More
    KreuLetërsiShënime mbi libraEnver S. Morina: Në 40 vjetorin e botimit të parë të tregimeve...

    Enver S. Morina: Në 40 vjetorin e botimit të parë të tregimeve të J.L. Borges në shqip

    Paradigma e një refuzimi estetik do kujtohet përherë në literaturën bashkëkohore të të gjitha kohërave. Ka një emër. Sa ishte gjallë u përkthye dhe u botua në shqip tregimet e përzgjedhura me titullin “I pavdekshmi”. Krijimtaria e argjentinasit Jorge Luis Borges (1899-1986), sidomos në tregimtari, vlerave dhe artit që ngërthen, rriten ndoshta edhe nga fakti se atij jo vetëm që nuk ju dha Nobeli për Letërsi, por nga që nuk shkroi tri gjinitë e gjata të rrëfimtarisë (“narracionit “rrëfimtar”) dramë, roman dhe novelë. Një ditë, ndoshta, Nobeli do t’i jepet “vetëm” një tregimtari. Megjithatë për një gjë të tillë kritika moderne edhe dyshon sepse ishte Jorge Luis Borges që sfidoi, pa e ditur Akademia e Nobelit se në zhanrin e poezisë nuk kanë munguar nobelistët. Me gjithë këtë Borges ka shkruar prozë në poezi, ka shkruar tregim në ese, ka shkruar rrëfim në dialog, ka shkruar dramë në monolog, minitregim në ligjërata …

    Në vitin 1981, Redaksia e botimeve “Rilindja”, Biblioteka e përkthimit nga letërsi të tjera “ATLAS” botoj librin me tregime “I pavdekshmi”. Redaktor: Ali Podrimja. Përktheu: Muhamet Kërnja. Janë 45 tregime. Është ky libri i parë më i plotë me tregime që do prijë për nga sasia e përkthimeve të tregimeve të Borges deri në vitin 2021 (”Tregime të zgjedhura”, botim i vitit 2016 ka 31 tregime) kur do të përkthehet dhe botohet “Tregimet” me 71 tregime. Më pas në Prishtinë nuk do të përkthehet dhe botohet asnjë libër me tregime te Borges! Së fundi, në vitin 2021 është botuar, por që ende nuk ka ardhur tek lexuesi, “Tregimet” nga “Pika pa sipërfaqe”, 71 tregime përkthyer nga origjinali nga Bashkim Shehu.

    Përgjatë 40 viteve tituj me autor Jorge L. Borges në shqip janë: “I PAVDEKSHMI” (1981), “Dorëshkrimi i Brodit” (2001), “ALEPH” (2002), “Vdekja dhe busulla/Fiksione & Aleph” (2002), “PASQYRA e BOJËS” (2007), “Libri i rërës” (2009), “Tregime të zgjedhura” (2016) dhe “Tregimet” (2021). Gjithashtu përfaqësohet më disa tregime edhe në këto botime: “Labirinti Borges” (1999), “ANTOLOGJI E TREGIMIT HIASPANOAMERIKAN TE SHEKULLIT XX” (2002), “ARTISTI I URISË” (2003), “Tregime të zgjedhura” (2004), “PUTRA e MAJMUNIT” (2008), “TREGIME LATINOAMERIKANE” (2012) dhe “TREGIME TË ZGJEDHURA HISPANOAMERIKANE” (2015). Në të 16 titujt e librave në shqip në të cilat janë botuar tregimet e Borges janë përkthyer nga Muhamet Kërnja, Feride Papleka, Qemal Velija, Çlirim Mukli, Mira Meksi, Gjergj Vlashi, Fatmir Alimani, Edvin Shvarc, Agim Doksani, Xhevat Lloshi, Rudi Bobrati e Alban Bobrati, Azem Qazimi, Erion Karabolli e Bajram Karabolli dhe Bashkim Shehu.

    Janë këto shtëpi botuese që përkthyen dhe botuan krijimtarinë tregimtare te Borges: “Rilindja”, “Onufri”, “Botimet Enciklopedike”, “Shtëpia Botuese EUGEN”, “Botimet DUDAJ”, “Mësonjëtorja”, “Bargjini”, “Bota Shqiptare”, “ZENIT”, “ILAR” dhe “Pika pa sipërfaqe”.

    Tregime të përkthyera vetëm një herë: “Brenda një nate”, “Dikush ëndërron”, “Disa fjalë për shkencën rigoroze”, “Djali i humbur”, “Jugu”, “Legjendë”, “Një ëndërr”, “Odini”, “Paradiso, XXXI, 108”, “Qasja kah e fshehura” dhe “The Unending Gift”. Tregime të përkthyera në gjashtë variante janë “Dy mbretër dhe dy labirinte”, “Shtëpia e Asterionit” dhe “Ulrika”. Janë 96 tregime në shqip të botuara në 16 librat nga botimi i parë “I pavdekshmi” (1981) te i fundit “Tregimet” (2021) në harkun kohor prej dyzet vitesh.

    Tregimgrafia alfabetike e Jorge Luis Borges-it në shqip

    Abenhakan Bohari, i vdekur në labirintin e vet (I pavdekshmi, 1981); Abenjakan Bojari, i vrarë në labirinin e tij (Aleph, 2002); Abenhakan el Bohariu, që vdiq në labirintin e tij (Tregime të zgjedhura, 2016); Abenhakan el Bohari, vrarë në labirintin e tij (Tregimet, 2021)

    Alefi (I pavdekshmi, 1981); Aleph (Aleph, 2002); Aleph-i (Vdekja dhe busulla, 2002); Alef (Tregimet, 2021)

    Argumentum Ornithologicum (Arti i urisë, 2003); Argumentum Ornithologicum (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015)

              “Armiku bujar” (Poezi, 2000); “Një armik zemërgjerë” (I pavdekshmi, Et Coetere, 1981); “Armiku bujar” (Poezi të zgjedhura, 2016)

    Avelino Arredondo (Libri i rërës, 2009); Avelino Arredondo (Tregime të zgjedhura, 2016); Avelino Arredondo (Tregimet, 2021)

    Befasia e fshehur (I pavdekshmi, 1981); Mrekullia e fshehtë (Vdekja dhe busulla, 2002); Mrekullia e fshehtë (Putra e majmunit”, 2008); Mrekullia e fshehtë (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Mrekullia e fshehtë (Tregimet, 2021)

    Biblioteka e Babilonisë (I pavdekshmi, 1981); Biblioteka e Babelit (Vdekja dhe busulla, 2002); Biblioteka e Babelit (Pasqyra e bojës, 2007); Biblioteka e Babelit (Tregimet, 2021)

    Biografia e Tadeo Isidor Krusit (I pavdekshmi, 1981); Jetëshkrimi i Tadoe Isidoro Kruz (1829-1874)(Aleph, 2002); Biografi e Tadeo Isidoro Krusit (1829-1874) (Tregimet, 2021)

    Bojaxhiu i maskuar: Hakimi i Mervit (I pavdekshmi, 1981); Hakimi, ngjyrosës i maskuar i Mervit (Tregimet, 2021)

    Borgesi dhe unë (Arti i urisë, 2003), Borhesi dhe unë (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Borhesi dhe unë (Tregime të zgjedhura, 2016)

    Brenda një nate (Tregime latinoamerikane, 2012)

    Delia Elena San Marco (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Delia Elena San Marco (Poetë të shquar hispanikë, 2015)

    Deutsches Requiem (I pavdekshmi, 1981);Requeim gjerman (Aleph, 2002); Deutsches Requiem (Tregimet, 2021)

    Dëshmitari (Antologji e tregimit hispanoamerikan te shekullit XX, 2002); Dëshmitari (Pasqyra e bojës, 2007); Dëshmitari (Poetë të shquar hispanikë, 2015)

    Dialog mbi një dialog (Arti i urisë, 2003), Dialog për një dialog (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015)

    Dikush ëndërron (Labirinti Borges, 1999)

              “Disa fjalë për shkencën rigoroze” (I pavdekshmi, Et Coetere, 1981)

    Disku (Antologji e tregimit hispanoamerikan te shekullit XX, 2002); Disku (Libri i rërës, 2009); Disku (Tregime latinoamerikane, 2012); Disku (Tregime të zgjedhura, 2016); Disku (Tregimet, 2021)

    Djali i humbur (Antologji e tregimit hispanoamerikan te shekullit XX, 2002)

    Dorëshkrimi i Brodit (Dorëshkrimi i Brodit, 2001); Raporti i Brodit(Tregime të zgjedhura, 2016); Raporti i Brodit (Tregimet, 2021)

    Dueli (Dorëshkrimi i Brodit, 2001); Dueli (Tregimet, 2021)

    Dueli tjetër (Dorëshkrimi i Brodit, 2001); Dueli tjetër (Tregime të zgjedhura, 2016); Dueli tjetër (Tregimet, 2021)

    Dy mbretër dhe dy labirinte (I pavdekshmi, 1981); Dy mbretërit dhe dy labirintet (Aleph, 2002); Dy mbretërit dhe dy labirintet (Vdekja dhe busulla, 2002); Dy mbretërit dhe dy labirintet (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Dy mbretërit dhe dy labirintet (Tregime të zgjedhura, 2016); Dy mbretërit dhe dy labirintet (Tregimet, 2021)

              “Dy njerëz ëndërrimtarë” (I pavdekshmi, Et Coetere, 1981); “Historia e dy ëndërruesve” (Tregimet, E të tjera, 2021)

               “Dhoma e shtatoreve” (Tregimet, E të tjera, 2021); “Oda me shtatore” (I pavdekshmi, Et Coetere, 1981)

    Emma Zunz (Aleph, 2002); Ema Zunz (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Ema Zunz (Tregimet, 2021)

    E huaja (Dorëshkrimi i Brodit, 2001), E ndërfutura (Antologji e tregimit hispanoamerikan te shekullit XX, 2002) Furacakja (Tregime të zgjedhura, 2016); E huaja (Tregimet, 2021)

    E pavdekshmja (Aleph, 2002); I pavdekshmi (I pavdekshmi, 1981); I pavdekshmi (Tregimet, 2021)

    Episod me armikun (Tregime të zgjedhura, 2016); Ngjarje me armikun (Antologji e tregimit hispanoamerikan te shekullit XX, 2002); Takim me armikun (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015)

              “Fallxhiu i vonuar” (I pavdekshmi, Et Coetere, 1981); “Magjistari që u la të priste” (Tregimet, E të tjera, 2021)

    Famulli (Arti i urisë, 2003);Intriga (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015)

    Figura e shpatës (I pavdekshmi, 1981); Forma e shpatës (Vdekja dhe busulla, 2002); Trajta e shpatës (Tregimet, 2021)

    Funesi dhe kujtesa (I pavdekshmi, 1981); Funesi – njeriu i kujtesës (Vdekja dhe busulla, 2002); Funes kujtesa (Tregimet, 2021)

    Fundi (Vdekja dhe busulla, 2002); Fundi (Tregimet, 2021)

    Furacakja (Tregime të zgjedhura, 2016; E ndërfutura (Antologji e tregimit hispanoamerikan te shekullit XX, 2002), E huaja (Dorëshkrimi i Brodit, 2001); E huaja (Tregimet, 2021)

    Gërmadhat qarkore (I pavdekshmi, 1981); Rrënojat rrotullare (Vdekja dhe busulla, 2002); Qarku i rrënojave (Putra e majmunit, 2008); Rrënojat qarkore (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Rrënojat rrethore (Tregimet, 2021)

    Guayakil (Dorëshkrimi i Brodit, 2001); Guajakil (Tregimet, 2021)

    Hakimi, ngjyrosës i maskuar i Mervit (Tregimet, 2021); Bojaxhiu i maskuar: Hakimi i Mervit (I pavdekshmi, 1981)

     “Historia e dy ëndërruesve” (Tregimet, E të tjera, 2021); “Dy njerëz ëndërrimtarë” (I pavdekshmi, I pavdekshmi, Et Coetere, 1981)

    Historia e luftëtarit dhe të burgosurit (Aleph, 2002); Tregimi për luftëtarin dhe robinën(I pavdekshmi, 1981); Historia e luftëtarit dhe e robinjës (Tregimet, 2021)

    Historia e Rosendo Juarez (Dorëshkrimi i Brodit, 2001); Historia e Rosendo Huaresit (Tregimet, 2021)

    Huan Muranja (Tregimet, 2021); Juan Murana (Dorëshkrimi i Brodit, 2001)

    I padenji (Dorëshkrimi i Brodit, 2001); I poshtri (Tregimet, 2021)

    I pavdekshmi (I pavdekshmi, 1981); E pavdekshmja (Aleph, 2002); I pavdekshmi (Tregimet, 2021)

    I vdekuri  (I pavdekshmi, 1981); I vdekuri (Aleph, 2002);I vëni në shënjestër (Tregime të zgjedhura, 2004); I vdekuri (Tregimet, 2021)

    Inferno, 1.32 (Arti i urisë, 2003); Inferno, I, 32 (Tregime të zgjedhura, 2016)

    Intriga (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Famulli (Arti i urisë, 2003)

    Juan Murana (Dorëshkrimi i Brodit, 2001); Huan Muranja (Tregimet, 2021)

    Jugu (Tregimet, 2021)

    Jetëshkrimi i Tadoe Isidoro Kruz (1829-1874) (Aleph, 2002); Biografia e Tadeo Isidor Krusit (I pavdekshmi, 1981); Biografi e Tadeo Isidoro Krusit (1829-1874) (Tregimet, 2021)

    Ka edhe gjëra të tjera (Libri i rërës, 2009); There are more things (Tregime të zgjedhura, 2016), There Are more Things (Tregimet, 2021)

    Kërkimi i Averoesit (I pavdekshmi, 1981); Kërkimi i Averroes (Aleph, 2002); Kërkimi i Averroesit (Tregimet, 2021)

    Kongresi (Libri i rërës, 2009), Kongresi (Tregime të zgjedhura, 2016); Kongresi (Tregimet, 2021)

    Kopshti me shtigje që degëzohen (I pavdekshmi, 1981); Kopshti me shtigjet që bigëzohen (Vdekja dhe busulla, 2002); Kopshti me shtigje që bigëzohen (Tregime të zgjedhura, 2016); Kopshti i shtigjeve që bigëzohen (Tregimet, 2021)

    Kujtesa e Shekspirit (Arti i urisë, 2003); Kujtesa e Shekspirit (Tregimet, 2021)

    Legjendë (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015)

    Letra e zotit (I pavdekshmi, 1981); Shkrimi i Zotit (Aleph, 2002); Shkrimi i Perëndisë (Vdekja dhe busulla, 2002); Shkrimi i zotit (Tregimet, 2021)

    Libri i rërës (Libri i rërës, 2009); Libri i rërës (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Libri i rërës (Tregime të zgjedhura, 2016); Libri prej rëre (Tregimet, 2021)

    Lotaria e Babilonisë (I pavdekshmi, 1981); Lotaria në Babiloni (Vdekja dhe busulla, 2002); Llotaria në Babilon (Pasqyra e bojës, 2007); Lotaria në Babiloni (Tregimet, 2021)

    Llotaria në Babilon (Pasqyra e bojës, 2007); Lotaria e Babilonisë (I pavdekshmi, 1981); Lotaria në Babiloni (Vdekja dhe busulla, 2002); Lotaria në Babiloni (Tregimet, 2021)

      “Magjistari që u la të priste” (Tregimet, E të tjera, 2021); “Fallxhiu i vonuar” (I pavdekshmi, Et Coetere, 1981)

    Mashtruesi i pabesueshëm Tom Kastro (I pavdekshmi, 1981); Mashtruesi i hatashëm Tom Kastro (Tregimet, 2021)

    Mita (Libri i rërës, 2009); Mita (Tregime të zgjedhura, 2016); Ryshfeti (Tregimet, 2021) Mjeshtri i pasjellshëm i ceremonive Kotsuke no Suke (Tregimet, 2021); Udhëheqësi i padenjë i ceremonialit: Kotsuke No Suke (I pavdekshmi, 1981)

    Mon Istman, prodhues paudhësish (Tregimet, 2021); Një burim i anarkisë: Monk Istmani (I pavdekshmi, 1981)

    Mrekullia e fshehtë (Vdekja dhe busulla, 2002); Befasia e fshehur (I pavdekshmi, 1981); Mrekullia e fshehtë (“Putra e majmunit”, 2008); Mrekullia e fshehtë (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Mrekullia e fshehtë (Tregimet, 2021)

    Nata e dhuratave (Libri i rërës, 2009); Nata e dhuratave (Tregime të zgjedhura, 2016); Nata e dhurimeve (Tregimet, 2021)

    Ngjarje me armikun (Antologji e tregimit hispanoamerikan te shekullit XX, 2002); Takim me armikun (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Episod me armikun (Tregime të zgjedhura, 2016)

    Ndeshja (Dorëshkrimi i Brodit, 2001), Takimi (Labirinti Borges, 1999); Takimi (Tregime të zgjedhura, 2016); Takimi (Tregimet, 2021)

    Njeriu nga këndi i rrugës ngjyrë trëndafili (I pavdekshmi, 1981); Njeriu i qoshes ngjyrë trëndafili (Tregimet, 2021)

    Njeriu tek pragu (Aleph, 2002); Njeriu në prag (Tregimet, 2021)

              “Një armik zemërgjerë” (I pavdekshmi, Et Coetere, 1981); “Armiku bujar” (Poezi, 2000); “Armiku bujar”, Poezi të zgjedhura, 2016)

    Një burim i anarkisë: Monk Istmani (I pavdekshmi, 1981); Mon Istman, prodhues paudhësish (Tregimet, 2021)

    Një ëndërr (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015)

     “Një kipc i Muhamedit” (I pavdekshmi, Et Coetere, 1981); “Një dytëshor i Muhametit” (Tregimet, E të tjera, 2021)

       “Një teolog në vdekje”(Tregimet, E të tjera, 2021); “Teologu në botën tjetër” (I pavdekshmi, Et Coetere, 1981)

    Odini (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015)

     “Oda me shtatore” (I pavdekshmi, Et Coetere, 1981); “Dhoma e shtatoreve” (Tregimet, E të tjera, 2021)

    Paradiso, XXXI, 108 (Tregime të zgjedhura, 2016)

    Pasqyra dhe maska (Libri i rërës, 2009); Pasqyra dhe maska (Tregime të zgjedhura, 2016); Pasqyra dhe maska (Tregimet, 2021)

       “Pasqyra prej ngjyrës së shkrimit” (I pavdekshmi, Et Coetere, 1981);

       “Pasqyra e bojës”(Pasqyra e bojës, 2007); “Pasqyra prej boje” (Tregimet, E të tjera, 2021)

    Pjer Menari autor i Kishotit (I pavdekshmi, 1981); Pierre Menard-i – Autor i Kishotit (Vdekja dhe busulla, 2002); Pjer Menar, autor i Don Kishotit (Tregimet, 2021)

    Pritja (I pavdekshmi, 1981); Pritja (Aleph, 2002); Pritja (Tregimet, 2021)

    Qasja kah e fshehura (I pavdekshmi, 1981)

    Qarku i rrënojave (Putra e majmunit”, 2008); Gërmadhat qarkore (I pavdekshmi, 1981); Rrenojat rrotullare (Vdekja dhe busulla, 2002); Rrënojat qarkore (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015)

    Ragnarëku (Pasqyra e bojës, 2007); Ragnarök (Tregime të zgjedhura, 2016)

    Raporti i Brodit (Tregime të zgjedhura, 2016); Dorëshkrimi i Brodit (Dorëshkrimi i Brodit, 2001); Raporti i Brodit (Tregimet, 2021)

    Requeim gjerman (Aleph, 2002); Deutsches Requiem (I pavdekshmi, 1981); Deutsches Requiem (Tregimet, 2021)

    Ryshfeti (Tregimet, 2021); Mita (Libri i rërës, 2009); Mita (Tregime të zgjedhura, 2016)

    Rrënojat rrotullare (Vdekja dhe busulla, 2002); Gërmadhat qarkore (I pavdekshmi, 1981); Qarku i rrënojave (Putra e majmunit, 2008); Rrënojat qarkore (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Rrënojat rrethore (Tregimet, 2021)

    Sekti i tridhjetës (Libri i rërës, 2009); Sekti i tridhjetës(Tregime të zgjedhura, 2016); Sekti i të tridhjetëve (Tregimet, 2021)

    Sekti i Feniksit (Tregime të zgjedhura, 2016); Sekti i feniksit (Tregimet, 2021)

    Studimi i veprës së Herbert Kvejnit (I pavdekshmi, 1981); Shqyrtim i veprës së Herbert Kuejnit (Tregimet, 2021)

    Shkrimi i Zotit (Aleph, 2002); Letra e zotit (I pavdekshmi, 1981); Shkrimi i Perëndisë (Vdekja dhe busulla, 2002); Shkrimi i zotit (Tregimet, 2021)

    Shëlbyesi i hatashëm Lazarus Moreli (I pavdekshmi, 1981); Shelbyesi mizor Lazarus Morell (Tregimet, 2021)

    Shqyrtim i veprës së Herbert Kuejnit (Tregimet, 2021); Studimi i veprës së Herbert Kvejnit (I pavdekshmi, 1981)

    Shtëpia e Asterionit (I pavdekshmi, 1981); Shtëpia e Asterionit (Antologji e tregimit hispanoamerikan te shekullit XX”, 2002); Shtëpia e Asterionit (Aleph, 2002); Shtëpia e Asterionit (Vdekja dhe busulla, 2002); Shtëpia e Asterionit (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Shtëpia e Asterionit (Tregimet, 2021)

    Takim me armikun (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Ngjarje me armikun (Antologji e tregimit hispanoamerikan te shekullit XX, 2002); Episod me armikun (Tregime të zgjedhura, 2016)

    Takimi (Labirinti Borges, 1999); Ndeshja (Dorëshkrimi i Brodit, 2001); Takimi (Tregime të zgjedhura, 2016); Takimi (Tregimet, 2021)

    Teologët  (I pavdekshmi, 1981); Teologët (Aleph, 2002); Teologët (Tregime të zgjedhura, 2016); Teologët (Tregimet, 2021)

      “Teologu në botën tjetër” (I pavdekshmi, Et Coetere, 1981); Një teolog në vdekje (Tregimet, E të tjera, 2021)

    Tigrat e kaltër (Pasqyra e bojës, 2007); Tigra të kaltër (Tregimet, 2021)

    Tjetri (I pavdekshmi, 1981); Tjetri (Libri i rërës, 2009); Tjetri (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Tjetri (Tregime të zgjedhura, 2016); Tjetri (Tregimet, 2021)

    Tlon Ulqbar Orbis Tertius (I pavdekshmi, 1981); Tlön, Uqbar, Orbis Tertius (Tregime të zgjedhura, 2016); Tlön, Uqbar, Orbis Tertius (Tregimet, 2021)

    Trajta e shpatës (Tregimet, 2021); Figura e shpatës (I pavdekshmi, 1981); Forma e shpatës (Vdekja dhe busulla, 2002)

    Tregimi për luftëtarin dhe robinën (I pavdekshmi, 1981); Historia e luftëtarit dhe të burgosurit (Aleph, 2002); Historia e luftëtarit dhe e robinjës (Tregimet, 2021)

    Tregimi për tradhtarin dhe heroin (I pavdekshmi, 1981); Tema e tradhtarit dhe heroit (Vdekja dhe busulla, 2002); Tema e tradhtarit dhe heroi (Pasqyra e bojës, 2007); Tema e tradhtarit dhe heroit (Tregime të zgjedhura, 2016); Tema e tradhtarit dhe heroit (Tregimet, 2021)

    Trëndafili i Paracelsit (Tregime të zgjedhura, 2016); Trëndafili i Paracelsit (Tregimet, 2021)

    Tri interpretime të Judës (I pavdekshmi, 1981); Tre versione të Judës (Tregimet, 2021)

    The Unending Gift (Antologji e tregimit hispanoamerikan te shekullit XX, 2002)

    There are more things (Tregime të zgjedhura, 2016) Ka edhe gjëra të tjera(Libri i rërës, 2009), There Are more Things (Tregimet, 2021)

    Thika (Antologji e tregimit hispanoamerikan te shekullit XX, 2002); Thika (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015)

    Udhëheqësi i padenjë i ceremonialit: Kotsuke No Suke (I pavdekshmi, 1981); Mjeshtri i pasjellshëm i ceremonive Kotsuke no Suke (Tregimet, 2021)

    Ulrika (I pavdekshmi, 1981); Ulrika (Putra e majmunit, 2008); Ulrika (Libri i rërës, 2009), Ulrika (Tregime latinoamerikane, 2012); Ulrika (Tregime të zgjedhura, 2016); Ulrike (Tregimet, 2021)

    Undr (Libri i rërës, 2009); Undr (Tregime të zgjedhura, 2016); Undr (Tregimet, 2021)

    Ungjilli sipas Shën Markut (Dorëshkrimi i Brodit, 2001); Ungjilli sipas Markut (Tregime latinoamerikane, 2012); Ungjilli sipas Markut (Tregime të zgjedhura, 2016); Ungjilli sipas Markut (Tregimet, 2021)

    Utopia e një burri të lodhur (Libri i rërës, 2009); Utopia e një burri të lodhur (Tregime të zgjedhura, 2016); Utopia e njeriut të lodhur (Tregimet, 2021)

    Vdekja dhe busulla (I pavdekshmi, 1981); Vdekja dhe busulla (Vdekja dhe busulla, 2002); Vdekja dhe busulla (Tregimet, 2021)

    Vdekja tjetër (Aleph, 2002); Vdekja tjetër (Tregimet, 2021)

    Vejusha Çing (I pavdekshmi, 1981); Vejusha Çin, pirate (Tregimet, 2021)

    Vrasësi djerrakohës, Bill Herigeni (I pavdekshmi, 1981); Vrasësi i painteres Bill Harrigan (Tregimet, 2021)

    Zahiri (Aleph, 2002); Zahiri (Tregimet, 2021)

    Zonja e moçme (Dorëshkrimi i Brodit, 2001); Zonja e moshuar (Tregimet, 2021)

    25 gusht 1983 (Antologji e tregimit hispanoamerikan te shekullit XX, 2002); 25 gusht 1983 (Tregimet, 2021)

    Tregime në libra të tjerë të zhanreve jotregimtare

    Një armik zemërgjerë (I pavdekshmi, 1981); Armiku bujar (Poezi, 2000); Armiku bujar (Poezi të zgjedhura, 2016)

    Delia Elena San Marco (Tregime të zgjedhura hispanoamerikane, 2015); Delia Elena San Marco (Poetë të shquar hispanikë, 2015)

    Dëshmitari (Antologji e tregimit hispanoamerikan te shekullit XX”, 2002); Dëshmitari (Pasqyra e bojës, 2007); Dëshmitari (Poetë të shquar hispanikë, 2015)

    Takimi (Labirinti Borges, 1999); Takimi (Tregime të zgjedhura, 2016)

    Tek “Labirinti Borges” (1999) në mesin e 5 krijimeve kemi tregimin “Takimi” por edhe prozën poetike “Dikush ëndërron”.

    Tregimi “Dymbëdhjetë shenjat e botës”, H. Bustos Domecq: “Etërit e misterit” (Antologji e tregimeve policore), Bota Shqiptare, Tiranë, 2005, Përktheu: Agim Doksani (H. Bustos Domecq është një nga pseudonimet e shkrimtarëve argjentinas Jorge Luis Borges dhe Adolfo Bioy Casares, të shquar për krijimtarinë e tyre tregimtare, poetike, eseistike, më të cilin këta të dy së bashku kanë shkruar tregime policorë …)

    Botime në shqip të tregimeve të Borges (1981-2021)

    1981 H. L. Borhes I PAVDEKSHMI, Rilindja (Prishtinë), 1981, Përktheu: Muhamet Kërnja

    1999 Labirinti Borges (dëshmi, imazhe, ese, dialogë, krijime), Onufri, Tiranë, 1999, Përktheu: Feride Papleka

    2001 JORGE LUIS BORGES, DORËSHKRIMI I BRODIT (Tregime), Botimet Enciklopedike, Tiranë, 2001, Përktheu: Qemal Velija

    2002 JORGE LUIS BORGES, ALEPH,Shtëpia Botuese EUGEN (Tiranë), 2002, Përktheu: Çlirimi Mukli

    2002 Jorge Luis BORGES, Vdekja dhe busulla Fiksione & Aleph,ONUFRI (Tiranë), 2002, Përktheu nga origjinali: Mira Meksi

    2002 ANTOLOGJI E TREGIMIT HISPANOAMERIKAN TE SHEKULLIT XX,Botimet DUDAJ (Tiranë), 2002, Zgjodhi dhe përktheu nga spanjishtja: Gjergj Vlashi

    2003 ARTISTI I URISË (Tregime të zgjedhuar nga letërsia botërore), Mësonjëtorja (Tiranë), 2003, Përktheu: Fatmir Alimani

    2004 Tregime të zgjedhura, Bargjini, Tiranë, 2004, Mlodhi dhe përktheu: Edvin Shvarc

    2005 Jorge Luis Borges Adolfo Bioy Casares, Etërit e misterit (Antologji e tregimeve më të mira policore, bashkë me Adolfo Bioy Casares), Bota Shqiptare, (Tiranë), 2005, Përktheu: Agim Doksani

    2007 JORGE LUIS BORGES PASQYRA e BOJËS,Bota Shqiptare (Tiranë), 2007, Përktheu: Xhevat Lloshi

    2008 PUTRA e MAJMUNIT (Përzgjedhje nga mjeshtërit e mëdhenj të tregimit), Botimet DUDAJ (Tiranë), 2008, Përkthyer nga Rudi Bobrati e Alban Bobrati

    2009 JORGE LUIS BORGES Libri i rërës, ZENIT (Tiranë), 2009, Përktheu: Azem Qazimi

    2012 TREGIME LATINOAMERIKANE, ILAR (Tiranë), 2012, I zgjodhi dhe i përktheu nga spanjishtja: Bajram Karabolli

    2015 TREGIME TË ZGJEDHURA HISPANOAMERIKANE (Antologji), ILAR (Tiranë), 2015, Përkthyen nga spanjishtja: Erion Karabolli e Bajram Karabolli

    2016 JORGE LUIS BORGES, Tregime të zgjedhura, ZENIT Editions (Tiranë), 2016, Përktheu: Azem Qazimi

    2021 JORGE LUIS BORGES TREGIMET, Pika pa sipërfaqe (Tiranë), 2021, Përktheu nga origjinali: Bashkim Shehu

    P. S.

    Në hapësirën e botimeve në shqip në Maqedonia e Veriut nuk kam arritur të hulumtoj për botimin e tregimeve të Borges.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË