More
    KreuOpinionPol Milo: Supermeni, herkuli dhe bindësit e opinionit

    Pol Milo: Supermeni, herkuli dhe bindësit e opinionit

    Supermeni është një personazh i trilluar imagjinar amerikan, një superhero i cili fillimisht është publikuar nëpër libra komikë nga kompania amerikane “DC Comics”. Shkrimtari Jerry Siegel dhe artisti Joe Shuster e krijuan atë në Cleveland, Ohio në vitin 1933. Me shumë interes është pritja masive që publiku i bëri Supermenit. Kjo përkon me dëshirën sociale për të patur heronj të rij.

    Sipas studiuesit italian Umberto Eco i cili përdori termin “meccanica  mitopoietica” apo mekanika e krijimit të miteve, thotë se: “Në një shoqëri masive, në epokën e civilizimit industrial, procesi i mitizimit është i ngjashëm me atë të shoqërive primitive”.

    Ndryshe nga supermeni, një figure mitike e lashtësisë, është dhe Herakliu. Emri Herakli ka prejardhje nga greqishtja e lashte dhe është kombinim i emrit Hera (gruaja e Zeusit) e cila e përndiqte dhe Kleos (që do të thotë lavdi). Shpesh e ndeshim me emrin latin si Herkuli. Herakliu ishte i biri i Zeusit me Alkmenen. Si bir i Zeusit ai ishte gjysëm perëndi.

     Në tokë Herakliu bëri shumë të mira, ku më kryesoret njihen si dymbëdhjetë bëmat e tij. Ai ishte mjaft i fuqishëm trim, plot me virtyte por dhe me dobësi njerëzore. Pikërisht prej këtyre dobësive njerëzore ai u detyrua të vuante. Vdiq i helmuar nga lekura e Luanit që mbante të veshur, e cila iu ngjit me lekurën dhe në agoni e siper shkuli disa pemë ku u dogj bashkë me to. Ai jetoi midis njerëzve, ku lindi dhe vdiq. Pas vdekjes u ngjit ne Olimp.

    Supermeni nuk është tokësor, por erdhi në tokë nga planeti Kripton, i cili po shkatërrohej nga një katastrofë kozmike. I ati i Supermenit, një shkencëtar mjaft i zoti e dërgoi atë në tokë nëpërmjet një mjeti transportues hapsinor. Supermeni u rrit në tokë me fuqi mbinjerëzore.

    Ai mund të fluturojë në hapësirë me shpejtësinë e dritës, madje mund edhe ta kalojë shpejtësinë e dritës duke u kthyer pas në kohë dhe duke patur mundësi të shkojë nëpër epoka të ndryshme. Ai mund të shohë me rreze X, mund të shtrëngojë me duar një copë karbon dhe ta kthejë atë në diamant. Ai është i bukur, i mire, i përulur dhe jeta e tij i dedikohet luftës kundër së keqes, duke bashkëpunuar me policinë ideale.

    Këtu mund të sugjerohet, duke qënë se Supermeni mund të udhëtojë nëpër epoka të ndryshme më shpejt se drita, të kthehet pas në kohë dhe të takojë Herakliun dhe ta shpëtojë atë nga helmimi dhe nga vdekja.

    Herakliu pas vdekjes nga helmimi dhe djegia, u ngjit për të jetuar në Olimp, aty ku rrinë perënditë. Herakliu aktualisht jeton në një dimension tjetër, në atë të perëndive, të përjetshëm pas vdekjes. Herakliu mund të ndjekë nga  Olimpi, nga dimensioni tjeter, historitë tokësore të Supermenit.

    Në të dyja këto raste, mitizimit mund ti krijojmë hapësira të pafundme të imagjinatës. Supermeni, nga vetë përkufizimi nuk është real. Për Herakliun gjithashtu nuk kemi prova nëse ka ekzistuar realisht.

    A mund të takohen ndonjëherë Supermeni dhe Herakliu, dy personazhe ku njëri nuk është real dhe tjetri nuk mund të ekzistuar? Kjo duket se nuk ndodh në këtë dimension që ne e quajme realitet.

    Por ato mund të takohen në dimensione të fshehura brenda pavetëdijes. Ajo që ngelet reale nga “meccanica  mitopoietica” e Umberto Ekos apo mekanika e krijimit të miteve dhe pritjes se tyre publike, këtu  i shtohet analiza dhe perceptimi i pavetëdijshëm social.  Supermeni u pranua nga shoqëria dhe Hekaliu gjithashtu. Ato madje u priten mjaft mirë dhe janë të famshëm për bëmat e tyre në të mirën e njerëzimit.

    Në 1957 sociologu amerikan Vance Packard publikoi “Bindesit Okultë” ku ai analizoi mekanizmat që përcaktojnë konsensusin e opinionit publik, kryesisht në sajë të komunikimit televiziv dhe industrinë e reklamës. Profesionistët e komunikimit janë përshkruar nga autori si  “Bindësit e fshehur”, për shkak se ata përdorin teknika që tentojnë të ndikojnë konsumatorin, i cili vepron në pavetëdijen e tij.

    Mundet që nëse pavetëdija kolektive që kërkon të eleminoje pasiguritë në ndjesitë e saj, nëpërmjet mitizimit të heronjve të tille, të kërkojë të rrisë sigurinë mbi të ardhmen. Loja midis përmasave irreale dhe profesionistëve të komunikimit duket se ka vazhduar të rrezistojë në kohë si mënyrë optimiste e krijimit të heronjve të rinj edhe në të ardhmen. Të paktën në këtë drejtim buzëqeshja optimiste mund ti ktheje shoqërive motivimin e luhatur ndërmjet fantazive të proceseve kreative,ku bindësit e opinionit publik, ashtu sikurse Herkuli dhe Supermeni, të vijojnë të jenë të aftë për të kryer detyrën e tyre morale.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË