Në muajin tetor, Akademia Suedeze u ndan çmimet “Nobel” personaliteteve botërorë të cilët, me veprën, kërkimin apo zbulimin e tyre lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e disiplinës ku vlerësohen. Këto çmime ndahen për kategoritë: fizikë, kimi, mjekësi, letërsi, paqe dhe shkenca ekonomike. Që prej themelimit nga Alfred Nobel në vitin 1895, janë dhënë gjithsej 597 çmime, 112 prej të cilëve në letërsi.
Përgjatë viteve, “Nobel” për letërsinë nuk është dhënë më 1914, 1918, 1935, 1940, 1941, 1942, 1943. Sigurisht, mbajmë mend edhe vitin 2018, por “Nobel” i atij viti nuk u anullua, ama u nda vitin passardhës, laureate e të cilit ishte Olga Tokarczuk.
Laureati më i ri i një “Nobel”-i në letërsi është Rodyard Kipling në vitin 1907 kur ishte vetëm 41 vjeç, ndërsa më e vjetra, Doris Lessing e cila në 2007 kur mori “Nobel” ishte 88 vjeçe. Në tërësi, më e reja që ka fituar një “Nobel” është Malala Yousafzai e cila ishte vetëm 17 vjeç kur mori “Nobel”-in për Paqe. Më i moshuari, John B. Goodenough që në 2019, në moshën 97 vjeçare, mori “Nobel” në Kimi.
Në vitin 1958, shkrimtari Boris Pasternak fitoi këtë çmim, por u detyrua nga Bashkimi Sovjetik (vendlindja e tij) të mos e pranonte, ndërsa më1964, Jean-Paul Sartre refuzoi çmimin që ju dha në letërsi, pasi gjatë jetës kishte refuzuar çdo nderim zyrtar.
Mes 57 grave që kane fituar “Nobel”, 15 janë laureate të këtij çmimi në fushën e letërsisë, që nga Selma Ottilia Lovisa Lagerlöf (1909), deri te Olga Tokarczuk (2018).
Sivjet do të jetë data 8 tetor ajo në të cilën, në orën 13:00, të gjithë do të mësojmë fituesin e “Nobel”-it në letërsi për vitin 2020.
© “ExLibris”