More
    KreuTë reja63 vjetori i “Doktor Zhivago”

    63 vjetori i “Doktor Zhivago”

    ​Si sot, 63 vjet më parë, u botua për të parën herë libri i Boris Pasternak, “Doktor Zhivago”. Ngase për autoritetet e kohës në Bashkimin Sovjetik, ky libër shihej si “i papërshtatshëm për publikun”, nxitur nga botuesi Giangiacomo Feltrinelli, botimin e tij të parë ai e njohu në Milano. Një vit mëvonë, autori do të fitonte çmimin “Nobel” në letërsi, çka solli probleme të shumta për të në vendlindje. Po atë vit, “Doktor Zhivago” u përkthye në anglisht nga Max Hayward dhe Manya Harari çka i hapi rrugën e përkthimit edhe në dhjetra gjuhë tëtjera përgjatë viteve. 

    Me një subjekt që shtrihet gjatë në kohë dhe numër shumë të madh personazhesh, “Doktor Zhivago” u pa nga kritika komuniste e kohës si “një vepër individuale e cila i kushton më tepër rëndësi personit sesa shoqërisë dhe progresit të saj”.

    I lindur në vitin 1890, Boris Pasternak është djali i piktorit post-impresionist rus Leonid Osipovich Pasternak (pikturat e tëcilit shoqërojnë botimin e fundit në anglisht të “Doktor Zhivago”). Jeta e tij letrare filloi herët dhe sipas disa dëshmive, emri i tij u përfol si fitues i çmimit “Nobel” qysh pas mbarimit të Luftës II Botërore.

    Gjatë gjithë jetës së tij, momenti më i paqartë mbetet ai i telefonatës që i bëri Stalini pas arrestimit të poetit Osip Mandelshtam. Ka me dhjetra dëshmi, versione e ide të cilat lidhen me atë bisedë, rezultati i së cilës pritej të ishte fatal për Pastërnakun. Libri i fundit i Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden” tregon versionet e ndryshme të asaj bisede dhe rrjedhën e marrë prej ngjarjeve të mëpastajme.

    “Doktor Zhivago” akoma dhe sot vijon të lexohet, përkthehet dhe pëlqehet anë e mbanë botës duke marrë “statusin” e klasikut, librit të pakohë i cili vlen në çdo kohë.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË