More
    KreuLetërsiBibliotekëHistori e letërsisë shqipe e botuar në vitin 1922 nga Pashuk Ndokillìa

    Histori e letërsisë shqipe e botuar në vitin 1922 nga Pashuk Ndokillìa

    Përgatiti Andreas Dushi

    Historia e mëposhtme e letërsisë shqipe  u botua vetëm një herë në vitin 1922 nga autori Pashuk Ndokillìa i cili përveçse arsimtar, ishte edhe themelues i skautizmit në Shqipëri, sikurse na e tregon libri i tij i dytë ku flet pikërisht për të. I lindur në shkodër në vitin 1888, ai punoi si mësues, ndër të tjera edhe në Gjirokastër pranë Liceut të qytetit.

    Është shumë interesant një tekst i tij i botuar më 1931 Gazeta Shqipëtare me titull “Rëndësia e filozofis morale”, një ndër tekstet e para – në mos i pari – që e trajton gjerësisht nga pikëpamje të mendimtarëve të ndryshëm këtë degëzim të mendimit.

    Teksti në vijim është një ndër sprovat e para lidhur me historinë e letërsisë, një libër i vogël në format xhepi ku përmenden shkrimtarët dhe dukuritë letrare shqiptare, që nga fillimi me “Mesharin”, deri në ato bashkëkohorët, duke përfshirë   vetë autorin. Mbetet interesante të lexohet se si shihet para 101 vjetësh letërsia, kur sikurse autori thotë, akoma nuk ishte koha për të shkruar një tekst për letërsinë shqipe në kuptimin e plotë të fjalës, pasi shkrimtarët e gjallë atëbotë “ishte akoma heret me folë”.

    Këtu shtrohet edhe një tjetër hipotezë. Autori ia kushton librin Zef Ndokillisë dhe në përshkrimin e tij ndalet jo pak, duke na thënë madje se një alfabet latin për shkrimin e shqipes e ka krijuar pikërisht ungji i tij. Në shkrimin “Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe” (ExLibris, 106, 21 nëntor 2020) ku ribotohet debati mes “Hyllit të Dritës” dhe “Kumbonës të së Diellës”, emri i Ndokillës si hartues i mundshëm i tij nuk del asnjëherë.


    Të gjith komet e kërkojnë rânjën e tyne prej kohësh ma vjetike qi munden; e mbassi ndër kohna të para shkrimi ka qenë pak i njoitun, nuk dim për ato kohna, veç çka na ka ardhë gojë nepër gojë. Të parët e kishin zakon me i amshue ngjarjet, pikllimet e zembres me kângë popullore, me folë me shemelltyrna a përralla, me caktue nji mësim të math me nji diftim a fiale; m’u defrye për nji herit, dhe me ushtrue menden për miet kashë e lashvet, prandaj sa mâ të bukura, sa mâ të thiellta, aq mâ i qytetnuem provohet qi ishte populli qi i përngojote; e kështu mbas dishminavet të litrarvet të botës, provohet se Shqiptarët në ket pikpamie, s’ja lanë dalë popuivet mâ të qytetnuem        

    Shum janë shkrimtarët e huej qi janë tokue ndër shkrime të veta në levizie të literatyrës s’onë, e nonsë-un do të bazohem mbi ta, pèr hir të shkurtimit s’do t’i përmendi veç për rrqitas.

    Nonsë-e di qi literatyrën e përbainë krye veprat qi na s’i kena, prap se prap me duket punë e pamiradishme me kalue ne heshtje emnat e sa shkrimtarvet si të huej, si vendës, qi janë mundue me vue themelin e ndërtesës literare qi na iena tu’e mkâmbë. Mandej guximi, ndienjat, qëllimi e shkasi qi i dhan literatyrës Shqipe Bogdani, De Rrada, Ndokillia e Frashëri me detyrojnë t’i kushtoj pak fiale vepres se tyne veçanerisht.

    Literatyra âsht përshkrimi i vepravet mâ të çmueshme të nji gjuhe, e përshin leviziën mësimore të nji komi, tue përparue kamba kambë me levizien politike të ti.

    Me asi dokumentash qi provohet se na rriedhim prej Albanvet të Kaukazit, gjeimë edhe se ata përdorëshin nji Alfabet të trilluem prej nji Armeni me emën Misrop; ashtu Pelazgjët përdorëshin nji Alfabet të pruem prej Finikut Kadmo e këto Alfabeta te cilt i përmende Diodori, kuiton se i ka gjetë Dr. Hahn i cili edhe s’ka frikë të na çfaqë në libër të ti. Edhe Malte Brunn e Krispi flasin për nji Alfabet dy mi vieçar. Dihet se Kanuni i Lekdukagjinit âsht shkrue shqip, edhe qi Skanderbegu i âsht përgjegjë shqip Sulltan Muhametit; âshtu dihet se me 1493 ishle nji shtypshkronj në Obot, edhe pak mâ vonë në Voskopojâ; por të parat fjalë Shqipe, të hiedhuna kot ndër vepra të tyne i gjejmë në nji fialuer të nji germanit e në libër t’Em. Ejllit në kohë të Skaderbegut të shkrueme me gërma latinisht. Nji dokument asht vetun në 1555 qi nji farë Buzukut paska shkrue meshorin Shqip me do gërma të përzieme; kështu kena edhe nji kangë shum të bukur prej 1572, e quitun “Zani i Kasnecavet,” e në 1577 Dimiter Frengu na përshkruen fialën e L. Dukagjinit “E me ta”. Mandej në 1600 shkruene Em. Budi, Bardhi; në 1700 Pouquevilli, De Lecce, e me themelim të Kolegjës të Shën Damianit u punue rregullisht gjuha Shqipe; e mbassi mâ të shumët e shkrimtarvet klerikal përdoreshin alfabetat e kishvet tyne etë rrallë trilloshin vetë nji Alfabet si Kopitar në1829 e Vithkuqi. Për hir të shkurtimit tue hieke kësulën, vetun do të përmendi Emnat e Varibobes, Camardes, Mitkos, Kristoforidhit, Nesim Përmetit, Vaso Pashës, Serembes, Xarishit, De Martinos, Theodorit, Naum Veqilharxhit, Taksin Çami, Anastas Koluriotit, Boçarit, Santorit, Grigorit, për me nderue mendien e naltë të tyne tue urue qi nji tjetër mâ i zoti; e mâ i ngaeshëm se un, ti rreshtoinë në nji vepër të ti.

    Me mposhtië të Shqipnis prej Turkut kishte fillue m’u përlye gjuha, dhe me hupe ndienjat. Ket gjâ s’mund e durote shpija fisnike e Bogdajvet, prandej ungj e nip shkruene nji fialuer, nji gramatikë, dhe Veprën e çmueshme “E Vërteta” qi na mbetet edhe, se tierat i tretne Em. Pietrit, kur po ikte prej Shkupit për me ardhë e m’u-ndrye në shpellë qi edhe sot quhet me emën të tië në Riollë, prej ku iku mfshehtas në Rragushë e në Venedik ku botoj librin e ti. Ky liber u botue në vietë 1691; alfabeti i ti âsht latinisht me 5 gërma të ndryshme; gjuha âsht shum e kulluet; shtilli i rriedhshëm.

    Libri asht në format të math; përbahet prej dy vellimesh njani 182 faqesh veç kushtimit; tietri 162 faq. veç mësallës edhë shtoicës. Em. Pietri ishte Doktor Filosofijet, dhë dinte tet gjuhë, prandej ne libër të ti, gjinden tet alfabeta, dhe piesa “Cuneus Prophetarum” e përkëthyeme në tet gjuhë.

    Nji qi shkrini gja e jetë; qi terhoq mâ fort vërejtjen e botës së qytetnueme, aq sa fitoi levdimet mâ të mëdhajat prej njerzvet të çquem të kohës, qe De Rrada. Ky shkrimtar i pa lodhshëm 73 viet i përdori vetun për Shqipni tue pase filluem në 1833. Mlodhi kangët popullore dhe i përkëthej; botoj dy të përkohshme “Il Giovine Albanese” dhe “Fla- muri i Arbârit” shkroj Skanderbegun, Milosaun, Topija etj, etj. Dy herë mlodhi Shqiptarët e Italis në Kongres, ku themeluene shoqnin “La Nazione Albanese” prej të cilës mandej u botuene shum libra me alfabet të De Radës; Detyroj Qeverin Italiane të themelonte kathedrat e gjuhës Shqipe në Shën Mitër e në Napul; por gabimi i ti qe, se nuk u kuides me nxanë gjuhen, por u kënaqte vetun me dhialekt të vet.

