More
    KreuIntervistaBashkim Hoxha: Libri që mendoj se është i nënvlerësuar?Veçanërisht librat e autorëve...

    Bashkim Hoxha: Libri që mendoj se është i nënvlerësuar?Veçanërisht librat e autorëve shqiptarë

    Libri që po lexoj ndërkohë

    Përmbledhja me tregime “Të vdesësh në diell” e Ervin Nezhës. Po gjej aty një këndvështrim shumë interesant të këtij autori shqiptar, një stil konciz me mesazhe të thella të përcjella lehtësisht përmes historive njerzore. Një prurje e e re e bukur  në letërsinë shqipe. Më nxiti që pas tij të lexoj librat e disa autorëve të rinj shqiptarë.

    Libri që  më ka ndryshuar jetën

    Nuk mund të flitet për ndryshim jete, por më mirë të themi librat që më kanë formuar. Do të vecoja “Zorba” të Kazanzaqit. Jo vetëm këndvështrimi letrar, por edhe këndvështrimi për jetën i Aleksis Zorbas më ka bërë të mendojë thellë edhe përtej letërsisë. Po kështu “Neverinë  “ e Sartrit dhe “I Huaji” të Kamysë si dhe Kadarenë i kam lexuar ndoshta në kohën e duhur.

    Libri që do të doja të kisha shkruar

    Jam në kërkim të librave të nominuar për cmimin Manbooker Prize International. Sigurisht fituesin e këtij cmimi do të desha ta lexoja. Eshtë një ritual që e bëj cdo vit.

    Libri i fundit që më ka bërë të qaj

    Ndoshta jeta ka bërë të vetën duke më bërë të pandjeshëm, por kam harruar se kur kam qarë për herë të fundit nga një libër. Dikur, shumë, shumë i ri, kam qarë me Don Kishotin. Tani mbrrij vetëm tek trishtimi. Trishtimin e fundit e kam pasur me “Një fije shkrepse, një fije shprese” të Ag Apollonit.

    Libri i fundit që më bën të qesh

    Një libër shumë i bukur i Stefan Capalikut “Cdo njeri cmendet në mënyrën e tij”, vecanërisht pjesa e parë. Për mendijmin tim, është një ndër librat më të bukur të letërisë shqipe.

    Libri që më vjen trup që s’e kam lexuar akoma

    Ka shumë libra. Biblën dhe Kuranin i kam lexuar në mënyrë fragmentare. Mirë do të ishte t’i kisha lexuar të plota.

    Librat që kam dhuruar

    Miqve të ngushtë sigurisht u kam dhuruar botimet e mia. Përgjithësisht nuk kam dhuruar libra të të tjerëve.

    Libri me të cilin dua të mbahem mend

    Para disa vitesh më mbanin mend prej Hotel ballkan. Ka kohë që më përmendin Kronikat e mjegullës. Kanë filluar të më përmendin Duatrokitësit. Unë nuk di t’i ndaj. Të gjithë janë librat e mi, ku unë kam shprehur njësoj veten. Nuk kam ndonjë përzgjedhje timen.

    Libri që më bën të ndihem mirë

    Ndoshta Don Kishoti. E lexoj herë pas here. Ka ikur koha kur më trishtonte dhe kur isha fare i ri më ka bërë të qajë. Tani, sa herë e lexoj më krijon një gjendje të mirë lehtësuese në përballjet e përditëshme me jetën.

    Libri që mendoj se është i nënvleftësuar

    Ka shumë libra të tillë. Vecanërisht librat e autorëve shqiptarë  meritojnë më shumë vemendje. Mosvlerësimi vjen nga mosleximi. Po të lexohen do të gjejnë vlerësimin e duhur.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË