Kreu Letërsi Bibliotekë Tri poezi nga Shkurta Kadriu-Citaku

Tri poezi nga Shkurta Kadriu-Citaku

Emni

M ‘thuej,
dera jem
a asht’ der’e bab’s,
a asht’ der’ e yte?!
M ‘ thuej,
loja jote, loja jem a asht’?!
M’ thuej,
syt’ e mi, a jane syt’e mi,
a jane
te tut’ sy?!
M’ thuej,
qeshja jem, a asht’ qeshja jote?!
M ‘thuej,
dhimta jem
vec e jemja asht’
M’ thuej,
emni, e emni
a asht’ vec i jemi, em’n’?!


verdh’si

Si hyne n’konakun e shpirtit tem
n’ofshamë
n’kaçuba t’shpirtit si mrrive
shpalue sall’ n’dite zie
per me ni fjalen
t’kputun si fije bari
t’mytun si za i larg’t
si hyne n’konakun tem
kodrave t’shpirtit, si mrrive
me e pa anrren e fikun
e driten e shkimun
si hyne n’konakun tem
n ‘konakun tem si mrrive
me ni zanin
skutave t’shpirtit
si hyne
me i ngja rrajve t’lisit
verdh’si


bab’e bij’

si me diftue për vedi
e mledhun, e krrusun sihariq për ta
sa e sa herë cakrrue shpyrtin
e kqyren të’tan jetën
me bisht e pa bisht o bab’
e unë tuj’ shpalue ‘anrrat e mia t’mdha
trasue nga ti
rrueza rrueza udha jem e madhe
e qe
për dashnin e tokës, tokë u bana
shkel m’ kane të’tanë bab’
n’ kët botën tane, n’kët’ mjedis t’mujtun
…tash le’ jam për s’dytsh
e nisa me ec bab’, pasha bukën’
kam me ec o bab’…

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Jorge Luis Borges: Mrekullia e fshehtë

Përktheu nga origjinali Mira Meksi Dhe Zoti e bëri të vdiste për njëqind vjet; pastaj e ngjalli...

Skënder Karriqi: Silueta prometeike e De Radës

1-Tabuja e Prometeut dhe çlirimi prej saj Në kontekstin letrar të Rilindjes Kombëtare, në fakt, jemi në rrethanat e...

Ferid Hudhri: Renzo Collura, një artist i humbur në Shqipëri

“Renzo Collura...” është libri i parë kushtuar një artisti të huaj që ka jetuar dhe pikturuar në Shqipëri. I ardhur nga Agrigendo...

Istref Haxhillari: Shpërfillja e Gjergj Pekmezit

Në analet e kulturës pogradecare me shtresëzim të gjerë gjerdanit kombëtar, doktor Pekmezi zë vend të dorës së parë. Ndihmesa e tij...

KATEGORITË