More
    KreuIn memoriamArjan Miluka: Si erdhe në jetën time? Dhe si u largove?

    Arjan Miluka: Si erdhe në jetën time? Dhe si u largove?

    Bashkëshortes sime, Shpresa Bërdëllima, në ditëlindjen e saj

    Në një ditë të zakonshme  ndodhi e jashtzakonshmja jonë. Të pashë të ulur aty ku s’e mendoja dhe u njohëm, megjithëse të njihja mirë prej kohësh. Të përshendeta si pa problem teksa zemra më rrihte fort.  Nuk do t’i pergjigjeshe shikimit tim, mendova. Por jo! Ndërkohë, mora fryme thellë për të mposhtur emocionet dhe me bisht të syrit vërejta qetësinë tënde. O Zot, shpëtova disi! Por si të vazhdoja? Me një qetësi të shtirur të tregova nja dy barcoleta që të pëlqenin! Fitova ca pikë që më dhanë guxim. Por tani çfarë të bëj? Sa doja të qëndroja më gjatë, por trembesha së mund të të humbisja. Jo, i thashë vetes, do të luaj indiferentin, dhe në moment të përshëndeta që të largohesha. Një buzëqeshje e ngrohtë dhe e çiltër e zbukuroi portretin tënd engjëllor. Unë e di si kaluan tri ditë pa u parë, a thua se ishin tre vjet, kështu m’u dukën. Kur shoh ti po vije  si  një flutur duke qeshur, dhe m’u duk sikur nuk po me drejtoheshe mua. Ktheva kokën për të parë mbrapa se kush mund të ishte pas meje. Askush!Ec e mos i beso mrekullitë!

    -Hë, – më the pa të keq dhe duke qeshur, – po flet me veten? Apo je i zënë tani?

    -Jam aq kot, sa nuk e di ç’të bëj, – munda të të thosha, megjithëse, të jem i sinqertë, më prisnin diku.

    -Unë jam e lirë nja dy orë,-më the, – dhe mirë që të takova. Sigurisht, nëse je i lirë dhe nuk ke kundërshtim!  

    Abrakadabra,  thashë  me  vete,   si vjen jeta.

    -A ke ndonjë barcoletë si atë ditë, -më pyete?

    -Kam  disa,  ose  sa  të  duash  ti ,- të thashë gjithë tangerllik, që s’di nga më erdhi.

    -A shkojmë te kafe Flora, – m’u duk se më ftove ti. 

    -Mrekulli, në këtë orë është qetë aty,- të thashë gjithë gëzim.

    Shkuam, u kënaqem, u lumturuam. E çuditshme, po si iku koha kaq shpejt?.

    Folëm me çiltërsi për shumë gjera të njeri tjetrit. U ndamë, dhe i premtuam vetes se do të shihemi së shpejti. Dhe më pas, të shiheshim çdo ditë, na u bë e domosdoshme! Të dy e kërkonim njeri tjetrin pa zhurmë!

    Kishim ndrojtje nga të tjerët. Si zakonisht, në këto raste, një pjese e miqve  tanë kujtonin se njiheshim prej kohesh. Isha i sigurt se do te fillonin intrigat e zakonshme.

    Bisedat e takimet tona u bënë të shpeshta, të domosdoshme për të dy, por pa deklarata.

    Një pasdite e lamë të shkonim te shtepia e një shoqes tënde  për vizitë.

    U ngjitëm në katin e katërt, por për fatin tonë të mirë apo të keq, shoqja jot nuk ishte brenda.

    U mërzitëm e pak dhe si të tronditur paksa, ndoshta nga kjo e papritur, sikur kishim nevojë të uleshim e të mblidhnim veten.

    Pa u kuptuar, u afruam dhe u mbeshtetem tek njeri tjetri, krejt natyrshëm.

    Sikur një temperature 3000 grade më kapi. Keshtu thoshte një shok im, në të tilla, mund të, shkrinte dhe wolframi.

    Një tundje e lehtë flokësh preku fytyrën time, pa e kuptuar u afruan buzet e mia, u takuan me të  tuat, nuk besova, e gjitha kjo më dukej sikur ishim në një ëndërr.

    U kthyem të dy ne realitet, e pa folur filluam të zbrisnim shkallet.

    Ne po zbrisnim kur shoqja jote ngjiste shkallët.

    -O, më falni,-tha jo, – dola bleva diçka për të pirë.

    U futem ne apartamentin e shoqes saj. Ishte teper modest, por shumë i miqësor.

    E ndieja se po me këputeshin gjunjet. I thashë vetes, e po, me demek, je dhe i fortë, mbahu tani!

    Ishte fillimi i një mrekullie apo i një mundimi?

    Telashe në të ardhmen tone. Ndërsa  neve çdo ditë na behej më e bukur, te tjerë mundoheshin te na e nxinin. Dy kontraste, po mirë, ç’hall kishin të tjerët?

    Kujt t’i bëje ballë përpara: familjeve? Njerëzve të ndryshëm? Institucioneve?

    E pa le, komitetit të Partisë! Kaluam vështirësi të panumërta.

    I përballuam të gjitha dhe jeta jonë pothuajse u stabilizua, por xhelozia për ne të dy u ashpërsua. 

    Me ndryshimin e sistemit e pamë të arsyeshme që t’i rrinim larg kesaj lufte të padrejtë. Zgjidhja ishte emigrimi. Kaluam shumë  vështirësi që janë të njohura vetëm për ata që emigruan. Por pati dhe diell për ne, erdhën ditë të bukura. 

    Ti Peka u aktivizove me sukses në veprimtari patriotike, tek emisionet shqip të radio Brukselit.

    Po ashtu, në shumë aktivitete dhe në festat tona kombëtare. Recitimet e tua emociononin gjithkënd, shqiptarë dhe të huaj, duke e rritur  ndjenjën kombëtare tek emegrantët.

    Dëshira jote, Peka e dashur, për këto aktivitete ishte tepër e zjarrtë. Por ja, e keqja e madhe filloi të veprojë mbi shendetin tënd dhe pas një kohe të mposhti. Ike nga kjo jetë që e doje kaq shumë. Peka, dhimbja ime, e dy vajzave dhe e djalit, nuk kanë përshkrim.

    Amaneti i saj për ne ishte që shkruhej epitafi: “Shqipëri më dhe nder, më dhe emrin Shqiptar”- 27 tetor 2019.

    Sa herë është mot i kthjellët shikoj në qiell, ku kam fiksuar një yll dhe të mendoj se je gjithmonë atje! 

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË