More
    KreuIn memoriamNë datëlindjen e Daniel Defoe dhe Roald Dahl

    Në datëlindjen e Daniel Defoe dhe Roald Dahl

    Në dy shekuj të ndryshëm, dy shkrimtarë të ndryshëm, lindën në të njëjtën ditë. I pari, Daniel Defoe lindi si sot 360 vjet më parë ndërsa i dyti, Roald Dahl, 104 vjet më parë.

    I lindur në Londër, Defoe nga fillimi u edukua në njëambient aristokrat nga ku mori edhe parashtesën “De” tëmbiemrit pasi fillimisht, sipas të dhënave, quhej Daniel Foe. Kur ishte pesë vjeç, përjetoi Murtajën e Londrës e cila u shkaktoi vdekjen shtatëdhjetëmijë njerëzve, ndërsa vitin tjetër, Zjarrin e Madh të Londrës, nga gjuhët djegëse të të cilit, në lagjen e tij shpëtuan vetëm tri shtëpi, njëra e Defoes. Të dyja këto ngjarje patën ndikim në veprën e tij letrare, përbërë prej 545 titujsh të çdo zhaneri, nga poezitë satirike, pamfletet politike e romanet. Mes gjithë kësaj larmie, ai më së shumti mbahet mend për “Robinson Kruzo”, botuar më 25 prill 1719, përkthyer në dhjetra gjuhë. Akoma edhe sot vijojnë debatet për këtë vepër, nxitur nga pyetja “Prej kujt u ndikua shkrimi i saj?” Analiza e ideve të dhëna rreth kësaj teme na bën të mendojmë për dukurinë e intertekstualitetit, të pranishme qysh nga ajo kohë.

    ​Roald Dahl lindi në Wells nga prindër norvegjezë. GjatëLuftës II Botërore, shërbeu si pilot e pastaj, edhe si diplomat. Letërsisë iu përkushtua seriozisht pas viteve ’50, ndonëse qysh më herët kishte bërë tentativa në këtë lamie, si për shembull ajo e vitit ’43 kur i dërgoi Walt Disney “The Gremlins”, ndonëse njëbashkëpunim mes të dyve nuk ndodhi kurrë. Më së shumti, Dahl njihet për librat për fëmijë si “Çarli dhe fabrika e çokollatave”, “Shtrigat”, “Gjiganti i Madh” apo “Matilda”, por duhet thënë se ai ka shkruar edhe shumë skenarë filmash qysh prej vitit 1961 kur u transmetua edhe puna e tij e parë si skenarisht, “Aay out”. Vdiq më 1990 në Oxford, pak pasi kishte mbushur 74 vjeç.

    ​Në dukje, stil të shkruari dhe mënyrë jetese krejt të ndryshme, këto dy njerëz i bashkon vetëm letërsia falë së cilës kanë fituar edhe pavdeksinë e ruajtur mes shkronjave, faqeve dhe librave. 

    Përgatiti për “ExLibris”: A.D.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË