Mundus Artium Press, themeluar në vitin 1994 në University of Ohio nga profesori dhe poeti i njohur, Rainer Schulte, i shtrirë vite me vonë edhe në University of Dallas, Texas, synon njohjen e lexuesit amerikan me letersinë më cilësore bashkëkohore. Kolana e saj e botimeve përfshin mbi 3000 autorë, të huaj dhe amerikanë, midis të cilëve emra kanonikë si Jorge Luis Borghes, Carlos Fuente, W. H. Auden, Joseph Brodsky, Odysseus Elitis, Giusepe Ungareti, Pablo Neruda, Octavio Paz, Thomas Transtromer dhe Gunter Grass.
Kjo Shtëpi Botuese publikoi në vitin 2012 vëllimin poetik të Preç Zogajt, “Occurences on Earth”, (Ngjarje në Tokë) në përkthimin e përkorë të Gjek Marinajt—një eveniment i cili, befasishëm dhe shumë sukseshëm, e futi poezinë bashkëkohore shqipe në hartën amerikane të leximit të poezisë.
Më poshtë reçensioni i kritikut amerikan, James Manteith, botuar si parathënie e librit.
I lindur në nje mplekseje etnike te famshme per nga kompleksiteti, Rudolf Marku del prej pejsazheve te intonuara Shqiptare, sublimuar ne nje perimeter të valëzuar e prape te mprehte metafore. Ngajdhnues mbi ideologjite opresive, te shkuara e te ardhme, ai laton nje vizion sa te panjohur për ne, po aq edhe tematikisht te angazuar. Ky autor ka njohur shume forma te ekzilit dhe ndarjes: internimin e hershem në zonat me rurale, veçimin nga qendrat intelektuale, konfrontimin me Shillen dhe Karibden e censures dhe banalitetit, duke mbetur zaptues i paasimilueshem i nje hapsire te larget fizike dhe shpirterore, pasqyrues i ndryshimet kulturore te vendit të vet brenda kufijsh te perceptuar nga pikveshtrimi i pavarsisë së brendshme dhe, ta themi pa diplomaci, përherë në simpati kreative me një Britani sa të hershme po aq të pamoshë.
Në një dialog të mprehtë me Europën post hegjemoniste, Rudolf Marku mbetet dishepull i paepur i një shkolle të përvetshme; banor malesh dhe anëdetesh, poezia e tij i shmang perspektivat tokësore për të bërë bashkë najadat dhe ujqrit.
Marku eshte poet tragjik por tragjedia nuk eshte fjala e tij e fundit. Ashtu si Odisea Homerik—njeri prej heronjve te tij te preferuar—ai e vetzbulon trajektoren e vet si një barrë qëllimi që ja bën udhëtimin shumë më tepër se sa personal. Duke i rënë gjatë navigimit të historisë së kombit të vet, ai i çliron endjet e tij meditative prej përkitjes hapsinore dhe kohore. I qetë ndanë Thames-it të patrazuar, si të ishte në Itakën e Ilirisë, orbita poetike e zbret herë thellësive të Pacifikut, herë e ngjit në Alpe ku Jungfrau ja ndih rikalibrimin drejt gjeografisë arketipe. I familjarizuar me majëmalet e poezisë, ashtu siç parathotë Herakliti, kurrë nuk ja del të mbrijë në shtëpi ngase nuk mund të hysh dy herë në të njejtin qytet. Destinacionet e tij mbeten trishtimi dhe vetmia.
Tragjedia për Markun është Gehenna e një bote lutjesh statike, e prizmit miopik të modernitetit. “Poetët,” thote ai, “janë qytetarë të Ferrit,” por prapë kjo cilësi qytetarie nuk mbetet (nën)kuptim final. Ferri i poetëve ka një liri të brendshme ngaqë brenda kufijsh të dhëne, brenda ligjesh të paracaktuara ata finalizojne politika fluide. Poezia garanton dyshtetësi te pamohushme prej prerogativash ligjore nderkohe që atdheu tjetër i Poetit, “trualli ku na shtyjnë,” mbetet diku mes qiellit dhe tokës, aty në kendin e preferuar të ëngjëjve. Per Rudolf Markun, poetët janë “agjentët sekretë” të atdheut, mjeshtra galerash që minojnë të nëndheshmen; ata edhe kur sillen si banorë të zakonshëm teksa pinë në bare duke lëshuar fraza të kalkuluara dykuptimshme apo romuze rioshësh me “zonjat e natës,” edhe kur tallen rendshëm me familjet mbretnore, prapë mbeten nje racë e ndryshme. I bën të tillë përshtatja me sferat qiellore, aftësia për të përdorur epitetet e ferrit edhe kur përshkruajne parajsën. Poetët per Markun kryqëzohen padukshëm në zemrat e te gjithëve dhe të asnjerit, ata ofrojnë zemergjeresisht çlirim prej realitetit skllaverues. Duke jetuar vargmaleve antike dhe dallgëve të kohës, aty në habitation e Ovidit dhe të pavdekshmëve të tjerë, poetët e vertete e dinë se fati nuk vdes, se trishtimi ka flatra morbide, se mungesa e fundit tokësor egziston si pasoje e absolutes së prekshme, se dashuritë na bëjnë “të dallim jashtë kohe.”
Poezia e Rudolf Markut frymëzon kujtesën selektive, flakjen dhe harrimin. ‘Tani që kemi harruar të vdesim,” shkruan ai, “duhet t’ja nisim dashurisë sonë/ sërisht prej fillimit.” Mountains Entering, edhe pse rëndon prej dhimbjes e nostalgjisë ngaqë dashuria është shërbim i vështirë, përpjekje dhe sakrificë, prapë mbetet një libër i cili, paradoksalisht, ofron me tendencë fillime të reja. Lëndimi përmes ngjitjes në lartësira alpine, shihet si një tagër që lehtëson sublimimin e epërm në një altitudë të paraprirë nga male më të ulta—metaforë e një dashurie me adhurim më minor. Duke shmangur qëndrimin në hapsirat pa ngjyrë si aktorë dystë, ky poet i mundëson vetes shpërblimin me forma më integrale, me skena më frymëzuese, përtej asaj që ofron Teatri (i stimuluar) i Globit.
Rudolf Markut, ketij dishepulli dhe eksponenti te Ballkanit, malet i hyjne në shtepi të heshtur e te mençur, me shtjella ujrash që na gdhendin, me pamje që mund të karakterizohen. Peisazhet e tij alpine dhe argonaute, frymezojnë një erë rebelimi përkundër përshtatjes përtace, përkundër pranisë gjasme të përvetshme të statistikave demografike. Emisar nga kufiri i larget i Europes Lindore, ai flet per te gjithe ne, per te shkuaren e shpenzuar kot dhe per te ardhmen e falimentuar.
Ky lloj shkrimi i poezise pikturon nje tradite kruciale humbur a keqperdorur qellimisht a nga konfuzioni, si diçka që mund të ribëhet apo rizbulohet ashtu si “monedhat e Piros së Epirit,” me të cilat dikur në fëmini bashkëmoshatarët e tij, “blinin akullore / prej shitësit ambulant të qytetit…” Ky Ars Poetica, egzalton thesare që i kanë mbijetuar shvlerësimit nga bublat spekulative të shekujve.
Ngjashëm me Eliotin, Poundin a Odenin, poezitë e të cilëve i ka sjellë me finesë në gjuhën e tij amtare, Rudolf Marku priret nga pasioni për rimanifestim të bukurisë së prekshme, bëhet korrier kumtesh prej lartësive në abys. Vërejtur kujdesshëm, një bukuri e tillë lind bukuri të reja duke i nervozuar edhe më bujtinat e zhurmëshme të botës.
Në Mountains Entering, gjejme një seriozitet te cilin, në një farë mase, na e kanë tehuajzuar tendecat më të fundit të shkrimit poetik. Këtu edhe prania e humorit përzihet me një hije qortimesh aristokratike mbështjellë në tis melankolie. Pavarsisht kësaj tendence, prapë ndiejmë pulsimin e një premtimi, një “Prill të zemrave tona,” një rudinë të blertë drejt të cilës nuk të çon jeta e zakonshme.
Kompozimet e Markut, ashtu si ato te Kanonikëve Klasikë—Homer, Safo, Katul, Ovid, Shekspir apo Servantes—demonstrojnë mënyrat se si komunikon mondania me të pazakonshmen në tremen e gjatë të shkëmbimit të eksperiencave.
Nga anijet e mbytura prapë ndërtohen barka.
Të njohur a anonimë, të pavdekshmit e mëdhenj të njerëzimit, ashtu si të gjithë ne, kanë qenë shpirtra të prekshëm prej kufizimeve, ndryshojnë ngaqë i mbrinë lartësitë shtyre nga disponimi i brendshëm, nga aftësia për distilim të mençurisë prej revelimit dhe traditës, përqendruar aty në “Sheshin e Errët” të lutjeve.
Ajo çka tërheq vëmendjen e Markut, ajo çka i fiton atij zemrën, duket si një majë pa thepisjë ku e zakonshmja dhe transcedentalja njësohen ashtu si ai çifti i pleqëve tek vjersha, “Ç’ndodhi në Rrugë…” si mirëmbajtësi i kalldrëmit që përkulet për të rregulluar shuallin e këpucës, ose si drerët e Stokholmit thelbi hyjnor i të cilëve formon një kundrapikë bitnike me ruajtësit e rendit publik apo shpalljet e çmimit Nobel.
Natyra si natyra, natyra njerezore e sinqerte me veten, pranon siç shprehet poeti ne poezine per nënën e tij të vdekur, “ të ecë në majë të gishtave ‘ mes zhurmës së botës,” është pika ku gjendet dhe mbështetet pasuria dhe koherenca meditative e Rudolf Markut, një pikë ku siç shprehej motivacioni i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë me rastin e prezantimit të tij si poeti i parë Laureat i Vendit, gjendet përtej konteksteve politike, historike dhe gjeografike.
E sapo përkthyer në Anglisht prej vetë autorit, perzgjedhja qe po mbrin per lexuesin Amerikan, artikulon me një pasion që i adresohet çdo shoqërie të braktisur gjuhet një gjendje që i shkon përshtat edhe vendit tone, edhe mëkateve tona. Jo krejt pa pendesë, edhe ne mund t’ju kthehemi dallgëve, shpateve dhe majëmaleve tona.
Malet dhe detet e Markut formojnë një ekuacion të vetëm, një qark të unifikuar. Malet zbresin drejt bregdetit dhe deti vet sikur jua mat permasat maleve, secila anë përputhet me tjetrën. Në një magjepsje dyfishe, poeti, “Ky përkthyes imagjinate në nje bote te shurdher,” ju rikthehet aromave të ujrave të kripura ashtu si “Grekët e lashtë që shkonin në Mal të Olimpit / sa herë kërkonin ndihmën e Zotave.” Ai e di se malet dhe detet ndajnë të njejtin Zot, i paanshëm në ngushëllim, në mençuri dhe përkujdesje.
Deti na fal “guacka që dalin prej thellësive / si ëndra pa vend ku të prehen,” ngjashëm me vetë ne mirëbesuar me ëndrat e njeri-tjetrit, me ëndrat tona, të maleve dhe të vendeve të shenjta. Malet “afer qiellit dhe sipër reve “ falin jo vetëm gurë dhe “bardhësi lbyrëse,” por ofrojnë edhe një afinitet familjar—lisash të fortë e shelgjesh të butë, lule ëmbëlsish të idhta, erërash energjike dhe lumenjsh kthjellimi. Kur “kuajt e Bardhë” të detit na aviten pranë, kur malet-guru na gjejnë portën, kur “ëngjejt me flatra të tjetërbotshme” zbresin e hyjnë shtëpive tona, na humb qetësia por prapë, ashtu si Maria, gjejmë ngushëllim.
Ferri nuk eshte i papërshkueshëm. Bota jonë e gjerë mund ta ringjallë përtëritjen e jetes; magjinë e saj të egër dhe autentike, ate “ritmin melodioz” të egzistencës parake, rikalitur në shestime, në gjuhë dhe në mozaik peisazhesh, një Ballkan që e kapërxen ngushtësinë për të ringritur globin mbi themelet e tij të para.
Përktheu Gezim Basha