More
    KreuLetërsiShënime mbi libraEmrije Krosi: Neorealizmi i një poeti modern

    Emrije Krosi: Neorealizmi i një poeti modern

    -Rreth librit “britmat e muzgut modern” të poetit Marash Mirashi-

    Poezia është manushaqja që e kanë mbytur ferrat dhe Qielli i saj në Shqipërinë e këtyre dekadave, ka vetëm pak dritë të mugët, pasi Univesri i librit nuk është më superiorja por thjesh një frymëzim fatal, që të gjithë ngadhnjimtarët për të qenë poetë, janë çlirues të zellit të frymëzimit në emër të shpirtit të lirë. Shumë poetë shqiptarë si Migjeni, apo Ali Asllani, e kanë “skalitur” britmën dhe çmerimën e madhe shoqërore dhe kombëtare, për padrejtësinë sociale dhe njerëzore, nëpërmjet vargjeve të tyre, një realitet britmues ndaj së keqes, sepse poetët vetëm identifikojnë problemet por nuk kanë fuqi  ti zgjidhin ato. E keqja e shoqërisë shqiptare e ulur këmbëkryq në këto tridhjetë vite , ashtu si magjia e shkrimeve migjeniane, ajo që mbijeton ndër vite dhe mote, është edhe gjendja aktuale e njeriut sot, e cila mjerisht  përmban tipare të shumta ekspresioniste, (Vinca:2002), që përpuqen në realitetin e trishtë të një tranzicioni të gjatë, ku elementet poetike, metaforat e forta, simbolet dhe krahasimi,  japin pamje të shumta surrealiste me tipare të ekspresionizmit dhe ekszistencializmit, se në kontekstin e një letërsie sociale, (Rugova: 1996), pezia e Mirashit rrok jo vetëm realitetin, por “operon” deri në skutat më të thella të shpirtit shqiptar, me dhimbje pafund të shkatërrimit të shoqërisë dhe familje në emër të demo(n)kracisë.

    ***

    Poeti Marash Mirashi, duke qenë një gazetar shëtitës, për vite me radhë në të vetmin ekran publik të shqiptarëve TVSH-së, njeh çdo skutë të vendit tonë, por edhe mentalitetin e shoqërisë tonë, ndaj edhe libri “Britma e muzgut modern” (Mirashi: 2021) derdh neorrealizmin  e poetit, duke e ndarë  librin  në katër pjesë:

    statujat nuk ëndërrojnë ndryshimin e motit, (me 14 poezi)

    këmbana fatesh të trishta, (14 poezi)

    lumenjtë kanë mbetur vetëm, (11 poezi)

    refrenet e vitit të çmendur 1997, (10 poezi).

    Libri hapet me poezinë “Burri i ditur i qytetit”, ku pas një përshkrimiqytetit të çmendur,  me lloj-lloj shtresash sociale, dhe gjithëfarëlloji vesesh dhe huqesh, duke epitetuarformë enumeracioni, metaforash (Fogelin: 1988) nëpërmjet vargjeve: silueta hyjnoer sa vjen e shuhet/rrugëve mes njerzve, në thellësi/burri i ditur i këtij qyteti/është i dënuar /me vetmi, f.10, që në fillesë ironia e poetit është shtrirë horizontalisht dhe vertikalisht, një ndërthurje mes njëmendësisë dhe socioreales, gjatë rrugëtimit të tij poetik. Në poezinë: “Refreni fatal”, vargjet: përditë dëgjoj si përpëlitet,/shpirti i mbytur i shoqërisë/ në një filxhan kafeje/ mbi tavolinë, f. 15 poeti ecën mbi plojën e ironisë, (Jankélevitch: 1999), se një shoqëri që vetëm vegjeton si një amfib, që zvarritet, që mënjanohet, që ironizon, që fshihet, që hesht, që fle,  që luan melodramën e fatit të tij kolektiv, kurrë nuk do të ketë qytetërim dhe përparim. Poezitë: “Lavazh i trurit”, “Ibrahimi”, “Jetë nate në metropol”, “Adoleshentët”, “Në Roling Hills nuk ka aristokratë”, tematika socile është e mprestë, sa vetë satira ku ironia kërkon një farë vëmendje, (Parker: 2011), poeti në mënyrë intensive përpiqet të “zbutë” lexuesin,  duke e ndarë qenie e tij në  tre: unin tim/ të vërtetën/ (britma ime), se potretizimi i “maskës” reale shoqërore, vjen edhe nga vargu: në këtë qytet, shiu i imët/njësoj lag statujat, si njerzit/…/Një tingull këmbane nga Kisha e Shën Palit/vjen deri tek busti i Papa Vojtilës/…/të mbytur në kafene,/thashetheme , marrëzi/në këtë qytet/me jetë monotone/nën shi/ f.22, nga poezia: “Statujat nuk ëndërrojnë ndryshimin e motit”, kemi një përthyerje një përrrokje që na sjell krahasimin apo pranëvënien me tjetër poezi atë të Bardhyl Londos, (Krosi: 2021), (de)kodimi dhe (ç)mitizimi i qytetit, si dhe (de)kodimi i metaforës së shiut, ku simbolika e ujit  ka po ashtu katër aspekte ciklike të ujit (shiu, burimet, lumenjtë, deti e bora), si katër periudhat e jetës, (rinia, pjekuria, pleqëria e vdekja) se shiu/uji është një dukuri natyrore  që rilind jetën, por edhe si pastrim moral dhe katarsis, apo si pagëzim që për besimin e krishterë/ortodoks (simboliozn rilindje dhe pastrimin emocional) nga Gjon Pagëzori, por edhe në besim islam, në Suren Furkan, “ edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër” (El Furkan: 1989 ), por vetë “shiu” simbolizon, trishtimin, ankthin, refuzimin, dëshpërimin, nëpërmjte vargut: në këtë qytet/me jetë monotone/nën shi/, duke tranferuar besimin në (mënyrë përmbysëse), si ndeshje ironike metaforike, (Hamon: 1996). Pamja e Shqipërisë, migjeniane, dyzohet edhe ndaj depresionit kolektiv, ku teknologjia, luksi, interneti, ka sjellë “skllavërim” njerzor në fasoneri, në ndërtim, në minierë, që nën smogun e Tiranësrendin, vigjëlojnë, mëtojnë, mëkatojnë, iluzionojnë, vrapojnë, emigrojnë, kjo pamje surreale, mes eksitencializmit dhe  ekspresionizmit nëpërmjet vargjeve:  kapanoni i ftohtë gumëzhin/nga metali i makinerive modrene/që rrëzuan dhunshëm, pa mëshirë/ kalanë ilire të mbretërisë tënde, f. 45, nga; “Skllavja e bisnesit fason”, duke na servirur këto tematika të forta sociale si:

    tematikat dhe problematika,(varfëria, mjerimi, papunësia, prostitucioni, fataliteti, stresi etj.),

    përshkrimi i personazheve, (adoleshentët, fëmijët e rrugës,  vajzat dhe gratë e fasonerive,

    studentët, intelektualët,  moralisët, dhe (anti)patriarkalistët),

    idetë poetike (kritika kundër sistemit social-shoqëror, politik dhe fetar)

     vizionet mbresore rrëfyese (indiferenca individuale, politike dhe intelektuale nga njëra anë,

    “plogështia” dhe frenimi shoqërore nga ana tjetër),

     mjetet stilistikore shprehëse, (ironia, sarkazma, grotesku ).  Letërsia postmoderniste

    shoqërohet  me tone ironike dhe tallëse, shoqërohet shpesh edhe me sarkazëm, edhe si ironi e fjalës por edhe ironi e situatës, (Dado: 2020), është një teknikë rrëfimi (më shumë romanor) meqë e vë lexuesin  para qëndrimit  emocional, të trajtohen dukuri sociale dhe shoqërore, në mënyre ironike dhe satirike. Ironia shkon deri në paradoksin postmodernist, në formë edhe distance kritike me realitetin, se poezia është thjesht gjuhë e ngarkuar me kuptim deri në  shkallën dhe natyrën shenjore, (Wilde: 1981),  pa pretenduar se përgjigja specifike për lexuesit, mund të ketë “emocione” të  lumtura  apo  trishtuese, pa arritur të kuptojmë kuptimin parësor  të poezisë. Poezitë që shpalojnë “pamje mjerane migjeniane” vozitin  nëpër faqet e librit, ashtu si poeti shëtitës në atdheut e tij të çmendur nga grykësia, të përçudnuar nga një demo(n)kraci të një tranziconi të mbrapshtë , ku edhe vetë ëdërrat janë të frikshme. Poezitë si: “Nëna e dhembshur nga rrethina metropolitane”, “Punëtori me mëditje i qytetit”, “Makinisti i qytetit pa tren”, “Pikturë vjeshte në fshatin pa njerëz”, “Ullinjtë e kakomesë”, “Tanku taksi”, “Udhëtimi i gazetarëve në vitin ‘97”, poeti nëpërmjet marrëzisë tonë kolektive, babëzisë për të “pushtuar” toka dhe prona, nëpërmjet ngushtimit të hapsirave tona, në emër të moderniteti dekodon shenjat e metaforës së marrisë;

    metafora e marrëzisë së mjerimit (“Në oborin e fëmijëve të varfër”, vargjet: në oborr

    mbërritën njerëz me eskortë/ makina të shtrenjta, kamera, flokë me llak/qese me oriz, miell, makarona/ dhe kutërbimi parfumit nga pas, f.62),

    metafora e marrëzisë ikjes në emigracion, (“Diçka e çuditshme po i ndodh diellit”,

    vargjet: ata po ikin/ me çanta mbi shpinë/plot tesha/që s’do të mjaftojnë/ për të fshirë lotët, f.74.)

    metafora e marrëzisë së zbrasjes së fshtatit, (zonat rurale), (“Pikturë vjeshte në fshatin pa njerëz”, vargjet: ka mbërriur vjeshta në atdhe/një vjeshtë e gjatë/e tmerrshme/ku bien gjethet/njerëz dhe gjethe, f.77),

    metafora e marrësizë kolektive të vetvrasjeve, (“Tanku taksi” vargjet: tanku më i çuditshëm në botë/tanku-taksi, f.96),

    metafora e marrëzisë  të vdekjeve danteske, (“Nusja e re në autobuzin e Ferrit”, vargjet:

    muaji i mjaltit/ishte mijëra kilometra larg/autobuzi ishte i vitit 1988/marrëzia e vitit 1997!, f.103).  stili i poezisë moderniste, ka për qëllim që të bashkojë të gjithë copërat vizuale, në një njësi unike dhe origjinale, me dy pole të gjuhës; atë metaforike dhe atë metonimike, duke indentifikuar stilin individualist të poetit.

    Si përfundim: poezia e gazetarit Marash Mirashi, është një poezi që ndërthur realen me surrealen, ironinë dhe sarkazmën, sepse vetë shoqëria shqiptare akoma rrok gjithë marrëzinë tonë tridhjetëvjeçare, ka mundur të luftojë, për lirinë dhe qenësinë e tij, si thelb i ekzistencializmit njerëzor, por që shoqërua jonë është sa indiferente aq edhe naive, egoiste, duke e quajtur marrinë dhe thashethemin si modrenitet dhe jo si difekt dhe mungesë karakteri dhe përgjegjësie shqërore.  Një mesazh ky, që përçon poezia; një popull që harron  historinë , ka mundësi të përsëritë të njëjtat gabime në të ardhmen.

    BIBLIOGRAFIA.

    Dado, Floresha: (2020), Postmodrenizmi, poetikë e “antirregullit”, “Kristalina -KH”, Tiranë.

    El – Furkan: (1989), Quran,  përkth: Hfz.Sherif Ahmeti, Prishtinë.

    Fogelin, Robert J: (1988), Figuratively Speaking,  Neë Haven and London: Yale University Press.

    Hamon, Philippe: (1996), L’ironie littéraire: Essai sur les formes de l’écriture oblique,  Paris: Hachette.

    Jankélevitch, Vladimir: (1999),  L’ironie, Paris: Flammarion.

    Krosi, Emrije: (20121), Arratisja nga absurdi dhe depresioni shoqëror,  “ExLibris”,  Tiranë.

    Mirash Marashi, (2021), Britma e muzgut modern, “Emal”, Tiranë.

    Parker, Fred: (2011), The devil as muse : Blake, Byron, and the adversary, Baylor, University Press

    Rugova, Ibrahim, (1996), Kahe dhe premisa… “ Eurorilindja”, Tiranë.

    Vinca, Agim, (2002), Panteoni i ideve letrare, “Camaj – Pipa”,  Shkodër.

    Wilde, Alan, (1981),  Horizons of Assent: Modernism, Postmodernism, and the Ironic Imagination. Baltimore: John Hopkins University Press.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË