KreuLetërsiBibliotekëKlara Kodra: Samantës (poezi)

Klara Kodra: Samantës (poezi)

Në 20-vjetorin e lindjes

Ti je në një vend larg
Që i thonë Rumani
Që flet një gjuhë latine,
Po ti anglisht veç di.

Anglishtja është gjuhë zogjsh.
Kush e ka thënë? S’e di.
Jona veç është gjuhë shqipesh.
Ma thanë në fëmijëri.

Jona është veç gjuhë shqipesh,
Po e rrallë për çudi.
Është e bukur dhe e lashtë.
Këtë gjë mirë e di.

Si zogj kanë fluturuar
Nga vendi ku je ti
Njerëzit flatratrishtuar
Dhe lanë pas mërzi.

Ti po mëson shumë gjëra,
Po se ç’ke një mërzi.
Mos u mërzit, o shpirt.
Ke një thesar…..S’e di?

Ke një thesar të çmuar.
Çfarë? Tënden rini
S’duhet ta prishësh kot.
Pra, vlerësoje ti.

Ti s’ke pse të mërzitesh,
Ke rininë flori
Çdo çast është një monedhë.
Mos e shpenzo kot ti.

Për ditëlindje dhuratë
Të çoj këtë poezi.
Valët e internetit
Po e çojnë tek ti.

Është një dhuratë e vogël,
Veçse nuk ka kufi
Diçka që e shtrydh nga zemra
Dhe e quajnë dashuri.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

KATEGORITË