More
    KreuLetërsiBibliotekë"Guri i kobshëm", tregim nga Sadik Krasniqi

    “Guri i kobshëm”, tregim nga Sadik Krasniqi

    Kronisti nga pozita e tij e mbuluar me një çadër të rrjepur dhe të zverdhur nga dielli, nuk mundte të shikonte shumë larg dhe nuk e dinte se nga vinin këta gurë gjigandë të gdhendur me një simetri  të përsosur. Nuk dinte nga vinin ata të gatshëm dhe aq të ngjashëm, në vinin  përtej rëre, përtej  deti  apo zbrisnin  nga qielli. Para binës së tij kalonin kuaj te zi, deve ngjyrë rëre dhe njrëz të përgjakur që tërheqnin gurët e rëndë drejt majës së ngrehinës.Përbri tyre ecnin gratë brune me petka të bardha që mbulonin vidhet e rregullta dhe gjinjtë e bukur. Gratë mbanin në kokë bukë e hurma,  ndërsa  dy duart i kishin të zëna  me ibrigë plot ujë e verë. Kronisti  i pozicionit të mesit, me bisht të syrit shikonte gjinjtë e njomë dhe kofshët e zbuluara të vajzave të reja që përkuleshin mbi të plagosurit duke u vërë melhem  mbi plagët që kullonin gjak të nxehtë. Kudo dëgjoheshin  hingëllima, blegërima e britma që mbulohshin me fishkëllimin e kamxhikçve që binin si vetëtima mbi lëkurat e kafshëve e të njrezëve. Mu atëherë kur ishte kërrusur si i humbur  mbi hierolglivët me të cilat përshkruante situatën e çastit dhe  numrat  me të cilit numëronte gurët që tërhiqeshin lart, dëgjoi  britma të shoqëruara me këngë dhe valle që shkonin pas gurit  kubik.

      Duke parë këtë gurë u drodh dhe i ra terri syve. Për një kohë mbajti sytë e mbyllur, sikur donta ta provonte sesi do të dukej jeta pa sy. Guri i madh kubik i shoqëruar me këngë dhe  valle, ishte guri  i fundit drejt Piramides së fundit.

      Ai gurëmajë ishte  kobi vetë. Pas disa ore do jetë buzë majës së Piramidës së madhe, po që nuk do  vëhej para muzgut. Muzgu do  ta sillte yllin orientues, sipas të cilit, edhe ishte nisur piramida. Përndritja e këtij ylli do ishte edhe muzgu i fundit për shumë njerëz që ishin  të veçantë përgjatë ndërtimit njëzetvjeçar të kësaj ngrehine. Këta njerëz do të vriteshin ose do të shëmtoheshin asisoj, që mos të ishin në gjendje të dëshmonin për së gjalli të tyre mënyrën e ndërtimit të Piramidës unike. Vdekja apo shëmtimi i tyre do bëhej e njohur me anë të dekretin të vulosur me dyllë të lëshuar nga Faraoni. Kronisti I zbehur dhe I mbuluar nga djersët e ftohta, mori dekretin sekret duke mos e shikuar njeriun që e solli atë. Kumti i dekretit në mes gishtërinjve që dridheshin u lexua fluturimthi  dhe me një shpejtësi marramendëse, por u kuptua qartë vendimi: “Kronistit të pozicionit dy,do t´i  prehet gjuha dhe gishtërinjtë, qe mos të rrëfejë  e as të shkruajë  numrin e gurëve që ka marrë Piramida.

     Këtij i ra dielli në kokë dhe iu errësuan sytë.Si i dehur, iu afrua urnës së madhe e të nxehtë, i hoqi kapakun nga rrasa e gurit të zi, futi kokën brenda dhe duke u mbajtur per dy vegët si dy veshë  të urnës, qëndroi disa sekonda deria u plandos në rërë duke mbuluar fytyrën me duart tashmë të vdekura. Ndërsa nga urna e rrëzuar doli një gjarpër i gjatë ngjyrë rëre dhe duke u pëdredhur humbi në dunat që i merrte era.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË