Kreu Histori Gjyqi i Emma Bovary: Personazhi i Romanit në Bankën e të akuzuarve

Gjyqi i Emma Bovary: Personazhi i Romanit në Bankën e të akuzuarve

(Marrë nga gazeta gjermane Frankfurter Rundschau)

Dokumentari ‘Gjyqi i Emma Bovary’ e analizoi këtë fenomen të mërkurën, më 29 shtator 2021, në orën 22.30, në kanalin televiziv Arte të Gjermanisë.

Një grua me mendime epshore dhe dëshirën e zjarrtë për liri, në Francën e vitit 1857, konsiderohej imorale. Romani Madame Bovary e detyroi shkrimtarin Gustave Flaubert të paraqitej si i akuzuar në sallën e gjyqit. Lindja e një karakteri ikonë.

Berlin – Një grua me një mijë fytyra: personazhi, i cili është njëkohësisht edhe titulli i romanit skandaloz Madame Bovary (1856) të Gustave Flaubert, është magjepës edhe në ditët e sotme.

Jeta e saj është një skandal i vërtetë deri në çastet e frymës së fundit: me marrëdhëniet e dashurisë, borxhet dhe pasionet, ajo kurrsesi nuk përfaqëson imazhin e zakontë të grave të epokës së saj. Emma Bovary ka bërë për vete dhe ka magjepsur miliona e miliona lexues për më se 150 vite. Dokumentari ‘Gjyqi i Emma Bovary’ e analizoi këtë fenomen të mërkurën, më 29 shtator 2021, në orën 22.30 në kanalin televiziv Arte të Gjermanisë.

Flaubert ishte 35 vjeç në kohën kur shkroi romanin skandaloz – vepra e parë e tij – e cila, fare papritur, e bëri të famshëm në të gjithë Francën. Në janar të vitit 1857, për shkak të romanit që kishte shkruar, ai përfundoi në bankën e të akuzuarve në Gjyqin Kriminal të Parisit. Akuza e kritikëve të rreptë: imoralitet dhe lëvdata kundrejt tradhtisë bashkëshortore. Flaubert paraqitet në procesin gjyqësor si një njeri i pashpresë: ‘Nuk pres drejtësi. Do të filloj t’i shlyej vitet e burgimit, dhe natyrisht, nuk do t’i kërkoj përdëllim askujt. Sepse një gjë e tillë do të ishte poshtëruese për mua’, shkruan ai në një letër.

Prokurori Ernest Pinard – mbështetës i moralit puritan – e kupton mirë se toni epshor, prishja e lidhjes martesore, si dhe nënvleftësimi i rolit të nënës mund të përbëjë një rrezik që mund ta çojë grarinë e Francës në rrugë të gabuar. Libri lexohet i plotë në sallën e gjyqit për katër ditë me radhë. Natyrisht, me synimin e vetëm që ajo të turbullohej me leximin e përmbajtjes së çdo pasazhi.

Nuk është vetëm Flaubert ai që gjykohet në sallën e gjyqit, këtë fat pëson edhe heroina e tij e trilluar. Prokurori e akuzon atë se nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta dashur të shoqin – ky i fundit një mjek i plogët provincial. Për ta kuptuar rrezikun e madh që kishte kjo për shoqërinë, duhet mbajtur parasysh mendësia e klasës borgjeze të kohës.

Ndonëse Revolucioni Francez futi divorcin për herë të parë në jetën e francezëve, legjislatura e kohës së dinastisë të mbretërve Bourbon e shfrytëzoi këtë hap përparimtar për të përfituar për vete. Emma Bovary, një grua që ishte martuar me personin e gabuar, e pranoi hapur gabimin që kishte bërë me lodrat e saj manipuluese, fillimisht në mendjen e saj, dhe më pas me kryerjen në realitet të aktit të tradhtisë bashkëshortore; kjo nuk kishte se si, veçse të shkaktonte një indinjatë zyrtare. Për ta përfunduar kryeveprën e tij, shkrimtarit iu desh të bënte një punë të lodhshme për pesë vite me radhë.

Me shumë pjesë filmash dhe citimesh, dokumentari shtjellon çështjen Bovary. Në fund të procesit, shkrimtari, dhe bashkë me të dhe heroina e tij, dalin fitimtarë. Romani Madame Bovary është përkthyer më shumë se 900 herë; ai është një nga romanet më të lexuara në botë, i cili ka frymëzuar vazhdimisht regjisorë filmash nga e gjithë bota. Emma vazhdon të jetë një nga heroinat më të portretizuara deri më sot.

                Përktheu nga origjinali gjermanisht: Aristidh Shqevi

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Henri Matisse, “Shënimet e një piktori”, 1908

Një piktor i cili i drejtohet publikut jo vetëm që t’i paraqesë veprat e tij, por për t’i shfaqur edhe ca nga...

Anisa Markarian: Disa pikla dëshmi në oqeanin e kujtesës së përbashkët

Bisedoi Andreas Dushi A.D: Tuj rrëmue n’do gjana t’vjetra / gjeta nji fotografi. Këto dy vargje nga një...

Anisa Markarian: Trupat e rinj

fragment nga romani «15 ditë prilli» – Botime Çabej Tavolina e laboratorit të anatomisë, e gjatë dhe e...

Sevdai Kastrati: Romanet që janë konsideruar gabimisht (pjesa 5)

Më bën përshtypje se si Fotaq Andrea nuk ngurron para hipotezave dhe ec përpara pa fakte. Pajtohem pjesërisht se Konica nuk...

KATEGORITË