Kreu In memoriam Romani i Fitzgerald që nuk përfundoi kurrë

Romani i Fitzgerald që nuk përfundoi kurrë

Ishte vetëm 44 vjeç kur, në një natë dhjetori të 1940, pasi u kthye i pirë nga një shfaqje, Fitzgerald e la jetën e vet veç në librat që shkroi gjatë saj. Shumë i njohur për romanet e quajtur “të epokës së jazz-it” mes të cilëve në krye qëndron “Getsbi i madh”, jeta e tij ishte në vetvete një histori e denjë për t’u shndërruar në fabul libri. Sipas kritikës, duket se ashtu ndodhi pasi vepra në fjalë, për shumëkënd, tregon pikërisht dinamikën e jetës së tij me të shoqen, Zelda Sayare.

Sot është data kur filloi të shkruhej libri volumpak por kuptimthellë i jetës së tij, faqe nga i cili u ngjitën pazgjidhshëm në librin e historisë së letërsisë.  Çfarë duam të kujtojmë sot është fati i pafat i veprës që Fitzgerald filloi të shkruante në tetor të 1939 pa e mbaruar asnjëherë, titulluar “Manjati i fundit” (The last Tycoon). Botimi asaj pjese të shkruar ndodhi postum në 1941, nën kujdesin e kritikut Eduard Wilson.

Libri përmban gjashtë kapituj të plotë, një përmbledhje të shkurtër dhe disa shënime që pati lënë vetë autori. Ai është një “akuzë” për Hollivudin ku Fitzgeraldi në rini pati një karrierë zhgënjyese si skenarist.

Subjekti trajton historinë e Monroe Stahr, një drejtor në industrinë e filmit i cili ka punuar shumë për të prodhuar filma me cilësi të lartë, pa marrë parasysh ndonjë fitim të mundshëm. Ai kujdesej personalisht për gjithçka, përfshirë edhe punonjësit e studios së tij. Në moshën 35 vjeçare, thuajse dështon dhe romani shpjegon se si ai humbet kontrollin mbi punën dhe jetën e tij.

Nuk dihet nëse ky fakt ka ndikuar apo jo, por duhet thënë se në fillim, kur ishin vetëm të fejuar, Zelda vendosi të ndahej nga Fitzgerald për shkak të paqëndrueshmërisë së tij financiare. Por pavarësisht çdo gjëje, F. Scott Fitzgerald mbetet një ndër ata etalone matëse të letërsisë së mirë.

 Përgatiti për “ExLibris”: A.D.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Vladimir Majakovskij: Flauti i shtyllës kurrizore (poemë)

Përktheu nga origjinali: Agron Tufa Vladimir Vladimiroviç Majakovskij (1893 – 1930) gjithmonë është perceptuar në shoqëri si një...

Ai nuk rendi, por zor se ia kalon kush – Nga Fatbardh Amursi (Rustemi)

Poetit, Faslli Haliti, i qëlloi të ndahej nga jeta në 16 tetorin e ditëlindjes së diktatorit, i goditur për vdekje nga “armiku...

Poeti Laureat, një vlerësim i ri në Shqipëri

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli sivjet për të parën herë zgjedhjen e një poeti laureat duke treguar se si ai...

Blini tani në librari ose heshtni përgjithmonë!

Dëmet që shkaktoi pandemia e koronavirusit nuk kursyen as biznesin ku përfshihet edhe ai i librarive. Në shkrimin “Buy from your independent...

KATEGORITË