Kreu Kinematografi Filmi shqiptar “Streha mes reve” shpallet më i miri në Valletta Film...

Filmi shqiptar “Streha mes reve” shpallet më i miri në Valletta Film Festival

 

Pa u mbushur një vit nga premiera në kinemanë shqiptare, filmi i regjisorit Robert Budina, “Streha mes reve”, sapo është shpallur filmi më i mirë në Valletta Film Festival me motivin: “Streha mes reve” – për qasjen delikate të një subjekti të ndjeshëm për kohët që jetojmë, bashkekzistencën paqësore mes katolicizmit dhe islamizmit, në sfondin kinematografik të maleve shqiptare. “Doja të realizoja një film intim, personal, të realizmit magjik në kufijtë e përrallës ku koha ka ndaluar dhe historia jonë mund të ketë ndodhur, ndodh ose do të ndodhë. Kjo ngjarje nuk mund të ndodhte veç mes malesh dhe natyrës së vërtetë, virgjërisë, bukurisë, pastërtisë, qetësisë, aty ku e ka origjinën njeriu dhe ku ka lindur historia e tij”, – është shprehur pak kohë më parë regjisori Robert Budina, i cili e ka xhiruar atë në Luginën e Valbonës dhe Dragobisë.

Feja, familja dhe dashuria në Shqipërinë e thellë rurale. Në një formë jotradicionale trajtohen sa thjesht në dukje, aq edhe në formë të pazakontë, në filmin “Streha mes reve”. Në një fshat të thellë në Veri të Shqipërisë banorët pranojnë atë që në asnjë vend në botë nuk ndodh, të ndajnë mes tyre një xhami-kishë të përbashkët. Besniku (në rol Arben Bajraktaraj) jeton në këtë mal të  thepisur së bashku me familjen e tij. Por, bota e tij është vetmia e tij, që e gjen në kishën-xhami, edhe mes dhive. “Vështirësia më e madhe ishte që të thuresha me Besnkiun, sepse ai kalonte, si nga ana e fesë, familjes dhe dashurisë, në një vetmi, në një humbje. Dalëngadalë e gjen veten. Gjatë xhirimeve kam qenë në të njëjtën kohë edhe i shqetësuar edhe i lumtur, sepse personazhi mbante një lloj trazimi, jo trazim i vuajtjes, por të një misteri të pakapshëm, që vetë Valbona na i sjell këtë”, – është shprehur për mediat Arben Bajraktaraj.

I ati i Besnikut (Bruno Shllaku), një mysliman dhe komunist; Albani, vëllai i tij, është ortodoks; nëna e tij sa ishte gjallë lutej fshehtas, se ishte katolike; ndërsa Besniku është ndaluar nga i ati që të martohet me vajzën që ka dashur për shkak të politikës së kohës.

Ndërsa aktori Bruno Shllaku me rastin e premierës së filmit ka thënë: “Kjo është një dramë e përbotshme, sepse përherë kur kanë hyrë në tunelin e vdekjes të zotët e shtëpive, fillon mërmëritja e nëndheshme dhe e mbidheshme. Roli im është një rol i komplikuar, sepse ke të bësh me tri komunitetet fetare brenda familjes. Për të arritur në konkluzionin që ta bashkosh këtë familje, ishte shumë e vështirë… Në të vërtetë, janë mjeranë ata që shkatërrohen me njeriun dhe gjakun e vet, për dy kokë dhi, dy tulla, qoftë edhe për dy milionë euro.”

Gërvishtja e murit të xhamisë nga Besniku, ku do të zbulonte muralen katolike, është një nga momentet më kyçe të këtij filmi. Dy specialistet e dërguara të Institutit të Monumenteve vërtetojnë se xhamia deri më 1470 kishte qenë kishë…

Më në fund, Streha erdhi në shtëpi të vet, pres që audienca ta presë. Një film që flet për njerëz, virtyte edhe trauma, por edhe virtyte shqiptare. Momenti që më pëlqen më shumë, është momenti kur Besniku shikon nga kamera dhe zbulohet muralja. Është një kapriço regjisoriale shumë e fortë. Deri tani kemi marrë dhjetë ftesa nga festivale ndërkombëtare, në kompeticione zyrtare.

Edhe pas zbulimit se xhamia e vjetër e fshatit ishte një kishë dhe se ndërtesa ishte në të vërtetë e ndarë nga dy fetë në të kaluarën, qetësia e jetës së përditshme mund të ruhet vetëm me ndihmën e Besnikut. Megjithatë, pas vdekjes së babait të tij, ndryshimet drastike kërcënojnë familjen e Besnikut dhe bariu është i detyruar të krijojë rrugën e tij.

Filmi është financuar nga QKK dhe është prodhuar nga producentja Sabina Kodra (Era film) në bashkëprodhim me RTSH dhe Cristian Nicolescu, Rumani (Digital Cube). “Streha mes reve” u xhirua nga drejtori i fotografisë së Radu Jude, Marius Panduru (i cili gjithashtu ka xhiruar filmin “Album”, triumfues në festivalin e filmit të Sarajevës më 2014), montazhier Ştefan Tatu (Ëolf) dhe kompozitor Marius Leftărache. Kasti filmik përbëhet po ashtu nga Esela Pysqyli, Irena Cahani, Bruno Shllaku dhe Osman Ahmeti dhe të drejtat ndërkombëtare trajtohen nga distribucioni gjerman i Pluto Film. Deri tani ky produksion shqiptar është përfshirë në shumë kompeticione ndërkombëtare, ku dhe ka reaguar kritika duke i kushtuar vëmendje personalitetit dhe ofertës gjeografike që jep filmi. Është nga rastet e pakta që kinematografia shqiptare krijon një marrëdhënie ekzistenciale mes individit dhe natyrës, duke zbuluar atë që është thellësisht psikologji dhe dramë e projektuar profesionalisht, edhe pse sfondi mban religjionin si një nga debatet që ka ndjekur shoqëritë në këtë shekull.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Salman Rushdie: Shkruaj për lexuesit, jo për kritikët

S’mund t’ia lejosh vetes të mendosh për kritikën kur po shkruan librin. Është tepër e vështirë ta shkruash librin dhe në të...

Mehmet Kraja mbi romanin “Udhëzime për kapërcimin e detit”

Dorëshkrimi këtij romani, gjatë kohës që i bëra një redakturë të lehtë tash së fundi, më mbajti në mendje një imazh, i...

John Updike: Rëndësia e shkrimësisë

Epo, kur të duhet të shpallësh rëndësinë e diçkaje, kjo mund të nënkuptoj se ajo nuk është edhe aq e rëndësishme. Dhe...

“Zemërimi i botës”, poezi nga Sali Bashota

KUR E KAPËRCEJMË FRIKËN Vetëm në shpirt frymon besimiThonë të gjithë ata që besojnëShenjat e prekjes me dorëza të...