Kreu Të reja Në 72 vjetorin e autorit të “Game of Thrones”

Në 72 vjetorin e autorit të “Game of Thrones”

George R. R. Martin, autori me më tepër se 90 milion libra të shitur anë e mbanë botës, feston sot datëlindjen e 72. Seria epike “Një kënga e akullit dhe zjarrit” u adaptua si film nga HBO nën titullin “Game of Thrones” (Loja e Froneve) duke u kthyer në një ndër filmat më të ndjekur në histori.

Martin shquhet për imagjinatën e shfrenuar, zhbirilimet psikologjike të përsonazheve dhe ngjarjet fantastike me elementë mitologjikë. Librat e tij janë të gjatë, triologji ose edhe të ndarë në më shumë pjesë. I pyetur në një intervistë të vitit 2014 nga Mikal Gilmore se prej ku i buronte imagjinata, ai u përgjigj:

Idetë janë të shumta. Tani idetë janë më të shumta nga sa kam shkruar ndonjëherë. Jam krenar për punën time, por nuk e di nëse është krejtësisht origjinale. Shiko Shekspirin: që të gjitha subjektet i ka të huazuara. Në “Një këngë për akullin dhe zjarrin”, kam marrë diçka nga Lufta e Trëndafilave dhe të tjerat nga fantazia; të gjitha u përpunuan në kokën time në të tillë mënyë që iu dha formë asaj çka shpresoj të jetë unike. Por nuk di të them nga ka ardhur… akoma vjen – është gjithnjë në ardhje! Po të isha besimtar, do të thoja se është një dhuratë nga Zoti, por nuk jam, ndaj s’kam si ta them këtë.

Shpesh “Një këngë e akullit dhe zjarrit” krahasohet me “Zoti i unazave” të J. R. R. Tolkien për shkak të betejave fantastike që ndërtojnë linjat rrëfimore të të dy librave dhe Martin e pranon se ndoshta, në nënvetëdije mund të jetë ndikuar prej saj.

Është interesant fakti se si një shkrimtar ndihet kur famën, mësë shumti e merr për shkak të filmit që është xhiruar i bazuar në librin e tij sesa për vetë librin. Aq më tepër kur filmi ngjall debate të pafundme në rrjet ku dhe dëshmohen pritshmëritë e të gjithve për çka do të vijë më pas. I pyetur për këtë, në po atë intervistë të sipërcituar, Martin thotë:

Është një ndjenjë e tmerrshme të dish se lexuesit dhe shikuesit e shumtë janë edhe shumë të gjallë në rrjet duke të dhënë një mori ideshë dhe interesash. Por ndoshta kjo është një pjesë e asaj çka e ngadalëson punën time: të diturit se janë aq shumënjerëz duke të parë nga çdo skaj dhe duke mezipritur secilën pjesë dhe skenë.

George R. R. Martin, akoma edhe sot është mjaft aktiv nëletërsi, ndërkohë që po punon me një tjetër projekt.

Përgatiti për “ExLibris”: A. D.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Dhoma më vete: Aty ku disa nga shkrimtaret më të mira krijuan art

Lauren Marino për hapësirat ku shkruan Virginia Woolf, Toni Morrison, Jane Austen, Maya Angelo, motrat Brontë dhe J.K. Rowling

A është “Ana Karenina” një histori dashurie?

Joshua RothmanThe New Yorker Përktheu nga anglishtja Engjëllushe Shqarri Para disa javësh, një të...

Edmond Cane: Çfarë po ndodh me arbërishten?

Përgjatë dekadave të fundit, dhe përgjatë edhe shqetësimeve në rritje për bjerrjen e arbërishtes në komunitetin italo-shqiptar në Itali, po artikulohet për...

Dy proza të shkurtra nga Franc Kafka

PARA LIGJIT Para ligjit  qëndron një portier. Te ky portier vjen një burrë nga rrethet dhe lutet për hyrje...

KATEGORITË