Kreu Çmime Nga t’ia fillosh me Louise Glück

Nga t’ia fillosh me Louise Glück

Kur ka kaluar më shumë se një javë nga dhënia e çmimit “Nobel” në letërsi për vitin 2020, lexuesit vijojnë të jenë jo shumë të qartë për Louise Glück, të gjashtëmbëdhjetën grua që fitoi këtë çmim prestigjioz. Prandaj, duke u bazuar në një shkrim të LA Times, ExLibris ju sjell disa të dhëna për të, si një orientim nga ku mund të fillohet njohja dhe leximi i saj.

Glück ka botuar dymbëdhjetë libra me poezi dhe disa volume me esse. Në poezi, temat e saj janë universale dhe mbulojnë jetën e vdekjen, natyrën e historinë, dëshirën dhe veçimin.

“Zëri i Louise Glück është i pagabueshëm” tha mes të tjerash Olsson, kryetari i komitetit të “Nobel”-it.

Duke marrë parasysh karrierën e saj letrare prej gjysëm shekulli, është pak e vështirë të dish nga t’ia fillosh. Më poshtë, një hyrje e shkurtër:

Në 2014 ajo botoi “Faithful and Virtuous Night”, libër i cili fitoi Çmimin Kombëtar për poezi.

Në 2012 botoi “Poems”, përmbledhje me poezi të sajat përgjatë pesëdhjetë vitesh, nga 1962, deri më 2012. Me këtë libër, fitoi Çmimin Los Angeles Times për Librin.

Në 1992, Glück i dha publikut “The Wild Iris”, libër i cili përmbledh poezi të shkruara rreth ndryshimit dhe rifillimit. Në poezinë e cila i ka dhënë edhe titullin librit, ajo shkruan rreth një luleje që vdes e mandej, rikthehet sërish në jetë. Një vit më vonë, falë këtij libri, Louise Glück mori Çmimin Pulitzer për poezi.

Në 1985 u botua “The Triumph of Achilles”. Poezitë e këtij libri janë rreth mundësive. Glück riimagjinon idetë rreth familjes dhe miqësisë, rreth mitit dhe legjendës greke e biblike.

Për ta mbyllur, vlen të përmendet konstatimi i poetit Holly Prado dhënë për The Times në 1986: “Zëri i poezive se Glück na siguroi se poezia nuk është e nuk ka qenë kurrë një shpjeguese e zemrës, por mund të bëhet një mrekulli e shpirtit dhe simbolit, duke prekur dashurinë, pasionin, humbjen dhe dhimbjen, pa i romanticizuar këto subjekte kaq të mëdha.”

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Dhoma më vete: Aty ku disa nga shkrimtaret më të mira krijuan art

Lauren Marino për hapësirat ku shkruan Virginia Woolf, Toni Morrison, Jane Austen, Maya Angelo, motrat Brontë dhe J.K. Rowling

A është “Ana Karenina” një histori dashurie?

Joshua RothmanThe New Yorker Përktheu nga anglishtja Engjëllushe Shqarri Para disa javësh, një të...

Edmond Cane: Çfarë po ndodh me arbërishten?

Përgjatë dekadave të fundit, dhe përgjatë edhe shqetësimeve në rritje për bjerrjen e arbërishtes në komunitetin italo-shqiptar në Itali, po artikulohet për...

Dy proza të shkurtra nga Franc Kafka

PARA LIGJIT Para ligjit  qëndron një portier. Te ky portier vjen një burrë nga rrethet dhe lutet për hyrje...

KATEGORITË