Kreu Të reja Djepi ku historia përkund librin

Djepi ku historia përkund librin

Bibliotekat e vendeve të ndryshme të botës, si gurin më të çmuar, mbajnë ato libra të cilët dëshmojnë historinë e atij vendi. Por po të shkojmë pak më larg në kërkim, vëmë re se ka libra të tillë, të cilët vetëm me ekzistencën e tyre dëshmojnë historinë e botës. E tillë është Bibla e parë që shtypi Guttenbergu duke nisur një rrugë revolucionarizuese për botën.

Ndonëse shtypshkronja e Guttenbergut u krijua në gjysmën e dytë të shekullit XV, deri në fillimin e shekullit XVI, librat e shtypur ishin të rrallë, nuk gjendeshin e për shumëkënd, ajo teknologji ngjante e pamundur. Të tjerë arrinin edhe më larg: e quanin djallëzore, vepër të punës së tij!

Kjo hapësirë kohore në mesjetë, e mistershme dhe e paqartë, mbushet nga flatrat e lehta të inkunabulave. Një inku-nabul është një libër i shtypur para vitit 1501. Në vetvete, fjala e ka origjinën nga latinishtja, “incunabulum” që do të thotë djep, dhe sot statistikat tregojnë se janë rreth tridhjetë mijë inkunabula në të gjithë botën, ndonëse ka ide se vetëm në Bibliotekën Kombëtare të Gjermanisë ruhen më tepër se njëqind e njëzet e pesë mijë njësi të tilla. Studimet bibliografike thonë se inkunabulet e humbura janë rreth njëzet mijë. Gjithsesi, studimet bibliografike për to janë shumë të vështira, pasi në fontespicet e tyre, nuk gjendet data e shtypjes si dhe informacionet nga burime të tjera për to janë shumë të rralla.

Edhe në Shqipëri ka disa inkunabula. Biblioteka Kombëtare numëron nëntë njësi të tilla, ndërsa ajo “Marin Barleti” në Shkodër 4 njësi.

Sigurisht, rruga e librit nuk është e njëkohshme në inkunabulat. Ajo fillon shekuj të tërë më para, dëshmi të cilat arrijnë nëpërmes dorëshkrimeve. Ndaj edhe ato në vetvete nuk janë librat e parë, por vendi ku këto të fundit u përkundën dhe u mëkuan me dashuri e kujdes amësor për lexuesit.

Përgatiti për ExLibris A.D.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Lindita Tahiri: Zija Çela ka krijuar një autoritet të ri, atë të lexuesit

1 Kur përuroi romanin “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”, Zija Çela u paraqit në sallë përballë gazetarëve pa asnjë kritik...

Dhjetë poezi nga Antonella Carmen Caggiano

Përktheu nga orgjinali Eda Agaj Zhiti Italia dhe poezia kanë një përbashkësi të vijueshme si bregu me detin, do...

“Njerëz prej buke”, tregim nga Faruk Myrtaj

Gardiani nuk po bëhej i gjallë dhe unë u ngrita. Në një hapësirë si e kësaj qelie, të ngrihesh...

Feride Papleka: Frymëzimet bodleriane të poezisë së Shuteriqit liceist

Në vitet e para të liceut francez të Korçës, një ngjarje e rrallë i trazoi ëndrrat dhe dëshirat e Shuteriqit të ri....

KATEGORITË