More
    KreuPanairLetërsia shqipe në panairin e Laipcigut

    Letërsia shqipe në panairin e Laipcigut

    Letërsia shqipe në panairin e Laipcigut

    Marsi në Laipcig karakterizohet nga leximi. Panairi i Librit në Laipcig dhe festivali i saj i leximit “Leipzig liest” vlerësohen si ngjarjet e pranverës në sektorit e librit dhe medias. Autorët, lexuesit dhe shtëpitë botuese takohen për të mbledhur informacion, për t’u angazhuar në shkëmbim dhe për të zbuluar se çfarë është e re.
    Në këtë intensitet për librin, ky edicion i panairit, që mbahet nga 21-24 mars, i kushton edhe letërsisë shqipe, pranisë së saj përmes autorëve. Një program i pasur takimesh të organizuara në stendën e Ministrisë së Kulturës, në stendën e rrjetit TRADUKI si dhe në hapësira të tjera të panairit dhe jashtë tij. Dy autorët e ftuar nga Ministria e Kulturës janë: Lisandri Kola dhe Saimir Muzhaka; dy autore dhe përkthyese të ftuara nga rrjeti TRADUKI dhe rezidenca e përkthyesve në Berlin: Lindita Arapi dhe Anrila Spahia (Ana Kove).
    Sipas njoftimit të Ministrisë së kulturës, përveç të ftuarve dhe programit të pasur me aktivitete, prezantohet dhe katalogu në anglisht me veprat dhe autorët që kanë fituar çmimet më të rëndësishme të vitit 2018. Kështu Henrik S.G. me “Sonatë për gruan e një tjetri” fitues i Çmimit Kombëtar të Letërsisë, akorduar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë; Ardian Kyçyku me “Ati”, çmimi i autorit të vitit nga Akademia “Kult”, Virgjil Muçi me “Piramida e shpirtrave” , çmimi “Kadare” nga Fondacioni “Mapo”, Brajan Sukaj me “Ciklopi”, çmimi për krijimtarinë më të mirë të vitit akorduar nga Shoqata e Botuesve shqiptarë, Mitrush Kuteli (in memoriam) me “Përralla të moçme shqiptare”, çmimi i Bibliofilisë, akorduar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Janë përfshirë gjithashtu në këtë katalog shkrimtarët më të njohur për vitin 2018 me botimet e tyre jashtë vendit: Ridvan Dibra, i nominuar për Çmimin Ballkanika me romanin “Legjenda e vetmisë”. Gjithashtu ky roman i përkthyer në frëngjisht nga përkthyesja Evelyne Noygues dhe i botuar nga shtëpia botuese “Le Ver à Soie” është përzgjedhur në 5 librat më të mirë për Çmimin e përkthimit të vitit në Francë. Luljeta Lleshanaku, libri i së cilës “Negative space”, ishte gjithashtu i përzgjedhur në 5 librat më të mirë për PEN Literary Aëard for Poetry in Translation. Për herë të parë në katalogun e autorëve janë përfshirë edhe dy përkthyeset më të suksesshme të vitit për përkthimet nga gjuha shqipe: Ani Gjika, përkthyesja e librit të Luljeta Lleshanakut “Negative space”, finaliste për PEN Literary Award for Poetry in Translation, Evelyne Noygues, gjithashtu finaliste për Çmimin e përkthimit më të mirë në Francë. Takimi më i rëndësishëm në stendën e Ministrisë së Kulturës u bë të premten me temë: “Përkthimi, thembra e Akilit e letërsisë shqipe”, ku në këtë panel diskutuan Lisandri Kola, Anrila Spahia dhe Mimoza Hysa.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË