Në mesin e shtatorit shtëpia botuese Polyandria NoAge botoi romanin e Kadaresë “Pallati i ëndrrave”, përkthyer nga Vasilij Tjuhin, cili ka përkthyer para viteve ’90 edhe romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Shtypi i ka bërë jehonë botimit të këtij libri dhe thekson se përkthimet e pakta libra të Kadaresë në Rusi nuk i përgjigjen aspak popullaritetit që gëzon në botë dhe çmimet e mëdha ndërkombëtere që ka marrë shkrimtari i famshëm shqiptar.