More
    KreuLetërsiShënime mbi libraMaklena Nika: Enë komunikimi me Vassiliki Raptin

    Maklena Nika: Enë komunikimi me Vassiliki Raptin

    Rastësia objektive më njohu me Vassiliki Raptin në një mënyrë krejt të pazakontë. Nuk ishte bulevard operash apo teatrosh parizianë, por thjesht një “happenings” i ditëve të sotme moderne, me ngjyrime rastësore komunikuese. “Transitorium” i Vassiliki Raptit, pedagoge e Letërsisë Moderne Greke në Departamentin e Studimeve Klasike në Universitetin e Harvardit që prej 2008, është përkthyer në gjuhën shqipe nga Maklena Nika, Botimet Aleph. Është një përmbledhje me poezi e botuar për herë të parë në gjuhën greke dhe angleze nga Shtëpia Botuese Somerset Hall Press, Boston, SHBA, në vitin 2015. 

    Lakonike, e prerë, e saktë dhe e qartë në mendim apo provokim, moderne dhe e lashtë njëkohësisht, tragjike dhe e dhimbshme deri në kufijtë ekstremë të ndjenjës, e ndjeshme për ngjarje të jetës dhe e pamëshirshme për të pranuar fundin e tyre, e ëmbël dhe e hidhët në përzgjedhje imazhesh dhe ndjesish, Vassiliki Rapti na fton në botën e magjishme të “Transitorium” për të zbuluar dalëngadalë kiminë e trupave dhe të shpirtërave, për t’u ndjerë sa afër dhe larg me të, për të parë trillet e ditës dhe të natës së saj poetike, për të shijuar disi ndryshe, me një erëmim portokalli apo trumze, Safon, Nikos Eggonopoulos, Jorgos Seferisin, për të perceptuar lirinë e shkrimit dhe përjetësinë e magjisë së artit, për të ironizuar jetën tonë mediokre, pa i dhënë shumë rëndësi dhe thjesht duke mërmëritur  “E çfarë pastaj…?”, fatalisht për të prerë me gërshërë fatin tonë të mjerë nga e përditshmja, dhe pse jo, për të gjuajtur me gurë diellin që përcëllon trupat tanë, por edhe shpirtërat tanë, kur shndrit aq fort nga lart.

    Magjia fonetike që ajo krijon me lojërat e fjalëve dhe muzika e brendshme, herë funebër e herë plot ngjyra romantike vagneriane, ishin një sfidë e vërtetë për përkthimin e poezive në gjuhën shqipe. Sikurse shprehet edhe Besnik Mustafaj në parathënien e librit “Vatrat nguruese të dritës së Vassiliki Raptit”{….poetja ka zgjedhur të na pasqyrojë një jetë të ndërmjetme, të përkohshme, pa rrënjë, e cila sigurisht që ka ankthet e veta të mëdha, dilemat e veta ekzistenciale, dëshpërimin e vet pse dashuria nuk mund të ketë vazhdim pikërisht sepse është një jetë e përkohshme, pa aftësinë për të ngjizur brenda vetes iluzionin e përjetësisë, qoftë ky iluzion edhe si vdekje. Kjo do të ishte qasja paraprake e lexuesit, përgatitja e tij e natyrshme mendore për të hyrë në këtë transitorium. Madje, duket sikur edhe vetë poetja ka ndonjëherë ngasjen ta shtyjë përfytyrimin e lexuesit në këtë drejtim…}. Ndërsa Vrasidas Karalis, profesor në Universitetin Sidney, Australi  shprehet se poezitë e Vassiliki Raptit janë të ngjeshura, precize, të matura, plot polivalencë semantike, hartojnë një realiteti të ri emocional për lexuesin e tyre, duke gërshetuar gjendje emocionale, atmosfera dhe ndjeshmëri. Lexuesi depërton në një univers emocionesh paradoksalë, të cilat prezantojnë një realitet të qenies njerëzore pa siguritë e historisë apo iluzionet e besimit. Këto janë poezi të ndjeshmërisë ekstreme, në kufijtë esktremë të gjuhës dhe të heshtjes, ku brenga dhe euforia bashkëezistojnë dhe forcojnë njëra-tjetrën.

    Gur

    Dashuri e gurtë
    përndryshe si?

    Gjuajtje me gurë
    Kurthe
    Kthesa.

    Deri sa
    Lëfyti i trurit u pengua dhe ra mbi zall.

    Të ngurta këto kohë
    Sfilitje gjithkund
    Të thatë muret
    Për përqafime s’ka kohë!

    Vetëm thëngjij
    Dhe dy pika shi
    Çajnë gurin.

    Gjuhë të bronzta

    Për Antigoni Kefalanë

    Gjuhë të bronzta
    në vend të boshësisë ose
    të fytyrave të brengosura.
    Drita sipërfaqësore
    që me inat ndriçojnë
    ndonjë rrënojë të mërzitshme
    të Errësirës së madhe.
    Natë e ethshme
    mes disa dallgëve
    të një dridhjeje prehistorike.
    Një lot i argjenduar
    Nga gurrat mbrojtëse
    të statujave prej alabastri
    “që i kishin shndërruar
    në lugore prej balte
    për perënditë”.

    Fatale

    Larg, edhe më larg
    Fitili ngadalë po shuhet
    Vështrim i turbullt
    Flakëz e shuar
    “Che fece … Il gran rifiuto”
    Si një mace e egër që i druhet
    Rrënimit?
    Hiri e mbështjell
    Dhe bëhet mumje

    Fati
    Im
    I heshtur

    4 Stinët

    Shpresoja

    Vera e bukur
    do të shpërthente
    do të ziente
    do të përflakte
    nyjëzimet
    e ngurimeve.

    Vjeshta e gështenjtë
    do të varroste në vetvete
    acidet e trishtimit
    dhjamërat e dhimbjes
    thatësirën e mundimit.

    E bardha dimërore
    do të ngjyroste sytë
    e panginjur
    të tejdukshëm
    të mesoburrave
    mendjelehtë
    që përndjekin
    të shkuarën.

    E gjelbra e Viktorias
    do të hapte
    dritaret e harresës
    së skajshme
    dhe do të sillte mbrapsht
    nostalgjikët e fundit
    të fyejve
    të braktisur.

    Shpresoja

    Mos!
    Se mos!
    E thyer
    E trishtë / e varrtë.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË