More
    KreuÇmimeVisar Zhiti merr çmimin “Dega e ullirit” (për letërsinë për fëmijë)

    Visar Zhiti merr çmimin “Dega e ullirit” (për letërsinë për fëmijë)

    Për herë të parë në këtë panair themelohen dy shpërblime që jepen nga organizatorët e panairit. Shpërblimet, “Liburna” dhe “Dega e ullirit”, shpërndahen për autorët më të mirë, veprat e të cilëve janë në shitje nëpërmjet shtëpive botuese që janë pjesëmarrëse në Panairin e 19-të të Librit në Ulqin. Ceremonia u zhvillua në skenën verore të Kalasë mes pranisë së shumë personaliteteve të jetës letrare, shoqërore e publike. Kryetari i jurisë, akademiku Ali Aliu, në fjalën e vet theksoi se në këtë garë për librin më të mirë kanë konkurruar 36 libra nga autorë të njohur shqiptarë. “Ndihem i nderuar që jam pjesë e një jurie që i duhet të zgjedhë nga letërsia më e mirë që prodhon një vend. Në këtë garë ishte vështirë të veçoje se kush e meritonte çmimin, pasi konkurronin emra seriozë, si: Mehmet Kraja, Diana Culi, Visar Zhiti, Majlinda Rama, Ylljet Alicka etj., të cilët kanë treguar se dinë të ndërtojnë letërsi të konsoliduar, por çmimin e merr vetëm njëri dhe ne lutemi të na mirëkuptoni”, – tha, ndër të tjera, Aliu. Pas fjalës së kryetarit të jurisë, kryetari i komunës Loro Nrekiq i dorëzoi shkrimtarit Mehmet Kraja çmimin “Liburnia”, ndërsa ministri i Kulturës së Maqedonisë së Veriut pati nderin të dorëzonte çmimin “Dega e ullirit” (letërsi për fëmijë) për Visar Zhitin. “Në të gjitha rastet letërsia është atdheu i njerëzve të lirë dhe duke qenë i tillë, mendoj që panairet janë një shans për të thirrur kujtesën. Në këtë moment ne jemi në Kështjellën e Balshajve dhe këtu flitet për librin”, – është shprehur studiuesi Behar Gjoka në mbrëmjen e çmimeve.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË