More
    KreuLetërsiBibliotekë"Gjuha e papërfunduar", poezi nga Göran Sonnevi

    “Gjuha e papërfunduar”, poezi nga Göran Sonnevi

    Përktheu: Qerim Raqi

    Çfarë ndikon në strukturën e dashurisë?

    Çfarë e mundëson
    strukturën e dashurisë drejt të bardhave
    struktura të kundërta
    që tani
    bota i pranon? 
    Tash e tri ditë ne ishim 
    bashkë, pa u mbrojtur
    Qelizat brenda trupit tënd ndoshta
    janë shumëzuar
    në bazë të strukturave të tyre
    të veçanta? 
    Akoma janë forma të pastëra, pa realitet! 
    Në gjenet e tyre
    ekziston edhe
    aftësia e gjuhës
    Sa kohë duhet të kalojë që një tjetër
    të fillojë të flasë
    gjuhën e dashurisë?
    Nëse e vë veshin mbi stomakun tënd
    dëgjoj qelizat tek pëshpërisin, 
    gati të padëgjuara,
    nga zëri i zorrëve, zërit
    kumbues të gjakut.
    Strukturat e pranishme, të bardha, pa zë,
    janë edhe në trupin tënd.
    Gjuha pret 
    mundësinë që të dalë jashtë nga jeta jote dhe
    ta ndryshojë botën.
    Sa kohë ka mbetur? 
    Gjenet, të bardha, pa gjuhë
    i japin botës formën!
    E mundur
    Gjuha e dashurisë tani duhet të flasë
    me armë! 
    Ata që vdesin dy herë më shpejtë se ne
    nuk mund të presin
    me muaj, me vite, për një gjuhë të re.
    Pa mbrojtje
    për strukturat e bombave të bardha flasin ato
    kah pagjuha,
    me një dashuri që
    transformon të gjitha strukturat! 
    Prandaj fëmija që presim të lind mbase duhet
    të mësojë një gjuhë
    krejtësisht të re
    për hirë të realitetit
    që i përketë nocionit lindje

    **

    Më ke parë
    me syrin e dashurisë
    dhe çfarë tjetër duhet
    kërkuar
    Nuk është e nevojshme
    një tërheqje kah qendra
    Dhe drejt
    dy syve
    në pafundësinë e botës së njëri-tjetrit

    Dy botëra!
    Pafundësia ekziston
    në të gjitha anët

    Edhe ana e errët
    e shpirtit tënd
    lëviz ngadalë duke qeshur
    Dhe ti e di
    që ti nuk mund ta kontrollosh
    atë të qeshur
    i afrohesh 
    lëkurës sime 
    me buzë Dëshiron
    të më puthësh, edhe me
    errësirën tënde
    Kam pasqyrë
    edhe për 
    errësirën tënde të thellë?

    Së shpejti s’ ka më unë
    as ti
    Ne lëvizim drejt holokaustit
    lëvizim akoma
    labirintit
    së bashku Penj-jete
    për njëri- tjetrin, mbështjellë
    deri te labirinti i katërt
    nga ana e jashtme
    dhe e brendëshëme e labirintëve tanë

    Unë nuk di ndonjë rrugë dalëse

    Në rërën pranë meje
    një i panjohur ka vizatuar
    një labirint i kuq
    dhe një i kaltër
    Ti, në anën time
    ke rroba të kaltëra në të errët
    mbi trupin tënd ngjyrë gështenjë

    sytë e tu më vështrojnë
    unë shikoj
    në sytë e tu, në qendrën
    e tyre të zezë
    plotë jetë Dhe lëkurën tënde të butë
    rreth syve 
    pafundësisht e zbutur 
    në lëkurën e gishtrinjëve të mi

    Domosdoshmëria e dashurisë, nuk vie
    pse dikush, disa
    e dëshirojnë këtë Ajo ekziston
    si një veprim
    si veprim krejtësisht
    i lirë

    **

    Kur bëjmë dashuri
    gjërat përreth meje janë miqësore
    Pa më pyetur
    depërtojnë në shqisat e trupit tim
    ashtu siç janë, në lirinë e tyre,
    Jashtë çdo domethënje
    më përfshijnë në një dehje kurioze

    **

    Eci në labirintin e trëndafilit
    Në kohën e tij
    gjatësinë, gjerësinë, lartësinë
    Nga qendra zero e tij
    deri te pafundësia e tij
    në të gjitha drejtimet
    Në secilën ekziston një ti, një
    njeri. Unë e gjej aty
    errësirën tënde, dritën
    e gjakut tënd që pulson.
    Eja, le të jemi
    një çast së bashku
    megjithëse është e pamundur.
    Askush nuk e ka të njëjtin vend
    në koordinatat e trëndafilit.
    T’ i ndërrojmë vendet? 

    **

    Ekziston
    thellë në mua
    një pikë qetësie
    që askush s’ mund ta prishë.
    Sikur të mund
    ta mirrja një copë në dorën time
    dhe t’ia jipja dikujt
    asaj që e dua

    **

    Një ditë ti zgjohesh Nga
    një boshllëk i madhë
    Dikush të mbanë kokën
    duke të dhënë me lugë
    dromca jete

    **

    Variacione të Mozartit

    Muzika
    nuk mund të mohohet
    As s’ mund të
    kundërshtohet veçse
    me muzikë tërësisht të re

    që muzika! që nuk
    ekziston asnjë kufi
    për ekspandimin e saj
    ashtu siç nuk ekziston
    as për matematikën
    dhe as për variacionet
    e ndjenjave, degëzimet,
    format ende të panjohura
    të dashurisë dhe
    urrejtjes

    Mozarti kolektiv nuk eksiston
    nuk mund të ekzistojë!
    Ai është i pamundur.
    Ku gjendet
    Mozarti
    Mozarti
    kolektiv
    që nuk është
    i vetëm
    po me humantitet
    krejtësisht të njëjtë
    në një plotëni të mundshme
    krejtësisht të re.

    Secila jetë duhet të shohë kufijt e saj
    drejt vdekjes
    Vetëm atëherë
    unë mund të
    tejkaloj
    Jo vdekjen
    por ata kufij të lejueshëm
    në çdo çast
    për të
    vdekshmen

    Jetë

    Gjuha që detyrimisht
    kufizon
    vetveten
    vdes, vret
    si një litar
    njeriun
    që jeton
    në të

    **

    Gjuha e papërfunduar

    Duhet ta përfundojmë
    që të mund të shkojmë tutje
    Gjuha e papërfunduar
    nuk është një seri nocionesh boshe
    ndonëse disa pjesë të saj
    do të mbesin boshe
    Vija ndarëse vendoset
    vazhdimisht, në realitetin
    konkret, në
    abstrakcion
    Është i njëjti realitet
    Gjuha është trupi ynë i përbashkët
    dhe është pjesë
    e historisë së trupave tanë.
    Konstrukcioni i trurit është një funksion
    i konstrukcionit të gjuhës, dhe anasjelltas
    Vetëm përmes nocionit zero
    dialektika mund të bëhet e mundëshme
    Historia jonë filogjenetike
    është e papërfunduar.
    Në vazhdimësi
    vendoset vija ndarëse
    përmes nocionit zero
    ne vetë bëhemi
    histori të vetvetës.

    *

    Pothuaj i gjithë probabiliteti tregon
    se zhdukja do të vie
    Është krejtësisht e pakuptueshme
    S’ ka kurrfarë rëndësie.
    Pas kësaj nuk do të jetë e mjaftueshme
    që nocioni kuptim
    të ketë ndonjë kuptim.
    Ne përjashtohemi nga nocioni
    Edhe nocioni nocion zhduket.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË