More
    KreuLetërsiBibliotekë‘Sugjerim…’ nga Susan Hill

    ‘Sugjerim…’ nga Susan Hill

    Shumë nga kujtimet e mia të hershme kanë gjetur strehë në mëngjeset e lumtura të së dielave. Ndihesha – dhe akoma ndihem – gëzimplotë, e çlodhur, e kënaqur, e qetë në biblioteka; era e librave dhe dylli i dyshemesë, belbëzimi i mbytur i zërave në banak, fëshfërima e faqeve që shfletohen, të gjitha këto të kombinuara me njëra tjetrën.

    Tek rritesha, bibliotekat bëheshin për mua, gjithnjë e më shumë vende ku punoja, në shkollë dhe në Universitet. Herëve të tjera, pasditeve të ftohta të dimrit e ditëve të verës me shi, e vetme në qytete të huaja, kam hulumtuar bibliotekën lokale dhe atje kam gjetur rehatinë. Kështu kam mënjanuar kapitjen, të ftohtit, vetminë e gjëra të tjera jo fort të këndshme, kam thithur risi, jam zhytur në botë të ndryshme, kam kullotur, jam zbavitur, befasuar dhe interesuar.

    Bibliotekat janë oaze qetësie dhe përqendrimi, vende ku punohet me nge, thesarmbajtëse të diturisë, stacione elektrike të informacionit, tempuj adhurimi të fjalës së shtypur. Ndaj nevojitet që fëmijët tanë, qysh në vogëli, të mësohen ta ndiejnë veten në biblioteka si në shtëpinë e tyre, dhe në të njëjtën kohë, t’i shikojnë ato si vende të veçanta, për të cilat, kur të rriten, do të kenë ashtu si edhe unë, kujtimet më të dashura.

    Përktheu nga anglishtja: Aristidh Shqevi

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË