Kreu Teatër Boris Pasternak: Një mrekulli! Mali ka ardhur te Muhameti. Në Moskë...

Boris Pasternak: Një mrekulli! Mali ka ardhur te Muhameti. Në Moskë ka ardhur për një turne Sandro Moisiu…

Përgatitur nga Bujar Hudhri

Maria P. Gonta (1904-1995) poete, aktore dhe gazetare ukrainase. Mike e ngushtë e Majakovskit dhe Boris Pasternakut.
Në vitet 1930 ka botuar shkrime për aviacionin në revistën “Prozhektor’ dhe në gazetën “Ylli i kuq”.
Nga libri i saj me kujtime, po shkëpusim një fragment ku flitet për entuziazmin e Pasternakut që do të shihte në skenë aktorin e famshëm A. Moisiu gjatë turneut në Moskë në vitet 1924-25.

“Një mëngjes janari të vitit 1925 dëgjoj nga telefoni një zë të emocionuar:

– Një mrekulli! Mali ka ardhur te Muhameti, – fliste Boris Pasternaku. – Në Moskë ka mbërritur për një turne Sandro Moisiu…

Dukej qartë, nga tronditja dhe gëzimi i paduruar i Borisit, sikur po na ftonte në një gosti… që Sandro Moisiu ishte ardhja e Shekspirit, që kishte për të rëndësinë jetike  të “truallit dhe fatit”. Aq i emocionuar ishte Pasternaku para se të ngrihej perdja, sikur do ta luante ai vetë Hamletin.

… Origjinaliteti ishte tronditës. Me një xhaketë të shkurtër të përdorur, prej kadifeje, me triko dhe këpucë të vjetra hyri në sallë, si për në shtëpi, pa u vënë re, si padashur: – Më keni thërritur, nënoke?

Boris Pasternak njihet si një nga përkthyesit kryesorë të Shekspirit në rusisht. Majtas, kopertina e librit “Hamleti”, përkthyer prej tij.

…Aktin e parë Moisiu e përcolli si një monolog të brendshëm të Hamletit… u fshi çdo nocion për lojën, për rolin- ai ishte vetë Hamleti, kryekreje, ishte një mrekulli, që na kishte ardhur nga thellësitë e katërqind vjetëve.

Borisi i shkoi në prapaskenë… I tronditur dhe i ngazëllyer, me sytë arabikë që i shkrepëtinin, duke bërë gjestikulacione në ajër, duke aktruar.Kurse Hamleti dëgjonte i mahnitur, Hamleti qeshte…

“Moisiu nuk ishte për Pasternakun vetëm një shfaqje teatri, por një ikonë, një model i qasjes në art, një shembull i pavdekësisë, që shkonte pas gjurmëve të të përjetëshmëve…

…Moisiu ishte për Pasternakun jo vetëm një shfaqje teatri, por një ikonë, një model i qasjes në art, një shembull i pavdekësisë, që shkonte pas gjurmëve të të përjetëshmëve…

“Hamleti” – thoshte Pasternaku, sipas kujtimeve të Maria Gontës, – është tragjedia më jetëshkrimore e Shekspirit”. Por a nuk ka qenë kjo tragjedi po kaq autobigrafike për vetë Pasternakun? Dhe, ndofta, pikërisht këtë jetëshkrimësi Pasternaku e ndjeu në lojën e Sandro Moisiut, i cili, shkruan Gonta, “nuk e luante Hamletin, nuk kishte pamjen e Hamletit, nuk e jetonte Hamletin, ai ishte vetë Hamleti i gjallë”. Ai ishte aq i shtrenjtë për Pasternakun sepse te Moisiu kishte parë atë mrekulli të gjallë të pavdekësisë, e cila i ishte shfaqur në ëndërrimet rinore në mendimet e zjarrta të referatit të tij “Simbolizmi dhe pavdekësia” (1913).

Autograf i Aleksandër Moisiut në fotografinë e tij dhuruar regjisorit S. I. Llanskij të “Mallij Teatr”, gjatë turneut në BRSS (1924-1925)

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Lindita Tahiri: Zija Çela ka krijuar një autoritet të ri, atë të lexuesit

1 Kur përuroi romanin “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”, Zija Çela u paraqit në sallë përballë gazetarëve pa asnjë kritik...

Dhjetë poezi nga Antonella Carmen Caggiano

Përktheu nga orgjinali Eda Agaj Zhiti Italia dhe poezia kanë një përbashkësi të vijueshme si bregu me detin, do...

“Njerëz prej buke”, tregim nga Faruk Myrtaj

Gardiani nuk po bëhej i gjallë dhe unë u ngrita. Në një hapësirë si e kësaj qelie, të ngrihesh...

Feride Papleka: Frymëzimet bodleriane të poezisë së Shuteriqit liceist

Në vitet e para të liceut francez të Korçës, një ngjarje e rrallë i trazoi ëndrrat dhe dëshirat e Shuteriqit të ri....

KATEGORITË