    De Rada shkroj mâ shum se çdo Shqiptar; u njoit e u nderue çmos kushi, por ky nieri do madhnue mâ fort si Apostull, se sa si litrar.

    Jo vetëm se më lidhë gjaku, por edhe për me nderue egoizmën e shugurueme te Shqiptarvet vendes, e veçanerisht Shkodranë të cilt si në gojë. ashtu në kangë e ndër fletore e kan amshue emnin e ti, aq sa i kan kushtue nji udhë mu në mes të qytetit prej kopshtit Populluer në Konak, më detyron me bân fialë për Zefin e Ndokillis, i quitun dhe Jubani prej katundit, prej Lagjes së Kishës së cilit si quhet sot, a Mileta-Illija-Palokaj si u-quete atëherë, ka ra në Shkodër.

    I ati i ti, trim dhe bujar e dërgoi Zefin ne Malltë qi të nxente shkollë, ku mësoj jo vetëm dituni, por edhe ushqej mendien me ndienja komtare, se aty vlote kryengritia për vetqeverim Italian, dhe me Shqiptarë t’Italis, të Greqis, dhe t’Austris e vendës u orvat për levizie komtare, e cila levizie pieku Lidhjen e Prizrendit.

    Zefi ne part i marrun vesht me udhheqësit e kohës nen mproitie të Francës ku shërbente si kancelar me bashkpunim të Bibdodes themeloj Shoqnin Shqiptare, krijoj nji alfabet; mlodhi kangët popullore; shkroj Vierrsha; pëkëthej kanunin e tregtis të Turqis; por mâ fort u-muer me konferenca, dhe korrispondenca nder qytete e fletë të para të Francës, t’ltalis e t’Austris. I pari katolik qi krijoj alfabet si thotë “Zani i Shna Ndout,” Viershâtori i math si thotë A. Loriku; i madhi atdhetar si e quen “Populli” e shkrimtar i madhë si e njeh “Agimi,’”; qe sharë e kritiku, qe mproitë prej Pr. Marchiano; qe dashtë prej Camardës e Dorës d’Istria; qe adhurue prej popullit; qe ndiekë prej qeveris, e rrnoj i vetun por me idheal, pse në 1870 ishte zor me pase shokë Shqiptar, e vdiq tue na lanë trashigim alfabetin latinisht qi sot Shqiptarët mburren të ken.

    Në Kongres të Berlinit ne viet 1878 Europa kishte përfundue coptimin e Shqipnis; dhe Shqiptarët qi kishin në dorë qeverin e Turqis s’mund e praroshin ket gjâ; prandej ja mbushne menden Turkut qi t’i lente të punoishin për Shqipni. E para e punës qe, themelimi i shoqnis së shkronjavet Shqipe dhe botune shum libra, për vepër sidomos të Naim Frasherit.

    I lindun në qytetin Frashër; nxuni në Janinë dhe mori nëpunsina të mëdha në Turqi. Nene i vogël vierrshonte; sa ju dha rasti, kethej vierrshimin prej Greqishtes në gjuhë Shqipe, dhe u-bâm i përmendun. Ky veç nji zellit të math me begatë literatyren Shqipe me libra, aq sa shkroj po thuei se të gjith librat qi u-doishin për shkollë filiore; por shkroj edhe disa vierrsha të çmueshme si b. f. “Bagti e Buiqesi”, “Parraisa”, “Skanderbegu”, “Lulet e Verës”, e tj. e tj.

    Gjuhën qi përdorë e ka të kulluet; shtillin e rriedshëm; mendimet janë të nalta prej kui do t’i ket marrë; e nonse s’ka përdorun masat e vierrshësis, të tana, prap se prap me vepra të tija, vjerrshesija Shqipe, hiedh nji çap të math para. Naimi ishte i fort në prozë; ishte Shqiptar i flakët; as nji nder shkrimtar Shqiptar nuk âsht i njoitun në popull sa ky. Dhe literatyra do të përpaponte shum; po masat e rrebta qi muer Qeverija kundra Shqiptarvet shkrimtar e pënguene fort.

    Shqiptarët ku në vende të lira si n’ltali, Misir, Austri, Rumani, Bullgarie e Amerikë kishin formue shoqnina literare; ku edhe mefshetas në Shqypni si ajo e Bashkimit dhe e Agimit por aq me alfabeta të ndryshëm sa s’u kuptoshin njani me tietrin. Kur qe u dha Lirija në Turqi me 1908 e Shqiptarët pa humbun kohë vrapuene, e mbas nisiativës të Klubit “Bashkimi” të Monastirit, nën kryesin e Z. Z. Zavalani e Qirias, u mlodhne në nji Kongres të përgjithshëm të marrë piesë të gjith viset e Shqipnis e të gjith entet literare. Mbas shum përpiekjesh u-përfundue alfabeti i Stamollit i cili në pak kohë vdiq; dhe alfabeti Itinisht qi kena sot zyrtar.

    Mbassi gërmat Itinisht nuk miaftoshin për me dhanë të gjitha zânët Shqipe, u detyruene të bashkoine dy gërma për nji zâ; e në bashkim të tyne u-mbaitne për bashkim të natyrshëm, por ku nuk ju eci, përdoruene bashkimin arbitrar, tue u-bazue mbas shembullit të gjuhvet tiera. Shqiptarët deshne të mlidhen dhe nji herë tieter për me caktue Orthografin, por trazimet qi ngjane në Shqipni e botë marë i ndaluene; deri sa me 1917 u mlodhne në Shkodër e tue formue Komisin letrare, themeluene edhe Ortografin Shqipe, të bazueme në fonetikë. Sa për libra gjuhsije, këshilluene dhe etimologjin; për me shugurue bashkimin e dhialektevet, porositne ate të Elbasanit e për çap të parë urdhnuene qi a me hundore, të këndohet e pazâne tosknisht, dhe me zâ të hundët gegnisht.

    Me 1920 u-mlodhne në Lushnje e caktuene fialët teknike qi do të përdorin ndër libra Shkolle, dhe me kaq literatyra hyn në radhë me literatyra të përbotshme.

    Literatyra e jonë njehë përkëthime e vepra originale të miafshme; Gramatika Shqipe dhe nder gjuhë mâ të përparueme të botës; ashtu fialor; libra shkollash e ditunish të ndryshme; Rromanxa e vepra të ndryshme theatrash; libra të miaft për fena të ndryshme; dhe përkëthimet e Kristoforidhit, të Xarishit Nolit, Çajupt, etj., ashtu shkrimet e Konicës, Sqirohit, Miedës Zanonit, Xhuvanit, Gurakuqit etj; mund tq përkrahen me vepre të çmueshme të botës së qytetnueme; sa për Vierrsha nepër miet të Fishtës e të Prendushit mund t›ja kaloinë shum literatyravet tiera.

    Dhe të Përkohshme e gazeta nuk i mungojnë gjuhës Shqipe, dhe sot gjuha e jonë asht e studiume prej shum nierzësh të ditun, dhe e detyrueme ndër shum shkolle t’Europës, veçanerisht ndër ato qi merren me tregti; dhe me karrierë konsulare.

    Sot qi Shqipnia âsht plotsisht e lir, gjuha Shqipe asht gjuhe zyrtare, dhe ndër gjitha degët e administratës asht e detyrueme: Shum Shqiptarë i kan kushtue jetën e vet lavrimit të gjuhës dhe shum te pasun baine testamend gjân e tyne përparimit të gjuhës s’onë

    Sot âsht heret qi të shkruim nji Literatyrë Shqipe në veshtrim të plotë të fialës, pse për vepra të vdekunvet së kem çka thoimë pse s’ja vin mundi, dhe për vepra të gjallvet âsht shpeit qi t’i ftoime në gjukatore të kritikës, pse veprat e tyne s’kan nxâne ene vendin e qindrueshëm; me gjith kete shkrova sa kënduet, e po të doni më shani, por me i nxanë ju lutem t’i nxeni

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË