Në datën 1 Janar 1937, revista “Diana” boton në faqen e saj të katërt këtë shkrim për Dostojevskin. Autori nuk na jepet, por artikulli është tejet interesant, pasi është botuar vite para se vepra e shkrimtarit të shquar rus të vinte në gjuhën tonë.
Nga kërkimet tona rezulton se për herë të parë në shqip, jashtë të përkohshmeve, Dostojevski vjen me tregimin “Djali te Bredhi i Krishtit” diku nga vitet ’30 (data e saktë nuk cilësohet në botim) si pjesë e përmbledhjes “Bredhi i Kèrshëndelleve” përgatitur nga Sharl Enri Irs, përkthyer nga Milto S. Gurra me psudonimin Nomadhi dhe botuar në Korçë nga Shoqëria Botonjëse për përhapjen e librave të dobishme.
Istoria e vogël e njerësve të mëdhenj
Një peripeci e Dostojefskit
Jemi në vitin 1865. Në Petërsburg, salonin më të çquar e mbante zonja Korbin. Gjithë intelektualët e kohës, te kjo mblidheshin. Midis ktyre shkonte dhe Dostojefski, shkrimtari më i madh i Rusisë. Po Dostojefski, thirej më shumë si shkrimtar i dëgjuar, se sa si një personë që bashkë me kulturen, zotnote dhe etiqetën e saloneve. Se romancjeri i famëshëm ka mbetur i famëshëm edhe se s’kishte as pakë “edukasjon shoqëror”.
Zonja Korbin, për fat të keq të Dostojefskit, kishte një vajzë, Anën, që ishte stolia më e bukur e salonit. Por përveç Anës, zonja e shtëpisë kishte edhe një çupë tjatër: Sonjën. Por kësaj s’ia vënte veshin e ëma, se kjo s’ishte lindur për salone. Përherë vihej re e mejtuar, e sëkëlldisur dhe me një fytyrë shumë serioze me gjithë moshën e vogël. Mania e saj ishte që të këndonte algjebrë dhe gjeometri.
E kundërta e Sonjës, paraqitej Ana. Mendjen e kishte në pasqyrë, në toaleta, në salone, në bisedime. Të gjithë mysafirët e salonit, tërboheshin pase Anës. Më shumë nga të gjithë dukej, Dostojefski. Dhe në fakt, arriti një ditë që shkrimtari me namë e dashuroj pēr vdekje.
Ana ndërkaq e kuptoj se Dostojefski e dashuronte. Mejtimi se intelektuali i math preferonte atë nga të gjitha grat e salonit, i përkëdhelte ambicjen dhe e kënaqte. Dhe s’vonoj që t’i jepte të kuptonte, se e pranonte dashurinë e tij. Pa ky idil, pati një përfundim të hidhëshëm, nga shkaku i karakterit të Dostojefskit.
Shkrimtari me nam, ishte shumë zheloz, zheloz si macja. Që nga çasti që Ana i çfaqi pranimin e dashurisë, Dostojefski kishte pretendimin se ajo, këtej e tutje, duhej të merte frymë, të ndriqeshte dhe të interesohej vetëm për të….. Kërkonte që t’i kushtohej krejtësisht atij. Të mos kërcente me tjatër njeri, të mos vështronte tjatër njeri dhe të mos kuvendonte me tjatër njeri.
Mirpo Ana, njëkohësisht ishte dhe zonjushja Korbin, vajza e zonjës së shtëpisë dhe kështu kishte detyrime të njënjta karshi gjithë të ftuarvet. Qysh do ishte e mundur pra që të mos iu serviste gjithve disa komplimenta, disa nënqeshje, të mos i përgëzonte për tualetën e bukur ose për suksesin që patën në degën e tyre?
Dostojefski, qé s’donte të dinte nga këto detyrimi se edhe vet nuk i inspektonte, vuante tmerisht me sjelljet e Anës. Bëhej nervoz dhe me vështrim plot nervozitet shikonte edhe gjithë ata që kuvendonin ose kërcenin me Anën.
Ana e kuptonte, por preferonte më mirë të vuante Dostojefski se sa të mbetej mangut në etiqetën e salonit. Pastaj Ana, nuk e donte dhe kaq shumë Dostojefskin. Ishte inamoruar mâ shumë me famën që gëzonte si shkrimtar sa me personin e tij.
Dhe punrat, nga një ditë në tjatrën, keqësoheshin sa arriti një kohë që Dostojefski vëndosi që të çkëputej nga Ana, dhe që të gjente nje pretekst të largimit. e kërkoj një ditë për grua nga zonja Korbin. Kjo siç ishte në dijeni ta relasjoneve dhe të zhaluzisë për të cilën Ana s’ishte as pak e kënaqur, ia refusoj propozimin me pretendimin se vajza e saj ishte akoma e vogël.
Kështu Dostojefski s’u-duk më në salonin e zonjës Korbin dhe Ana as që e ndjen mungesën e tij.
Por jo kështu e pësoj Sonja, motra e vogël e Anës. Se Sonja qysh nga dita që Dostojefski s’shkeli më në shtëpin e saj, ajo nuk çeli më libër me dorë….. Nga melankolike që i ishte arriti të bëhej misanthrupa!
Të githë njerzit e salonit e vunë ré këtë sjellje të Sonjës, por askush s’mujti dot të kuptonte se ç’kishte ngjarë! Sa më pakë Dostojefski, i cili s’vinte tashti më në shtëpi.
Dhe Dostojefski vdiq pa kënduar kujtimet që u-botuan këto ditë të Sonjës, të zonjës Kovaleska se u-martua mê von me zotnin Kovaleska, matemahizjenin mê e madhe e Rusisë, që arriti të bëhej profesorisë e matematikës në Universitetin e Petërsburgit.
Sonja në kujtimet e saj rrëfeu se ajo u-bë më shumë melankolike dhe nuk çeli libër për një kohë të gjatë, kur u-largua Dostojefski nga saloni i tyre, mbasi ajo ndjente një dashuri të thellë, dashurinë e parë, për shkrimtarin e math, por e mbajti të fsheftë dhe sekretin e zbulon vetëm nashti në kujtimet e saj dhe kur Dostojefski ka kohë që ka vdekur…