More
    KreuOpinionXhevair Lleshi: Fytyra dhe shpirti i Elena Gjikës – Dora D’Istrias

    Xhevair Lleshi: Fytyra dhe shpirti i Elena Gjikës – Dora D’Istrias

    Lindi në Bukuresht më 1828, bijë e Mihai Gjikës dhe mbesë e princit të Vllahisë Grigore IV Gjika. Mori një arsim të plotë (Dresden, Vjenë, Venecia, Berlin) Mentor për Greqinë e Lashtë: Alexandër Von Humboldt.

    D’Istria u kthye në vendlindje në vitin 1849 dhe u martua me dukën rus Alexandër Koltsov-Massalski. Ata jetuan për disa vjet në Rusi, kryesisht në Shën Petersburg, por shëndeti i saj nuk shkonte mirë në klimën ruse. Së pari jetoi në Zvicër për disa vjet, më pas në Greqi dhe Anadoll, në Itali, Francë, Irlandë dhe SHBA.

    Si shkrimtare ajo u vu re për herë të parë në vitin 1855 ndërsa shkruante kryesisht në frëngjisht me emrin d’Istria.

    Disa nga veprat: Zvicra gjermane (1860), traktati Gratë në Orient (1859), Rreth grave, nga një grua (1869) , Ekskursione në Rumeli dhe More (1863), dhe Shqiptarët në Rumani, një histori e familjes së saj, princët Gjika nga shekulli XVII-XIX (1873) etj. Dora d’Istria (Elena Gjika) u lidh me të gjitha rrethet patriotike shqiptare të mërgimit, u bë avokati kryesor në Evropën Perëndimore për çështjen shqiptare. Dora d’Istria ishte gjithashtu piktore…

    Ajo vdiq në Firence më 17 nëntor 1888.

    Që analiza psikologjike të bëhej në mënyrën më të saktë duheshin përballuar dokumente historike, krijimtaria e Elena Gjikës, veprimtaria e saj, botimet dhe shkrimet për të. Detyrë e vështirë por jo e pamundur, të ringrije në këmbë fytyrën me bukuri të pashoqe dhe për më tepër të hidhje në letër përmbajtjen e shpirtit, të mënjanoje subjektivizmin, apo teprimet në paraqitjen e personalitetit të saj gruaje shqiptare.

    Personaliteti psikologjik i Elena Gjikës – Dora d’Istria

    Ajo zotëron një emër të bujshëm dhe personalitet të madh. Sidomos bien në sy besimi në burimet e saj mendore duket i mjaftueshëm. Kurse vëmendja, intensiteti i saj (gjerësia e mendimeve) është i mjaftueshëm; shpejtësi që i paraqitet me të njëjtin intensitet, me aftësinë për t›u shpërndarë njëkohësisht në shumë objekte me rëndësi në jetën e saj, që duket se është shumë e mirë. Meqenëse kontributi i dhënë nga karakteri substancial dhe thellësia e mendimeve është i pamjaftueshëm, në bashkëlidhje me intensitetin e tepërt të ndjeshmërisë për interesa materiale dhe me teprimin e ndjeshmërisë për koncepte idealiste, dhe duke pasur parasysh edhe ndjeshmërinë e fortë për estetikën e paraqitjes (eleganca dhe përkujdesi). Të gjitha këto dhe lidhjet e përmendura  përcaktojnë një situatë psikologjike me shpërndarje të lehtë të vëmendjes për t’i shtrirë interesat edhe në fusha të kundërta, shpërndarje kjo, efektet e së cilës janë aq shumë të ndjeshme, saqë dobësojnë intensitetin dhe aftësinë e konkretizimit. Dëmtimi i vëmendjes pakësohet nga rregullshmëria mjaft e mirë ritmike e automatizmave kuptues dhe nga fakti që tensioni nervor që pasqyrohet mbi ato vetë nuk është i tepërt.

    Në përgjithësi vërehet një pakësim i ndjeshëm i personalizimit, por herë-herë me intensitet të lartë, ose me një ekuivalent ashpërsie dhe ndjenjë konformiste të detyrës, nga pakësimi i madh i ndjenjës që është ekuivalente e pakësimit të madh të prirjes për kompromis në linjën etike. Po ashtu, më pas, ka një shtimit të madh të ndershmërisë. Pra, personaliteti përputhet në një masë të madhe me normën, rregullohet në sensin konformist dhe respektues. Sensi kritik herë-herë pakësohet ndjeshëm, duke zbritur poshtë mesatares së përgjithshme, qoftë edhe në një masë të vogël, shenjë kjo që personaliteti është tërësisht në normë, duke tejkaluar në një përkulje të tillë karakteri kufijtë e vënë nga psikika natyrore.

    Megjithatë forca psikike nuk ka humbur, madje ka shenja entuziazmi, fenomeni i një kompensimi të pakësimit të personalizimit të sipërpërmendur, me anën e theksimeve të aktivitetit psikik në sektorë të tjerë. Pakësimi i sensit kritik dhe i lidhjes logjike me heqjen dorë nga personaliteti për rregullshmërinë dhe konformizmin ka përcaktuar një kthim në një masë të dukshme të ankthit të nënvetëdijes që mbarojnë me shtypje. Njëfarë proteste ndaj situatës së re psikologjike shfaqet në shtimin e mbivlerësimit të mënyrës së vet të të menduarit.

    Personaliteti shfaqet në një gjendje shtendosjeje të ndjeshme psikonervore, por ka edhe një lodhje të lehtë në punën mendore. Dëshira për seks, si pasojë e impulsit organik, i zvogëlohet lehtë për pjesën e koncepteve të ligjshme, por më ndjeshëm për pjesën e koncepteve të shfrimeve të natyrshme, në kundërshtim me këto zvogëlime në dëshirat për seks kemi një shtim të lehtë të interesave krejtësisht dëfryese. Me gjithë fisnikërimin e dukshëm të impulseve, duke iu përshtatur në gjendjen e udhëtimeve jashtëzakonisht interesante, prirja për të fshehur mendimet dhe propozimet, të cilat kthehen në intensitetin e zakonshëm.

    Herë-herë personaliteti shfaqet në reaksion të plotë kundër konformizmit, ndaj të cilit më parë përshtatej sipas rezultateve që arriheshin. Fantazia paraqitet tejet e ndezur, me kalimin e viteve i ka shtuar tonet agresive, u është rikthyer edhe trilleve të periudhës së parë, duke i theksuar lëvizjet, po edhe i ka ngadalësuar e zvogëluar prirjet për të imponuar mentalitetin e vet në mjedis. Disiplina herë dobësohet ndjeshëm dhe herë rritet befasisht, gjendja e shtensionuar ia lë vendin shqetësimit nervor, shkaktuar nga shpërthimi i personalitetit të shtypur e të ndrydhur, me një kërkesë shumë të fortë për pohimin e të drejtave të veta dhe të mënyrës së saj të qenies natyrore, që e çon në përcaktimin e një sjelljeje të shqetësuar dhe disi të çrregullt e të eksituar.

    Aftësia për sakrifica është ulur pak, por nga ana tjetër janë shtuar mirëkuptimi, i cili është bërë pothuaj maksimal, dashuria e ngrohtë, e përzemërt, vrullet dashurore dhe çdo lloj gëzimi, ndërsa dhembshuria ka fituar një intensitet të fortë nëpërmjet një shtimi të lehtë të dhembshurisë mistike dhe një shtimi i fortë i dhembshurisë për personat me të cilët bashkëjeton dhe ata me të cilët ka lidhje. Shijet mistike me kalimin e kohës janë fuqizuar dhe atyre u është shtuar një ndjeshmëri më e madhe. Presioni mbi tjetrin, me gjithë agresivitetin, shqetësimin (eksitimin), gjithashtu dhe nervozizmin shumë të madh, në dhjetë vitet e fundit zbutet shumë, veçanërisht në tone pothuaj maksimale mirëkuptuese dhe për përmbajtje fuqimisht dashurore; gjithashtu ekzistojnë mundësi për shkarkime nervore të cilat mungojnë në gjendjen e paraqitur më parë, ndërsa vihet re dyfishim në frekuencë, por të dobësuara në intensitet. Është koha kur merr fund kufizimi i vështrimit panoramik të realitetit, i cili ka fituar një intensitet lehtësisht më të madh se sa mesatarja e përgjithshme, pa mundur të kthehet pas. Janë zvogëluar gjithaq thellësia dhe aftësia për të vëzhguar hollësitë, aftësia për të kuptuar thelbin e gjërave e të situatave, si dhe qartësia, prirjet tërësisht të pakësuara në një nivel më të ulët; si shpërblim nga ana tjetër është shtuar arsyetimi. Siguria për shprehjet e veta dhe për vlerësimet që ajo bënte rezulton e tepërt, me rrezik të madh subjektivizmi dhe ngutjeje.

    Pasi merr fund konformizmi pasi zgjerohet shumë mbështetja e përzemërt e personalitetit, ndjeshmëria e zërit të ndërgjegjes në periudhën e mesme të jetës është ulur pak, pa u kthyer në teprimet e kompromisit të gjendjes së parë, madje duke qëndruar mjaft gjerë brenda kufijve të dinakërisë së përgjithshme femërore.

    Prirjet artistike, veçanërisht për pikturë, të kufizuara me një paraqitje krejtësisht formale imituese, në gjendjen që vërehet në botimet e saj letrare e sociale, përshkruese dhe formale, janë përmbysur ca, si pasojë e çrregullimeve dhe mospërputhjeve të shkaktuara nga karakteri tepër dinamik dhe nga shpërthimi, i përftuar prej shtrirjes së personalitetit dhe kësisoj kemi një dinamikë prodhuese me ide disi të zbehta, ku veprimtaria vërehet mjaft e dobët, e kujdesshme, e përmbajtur dhe e ndrydhur nga ndikimet mjedisore; kundërveprimi karakterizohet nga tepri përshtatjeje dhe nga sugjestionimi.

    Mirëpo personaliteti paraqitet gjerësisht i hapur dhe shpërthyes, por jo në të gjithë shtrirjen e kërkesave vetjake, kështu që ngelen tensione të acaruara dhe luhatje torturuese duke e lënë veten të ndodhet midis reflekseve dhe forcave tërheqëse të seksit, nga njëra anë, dhe pendimeve, dëshirave për t’u çliruar, për t’u lartësuar dhe të jetës mistike, nga ana tjetër. Shprehjet e saj në botimet dhe shkrimet e shumta janë fakte që tregojnë një intensifikim të fortë të veprimtarisë konceptuale. Por tregojnë gjithashtu një intensifikim të mirë të veprimit e të kundërveprimit.

    Ndërkohë ka raste të përshtatjes së personalitetit nga një udhëtim në tjetrin, ka një dinamikë të fuqishme, si forcë e shtytjeve psikike në një masë të mirë të shfryra dhe, pothuajse shpërthyese, duke marrë me mend një metamorfozë të dukshme. Një funksion psikik i këtij lloji, midis tensioneve, mosmarrëveshjeve, përplasjeve vetëndrydhëse, përcakton reflekset e brendshme, hera-herës tronditëse, me mundësi ndikimesh të dëmshme në rrethin e vet, po edhe në shëndetin e saj.

    Vullneti i mirë dhe fisnikërimi mbështeten në misticizmin e qëndrueshëm, në një masë disi të pakësuar (në moshën e mesme), ku natyra i kërkonte të drejtën për t’u shpërblyer në endjet disa herë edhe plotësuese ose të pakuptimshme, duke e prekur realitetin e gjallë, si dhe ushqyer fantazinë e shfrenimin e gëzimit për të jetuar. Prandaj vihet re një shtim i gjallëri (dëshpërim i çuditshëm), ndërsa kënaqësia e pamjaftueshme për shfrim shfaqet me vazhdimin e këmbënguljes.

    Ja, më në fund vjen edhe çlirimi nga ndrydhja dhe zhdërvjelltësimi i personalitetit gjatë udhëtimeve në Evropë. Është e natyrshme që kjo gjë të zhvillohet me shtytje disi të parregullta, të shkaktuara nga forma, pak me paraksizëm, të përftuara nga ndjesi dhe kundërveprime vetjake për fenomenin e çorientimit, fryt i afrimit të menjëhershëm të gjendjes në liri (disi relative) me gjendjen e shfrenuar të takimeve të shumta dhe euforisë krijuese të pandërprerë.

    Krijimtaria i dha personalitetit të saj dritë, bukuria dhe eleganca zunë vend në gjendjen e shtensionuar të krijimtarisë dhe të qëndrimeve sociale që kanë shkaktuar, automatizuar dhe familjarizuar tek ajo një ndjenjë të thellë dashurie të pashërueshme, po edhe të së drejtës vetjake korrekte, ka automatizuar një ndjenjë radikale drejtësie në funksionimin e caqeve të korrektesës dhe ka krijuar kështu prirjen për të mos i respektuar disa herë ato (kjo në 21 vjeç ishte e pranishme me një intensitet të lartë) dhe, me gjithë pakësimin në minimum të shfaqjes së konformizmit, nuk është eliminuar krejtësisht.

    Gjendja e pastërtisë fetare ka shkaktuar dëshira të dëshpëruara seksuale me pasojë nxitjen e fuqishme për kërkime të etura për kënaqësi seksuale. Pamundësia për zbukurime vetjake ka shkaktuar një keqardhje narcistike dhe një përmallim të lehtë në kuptimin e dhembshurisë për vetveten, madje e kanë bërë D’Istrian jashtëzakonisht të ndjeshme dhe të prekshme ndaj çdo ndjenje për gjendjen e saj, për marrëdhëniet seksuale dhe bukurinë e saj (ndonjëherë të ndëshkuar e të flijuar me vetëdashje). Nëse shtohet prania e sugjestionimit të llojit të lartë, kemi, atëherë një afrueshmëri shumë të lehtë në shpirtin e saj dhe në levat komanduese vetjake, me ndihmën e qëndrimeve të dhembshura dhe të propozimeve për kënaqësi seksuale.

    Prandaj, cilido që do t’i prekte këto tela ndjeshmërie të saj, mund ta shtinte në dorë lehtësisht dhe të bënte hapur me të veprime në situata të rrezikshme. Shtrëngimi jo vetëm moral në jetën e saj ka qenë shumë i lartë, edhe për shkak të një bukurie xigluese që ra në sy kudo që shkeli këmba e saj. Përgjegjshmëria? Më tepër ka qenë një formalitet fjale nga ana e atyre që e kanë nënvizuar. Imagjinata dhe personaliteti i saj i theksuar artistik dhe narcistik gjithmonë është tërheqës.

    Kemi të bëjmë me një personalitet, karakteristikat psikologjike dhe, ka shumë të ngjarë, edhe fiziologjike të të cilit, përcaktojnë një nevojë të fortë për një veprim të lirë vetjak në mjedis me karakter ndjenjor, fuqimisht seksual, dhe, në mënyrë të konsiderueshme narcistik, me shije estetike dhe artistike që përfshijnë edhe mundësinë e interpretimit dhe krijimit vetjak, sidomos në artin e të shkruarit, në pikturë dhe në stilizimin e veshjeve, ku bie në sy një elegancë e theksuar e plot shije të një gruaje të rrallë.

    Orientimi mistik dhe arketik natyror është i pakët, për të lejuar një interpretim thelbësor dhe sidomos fetar e asketik të personalitetit. Kjo duhet interpretuar në kuptimin e veprimit të lirë dhe të realizimit të ndjesisë seksuale tek martesa, me rritjen e një shtytjeje të vrullshme artistike dhe pikturore dhe me zhvillimin e misticizmit dhe asketizmit, të harmonizuara me interpretimin kryesor.

    Me emancipimin e natyrës së brendshme të personalitetit, u rritën themelet e koncepteve etike, theksimin e një tipi të plotësuar dhe disi nervoz për veprim me dukje agresive aq edhe seksuale, automatizimin e një prirjeje të jashtëzakonshme për fshehjen e aspiratave më të thella dhe të propozimeve, ndërsa vetëdisiplimi maksimal u është nënshtruar formave të jashtme dhe ka shërbyer si mjet fshehjeje.

    Shkëlqimi i jashtëm dhe i brendshëm i personalitetit gjatë studimeve, mësimit të gjuhëve të huaja (Dora D’ Istria ka qenë një poliglote e rrallë), martesës, krijimtarisë, udhëtimeve, jetës sociale, lidhjes me shumë personalitete të kohës, ka shkaktuar një dritësim të tjetërfartë të vizionit panoramik të realitetit në kufij shumë më të lartë se mesatarja e përgjithshme, po edhe një konformizëm të pranuar fatmirësisht në shtendosjen psiko-nervore, ka të ngjarë, nga evolucioni fiziologjik që lidhet me moshën e pjekurisë. Veprimi ka fituar një karakter shumë të përzemërt, mistik dhe asketik, por edhe shumë njerëzor, me ndonjë përmbajtje agresive të vrullshme e të zjarrtë që tregon energjinë jo të zakonshme psikologjike dhe, ndoshta, fiziologjike të saj. Organizimi  i mekanizmave mendorë, si përfundim, ka pësuar njëfarë dëmtimi, por jo pa ndonjë kompensim. Edhe në gjendjen e re kemi shfaqje neurotike të padurimit, thjesht për shkak të krijimtarisë, si fenomen që i nxit këto karakteristika. Dëshpërimi për marrëdhëniet seksuale të papërmbushura i shtrin edhe këtu efektet e tij të dhimbshme. Prirjet artistike rezultojnë krejtësisht të padëmtuara.

    Iniciativa përtëritëse, mposhtja e tendencave morale, thellësi a e mendimeve, karakter i fortë – ledhatar dhe qëndrueshëm – lëvizin nga sipërfaqja e dukshme drejt imagjinatës, me një vlerësim të lartë të detajeve, një nazelie e tepruar, përplot vizion panoramik dhe një bujari të vlerësuar fort, e përshkuar nga një pedantizëm fin dhe tepër i hollë, origjinale jo vetëm në krijimtari po edhe në ecje, veshje dhe intuitë seksuale të jashtëzakonshme, gjithmonë e shoqëruar me një qartësi disi të çuditshme dhe maturi të theksuar, gjithnjë me një homogjenitet të stilit vetjak, me një ndryshim në caqet e palejuara, pa shprehur kurrë parregullsi, e rrallë në arsyetimin e shprehur, që nuk shkaktoi kurrë skena të rrëmujshme me qëllim, me kujdesin e përkorë dhe elegancën e shfrenuar, qetësinë meditative dhe shpërthimin që tërhiqte vëmendje me një autoritet të padiskutueshëm…

    Përpunuar, Tiranë më 07.04.2020

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË