Kreu Letërsi Bibliotekë Rrëfenja e njëzetepestë pse Më e domosdoshme kripa se mjalti

Rrëfenja e njëzetepestë pse Më e domosdoshme kripa se mjalti

Ku i biri i jep një mësim të mirë së ëmës se ç’është dashuria për nënën dhe se si nuk duhet ngatërruar me ndjenjat që ushqejmë për të tjerët

Nga VIRGJIL MUÇI

Në kohë të vjetra jetonte një vejushë tok me të birin e vetëm, të cilin e rriti me thërrime dhe dashuri, me gjithë dashurinë që një grua e mbetur fillikat, njeri pa njeri, mund të hedhë mbi djalin e vetëm. Erdhi koha që djali u poq e u bë burrë dhe pa e zgjatur, u martua e mori një vajzë nga derë e mirë. E ëma ishte një grua zemërmirë, por mendjecekët, dhe ngandonjëherë bëhej smirëzezë kur shihte dashurinë e të birit për të shoqen. I ngrihej mendja dhe pandehte se i biri nuk e donte më dhe gjithë dashurinë e kishte hedhur mbi gruan.
Si shkuan ca kohë, teksa po rrinin një natë pranë zjarrit nënë e bir, hidhet nëna dhe e pyet:

-O djalë, më kallëzo të drejtën, qysh më do ti mua?
Djali e kuptoi aty për aty se ku rrihte të dilte e ëma dhe ia ktheu thjesht e shkoqur:

-Të dua, o nënë, si kripën.
Po gruaja e moshuar nuk u ndal me kaq dhe e pyeti sërish:

-Po tët shoqe, qysh e do?
Djali shtiu buzën në gaz. “Ah, më dole në shteg”, – tha vetë me vete. Dhe u përgjigj e i tha:

-Gruan e dua siç duhet mjalti.
U hidhërua e u bë pikë e vrer gruaja plakë kur dëgjoi ato fjalë nga goja e të birit dhe pa i folur me gojë, shkoi i ra në shtroja.
Të nesërmen në mëngjes, para se të dilte në arë, i biri i porositi të ëmën dhe të shoqen të gatuanin për drekë këtë e atë gjellë, por të mos u hidhnin kripë, dhe bashkë me to të shtronin në sofër edhe një pjatë mjaltë. Gratë shqyen sytë e u çuditën nga ajo kërkesë e pazakontë, por, gjithsesi, nuk bënë llafe. Pas porosisë që u kishte lënë burri i shtëpisë, përgatitën gjellët e i shtruan në tryezë dhe së fundi, zbritën në qilar e mbushën një pjatë plot me mjaltë, që e vendosën pranë hajeve të tjera.
Kur u kthye nga puna, djali u shtrua në tryezë, por ç’të fuste në gojë e ç’të hante i ziu! Megjithëqë e ëma dhe e shoqja qenë munduar të gatuanin sa më mirë e t’i bënin gjellët sa më të shijshme me erëza e gjithë të mirat, pa një kokërr kripë ato s’futeshin në gojë. Pa ç’pa iu kthye pjatës me mjaltë dhe hëngri sa u shqep, por kur u ngrit nga tryeza që të shpëlante duart e gojën, iu duk sikur s’kishte ngrënë gjë prej gjëje.
E ëma dhe e shoqja po e shikonin me sy të çakërritur se s’po kuptonin gjë prej gjëje. Ç’dreqin kishte ndër mend që po sillej ashtu? Ç’i thoshte vallë koka? Një gjë të tillë nuk e kishte bërë herë tjetër.
Pas buke, i biri u soll nga e ëma dhe i tha:

-A e pe, o nënë, që gjellët pa kripë nuk futeshin në gojë? Mjaltin që është i ëmbël e hëngra me ëndje, por, kur lava duart e gojën, ëmbëlsira vajti e shkoi dhe tani më ngjan sikur nuk kam ngrënë fare. Pra, siç e sheh, është më e domosdoshme kripa se mjalti.
Gruaja plakë u gëzua shumë kur dëgjoi ato fjalë dhe vetëm atëherë e kuptoi se sa e marrë ishte treguar që kishte vënë në dyshim dashurinë e të birit. Qysh nga ajo ditë s’e hiqte nga goja të birin për dashurinë dhe mençurinë e rrallë.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Henri Matisse, “Shënimet e një piktori”, 1908

Një piktor i cili i drejtohet publikut jo vetëm që t’i paraqesë veprat e tij, por për t’i shfaqur edhe ca nga...

Anisa Markarian: Disa pikla dëshmi në oqeanin e kujtesës së përbashkët

Bisedoi Andreas Dushi A.D: Tuj rrëmue n’do gjana t’vjetra / gjeta nji fotografi. Këto dy vargje nga një...

Anisa Markarian: Trupat e rinj

fragment nga romani «15 ditë prilli» – Botime Çabej Tavolina e laboratorit të anatomisë, e gjatë dhe e...

Sevdai Kastrati: Romanet që janë konsideruar gabimisht (pjesa 5)

Më bën përshtypje se si Fotaq Andrea nuk ngurron para hipotezave dhe ec përpara pa fakte. Pajtohem pjesërisht se Konica nuk...

KATEGORITË