More
    KreuArte pamorePionieri i arteve performuese, Ulay, ndërron jetë në moshën 76-vjeçare

    Pionieri i arteve performuese, Ulay, ndërron jetë në moshën 76-vjeçare

    Frank Uwe Laysiepen – artisti i njohur si Ulay dhe ish partneri i Marina Abramović — vdiq herët në mëngjes në Ljubljana, Slloveni, në moshën 76 vjeç nga ndërlikimet e shkaktuara nga trajtimi i tij me kancer.

    Ulay ishte ndoshta më i njohur për bashkëpunimin e tij me Abramović, të cilin e takoi në 1976 në Amsterdam. Për 12 vjet, ata ishin ndër më të famshmit dhe pionierët e çifteve artistike.

    Ata përfunduan në mënyrë simbolike marrëdhënien e tyre me një shfaqje ku të dy ecin drejt njëri-tjetrit, pothuajse 6,000 km nga Muri i Madh i Kinës.

    Në një postim në Instagram, Abramović i përgjigjet vdekjes së artistit: “Është me trishtim të madh që mësova për vdekjen e mikut tim dhe ish partnerit Ulay sot. Ai ishte një artist dhe qenie njerëzore e jashtëzakonshme, i cili do të munoghet thellësisht. Në këtë ditë, është ngushëlluese të dish se arti dhe trashëgimia e tij do të jetojnë përgjithmonë. “

    Studioja e Ulay postoi në Facebook: “Ulay ishte i pakrahasueshëm. Si qenie njerëzore dhe si artist. Shpirti më i butë, e bujar. Një pionier, një provokator, një aktivist, një mentor, një koleg, një mik, një baba, një burrë. Një kërkues i dritës. Një dashnor i jetës. Një udhëtar. Një luftëtar. Një mendimtar i shkëlqyer, i cili ka qenë duke shtyrë kufij dhe duke duruar dhimbje. Altruist dhe i patrembur, etik, elegant, i mençur. Ai, i cili ka ndikuar te kaq shumë. Ai do të mungohet shumë nga familja e tij, miqtë, komuniteti i artit dhe mijëra prej nesh, të cilët i ka prekur dhe frymëzuar kaq thellë .Ai ndikoi në gjeneratat e artistëve dhe shumë më tepër që do të vinë – kujtimi dhe trashëgimia e tij do të jetojnë përgjithmonë përmes veprës së tij dhe veprës së fondacionit Ulay ”.

    Dorian Batycka, The Art Newspaper

    Ulay

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË