More
    KreuLetërsiShënime mbi libraStefan Çapaliku: Një roman i ri sa një vetëtimë…

    Stefan Çapaliku: Një roman i ri sa një vetëtimë…

    Një vit mbas botimit të romanit “Extra time ose vehtja ime e dytë” po nga shtëpia botuese “Gjergj Fishta”, Durim Taçi vjen me romanin tjetër të rëndësishëm “Një prani në ikje”.

    Ky roman si një vijim koskuent i një narracioni novator në gjuhën shqipe është një kryevepër e letërsisë sonë bashkëkohore. Romani thellon në pikpamje stilistike aventurën estetike të “Extra time” duke na propozuar një tjetër stacion të lumtur, ku mund të ndalemi dhe të shijojmë dramaticitetin e një realiteti të ashpër dhe të treguar mjeshtrisht.

    Me këto dy libra Durim Taçi dëshmohet si një prej krijuesve europianizues të letërsisë sonë, që e kthen atë në kohërat e arta, kur ishte duke ecur paralel dhe me dinjitet përkrah asaj që shkruhej në Përëndim.  

    “Një prani në ikje” është një vepër bashkëkohore jo vetëm nisur nga përmbajtja, por edhe nga mënyra e strukturimit dhe rrëfimit. Vepra na dëshmon se përmbajtjet e reja të çojnë natyrshëm drejt formave të reja.

    Edhe “Një prani në ikje”, është i shkruar gjithashtu në dy gjuhë, italisht e shqip, siç janë shkruar edhe disa nga veprat e tjera të tij.

    Për ata që s’janë ende familjarë me autorin I bëj me dije se Durim Taci (1964) studioi filologji e kinematografi në Tiranë dhe filozofi në Milano, përkthyes i mbi pesëdhjetë titujve letrarë, autor i librave të shumtë të botuar në Shqipëri. Ka lënë Tiranën në vitin 2000 dhe jeton në Bergamo, Itali. Pas një kontributi ne fushën e leksikografisë, bashkautor në Primmissimo Zanicheli di Accoglienza (2007), fjalor italisht-shumëgjuhësh, ka bërë debutimin e tij në narrativën italiane me romanin Codice Kanun (Edizioni dEste, Milano 2016), nderuar me çmimin ‘Montefiore’ për merita të veçanta artistike. Më pas botoi Extra Time, vetja jote e dytë, (Botimet Fishta, Tiranë 2019 dhe Mimesis Edizioni, Milano 2020), një tekst “mitobiografik”, i frymëzuar nga idetë e shkollës milaneze Philo – Praktika Filozofike, të cilën e ka frekuentuar.

    Libri është pjellë e një eksperiencë kurrë të ndodhur më parë, siç qe goditja që njerëzimi mbarë mori nga pandemia e Covid-19, parë nga qendra më problematike dhe vdekjeprurëse, siç qe Bergamo e pranverës së këtij viti. I ndodhur pikërisht atje, autor na e përshkruan situatën me një aftësi të mrekullueshme shtëgtimi nga jashtë Brenda dhe nga Brenda jashtë, duke i dhënë atij reliteti të egër herë pamje të lugëta e herë të mysta. 

    I mbyllur në shtëpinë e vet me trup dhe i hapërdarë nëpër Europë me mend ai na fton të rezistojmë si burrat deri në faqe të fundit.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË