Kreu Letërsi Bibliotekë Ngarend pas ikjes

Ngarend pas ikjes

Cikël poetik nga Andreas Dushi

Gjithë natën,
Fëtyrën tënde e shoh vizatuar,
Në pentagramin e pranverës time,
Që si melodi largon vjeshtën,
E ikjes tënde!

Agimi e theu triumfalisht xhamin e errësirës
Trishtim!
U erdhi fundi ëndrrave…
Ëndrrave të mia me ty!

* * *

Dashuria jote,
Më lagu këmbët me baticën e saj,
Unë u gënjeva e u hodha,
Për të notuar në të!

Batica iku,
Çka mbeti ishte rëra
Mes së cilës ngulur
Rrinte koka ime!

* * *

Boshi çeli krahët,
Përqafoi zbrazëtinë time…
U bënë një!

Bota tash si unë,
Asgjë nuk ka brënda,
Nuk ka çka!

Unë jam botë,
Bota është unë!
Bota e dikujt,
Por jo dikush
Bota ime!

* * *

Ikja jote,
Rrinte fshehur në trupin e një njeriu prej bore,
I cili u shkri
Nga dashuria e syve të mi!

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

“Valltarja në gurë”, poezi nga Mirash Martinoviq

Në NEKROPOLEN Në VINJANI, PRANë IMOTSKIT (Hrvatskja), QëNDRON GURëVARRI, Në Të CILIN ëSHTë GDHENDUR PORTRETI I VALLTARES, KRYEVEPëR E MJESHTRIT Të PANJOHUR.

Prend Buzhala: Biografema e Librit Fishtian

Kundrim analitik i veprës së Ernest Markut: “Libri i Fishtës” (Botimet Fishta) Cili është Fishta i këtij libri?

Veprat e Azem Deliut – liria me “krimbin” e njerëzores/humanes brenda

Nga Ballsor Hoxha ...Pikërisht këtu është çështja, e dashur. E arsyeshmja s’e bën botën as më të mirë...

“Eveline”, tregim nga James Joyce

E ulur pranë dritares ajo vështronte mbrëmjen që kaplonte rrugën e madhe. Koka i mbështetej në perdet e dritares, ndërkohë që në...

KATEGORITË