi sinqertë, as nuk i përçmoj. Thjesht i kam frikë dhe ndjehem keq kur gjendem fillikat me ta. E kam fjalën, kryesisht, për kufijtë e dukshëm, gjeografikë, ata që ndajnë nga njëri-tjetri vendet, shtetet, kombësitë. Akoma edhe sot, në një botë ku kufijtë po bëhen gjithmonë e më shumë porozë, kuri kaloj më kaplon një ndjenjë e çuditshme: një përzierje çlirimi dhe ndrojtjeje. Kjo ndodh ndoshta për shkak të pasaportës që mbart me vete. Sidoqoftë, jam mësuar tashmë që kufijtë të më shohin me dyshim. Unë i shoh ata me përvëlim, me padurim që të kaloj në anën tjetër, kurse ata më vështrojnë thuajse gjithmonë me armiqësi ose me përçmim. Unë mundohem t’i marr me të mirë, t’i bind se nuk rrezikojnë prej meje, por ata sajojnë gjithmonë ndonjë pretekst për të më përzënë ose për t’iu shmangur një marrëdhënieje të barabartë me mua. Për të gjitha këto arsye, nuk e kam të vështirë të them se, prej shumë kohësh, vuaj nga sindroma e kufijve. S’është e lehtë t’ju shpjegoj me saktësi se çfarë është kjo lloj sëmundjeje. Ajo s’ekziston në listën e shqetësimeve te njohura psikologjike siç janë për shembull frika e turmës, frika e lartësisë ose depresioninervor. Mund t’ju jap një ide për simptomat që e shoqërojnë, por jo tani, pak më vonë. Sidoqoftë di se ekzistojnë edhe shumë e shumë të tjerë që vuajnë nga sindroma e kufijve. Ata që nuk u përvëluan kurrë nga dëshira për të kaluar kufijtë apo nuk janë ndjerë të refuzuar nga ndonjë kufi do t’a kenë vështirë të na kuptojnë…
    Marrëdhënia ime e ndërlikuar me kufijtë fillon prej qëmoti. Prej fëmijërisë. Sepse, nëse do vuash apo jo nga sindroma e kufijve, është më shumë çështje fati: varet se ku do lindësh.
    Unë linda në Shqipëri.
    *“Ditar i Shkurtër Kufijsh”, botim Neraida. Perktheu nga greqishtja në shqip, me bashkëpunimin tim, Aida Karaxha

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË