More
    KreuLetërsiShënime mbi libraBajram Sefaj: Romani “Zogjte e qyqes” i Gani Mehmetajt, tashmë flet frëngjisht

    Bajram Sefaj: Romani “Zogjte e qyqes” i Gani Mehmetajt, tashmë flet frëngjisht

    Përkthyer nga Abidin Krasniqi, botuar nga “Fauves édition”, Paris.
    Romani “Les oisillons du coucou: Souvenir d’un colon serbe”.

    Kur e lexova romanin “Zogjtë e qyqes, të përkthyer në frëngjisht: “Les oisillons du coucou: Souvenir d’un colon serbe”, me përshkoi një ndjenjë e veçantë. Me riktheu prapa, por edhe me drithëroi, ma errësoi pamjen, por ma ndriçoi mendjen, me emocionoi por njëkohësisht me mbyti në pus kujtimësh. Të lexosh diçka që të duket sikur e ke përjetuar, ke kaluar nëpër ato ndeshtrasha, se si ndjehesh, pezull në ajër   Vuajtjet rrëfehen nga goja e një koloni serb me emrin Dragan, që i ka përjetuar të gjitha këto në lëkurën e vet, që bashkëjeton edhe me vuajtjet e shqiptarëve, që pikëllohet pse fati e përplasi në këto hapësira, pse ai dhe të tjerët si ai, nuk ishin ndryshe, pse ata nuk lanë gjurmë, por vragë, pse ishin zogj të qyqes, e nuk ishin zogj të dallëndyshes.

       Është tronditës e pikëllues njëkohësisht, ky rrëfim, është i afërt me ndjesi e i largët në kohë – gjysmë shekulli, mbërthyer në 270 faqe.

    Libri i Gani Mehmetajt, i botuar në Paris nga shtëpia botuese “Fauves edition”, që nga muaji maj I këti viti (2022), komunikon me francezë e më gjerë, me frankofon, në gjuhën e Balzakut e të Ygoit, Kamus e të Sartrit, një roman që i rrëfen vuajtjet dhe tragjedinë në Ballkan, një roman që të ngjallë kujtimet e hidhura. Ishim të rinj, ndërsa jetonim në kohë të pa kohë dhe në atë mos kohë, përpiqeshim të rrëmbenim një grimë lumturi, a pak dashuri që na e sillte jeta e mosha, mu si personazheve të këtij rrëfimi.

    Secili shkrimtar e ka ëndërr që ta përkthej romanin e tij në gjuhë e kulturës e të shkrimtarisë evropiane e botërore, në qendrën e letërsisë dhe të kulturës, ku jetuan e vepruan disa nga kolosët më të mëdhenj të letërsisë e të artit të përbotshëm.

    Kur u dha lajmi për botimin e këtij romani në Paris, isha ndër të parët që e porosita me Amazon, isha ndër të parët që e rilexova.

       Kadareja ishte i pari zog shtegtar, që e pushtoi jo vetëm Francën, miku im Gani me thjeshtësinë e këmbëngulësinë po përpiqet të pushtojë Francën e ëndrrave të veta, por ka ambicie edhe më të mëdha, të përkthehet edhe në gjuhë të tjera.

    A do t’ia dal? Ai ka pretendime që Franca të jetë vetëm trampolina e parë.      

       Romanin e kam lexuar një vit më parë në shqip, kështu që kur nisi ta lexoj në frëngjisht me dukej sikur e kam parë diku, e kam përjetuar, “déjà vu”, do të thoshin francezët.

    Parakalonin para syve të mi personazhet e romanit, përftonin edhe fatet e tyre, ndërsa mua me sillnin në kujtime personazhet e mi të fëmijërisë e të rinisë, aq të ngjashëm. Ishte një tjetër Dragan e Dukagjin, një tjetër Nada e Neda, Vjollca e Sunçica.

    Dhe është një ndjenjë  e veçantë, sepse dashuritë e Zoranit, janë dashuritë e mia, ai e do një shqiptare, por që nuk e realizoi, unë isha i dashuruara në një kolone që me mbeti peng, e doja dhe i druaja, drithërohesha dhe frikësohesha, mbushesha frymë e me ndërpritej fryma.

     Romani ka një gjuhë të ëmbël, emocionale, drithërues që të ngjallë kujtime, të kthen në kohën e shkuar, që përpiqesh ta harrosh e nuk mundesh. Stili i të rrëfyerit është i veçantë, ashtu si është e veçantë tema që e trajton, z. Gani. Është risi në letërsinë shqipe, por risi tematike e stilistike edhe në letërsinë evropiane.

    Ne kemi jetuar e bashkëjetuar me kolonë dhunshëm, por në letërsi sikur jemi kursyer të trajtojmë  “bashkëjetesën” me ta, kemi ngurruar, ose i kemi paraqitur përmes ndonjë gjakësori, pa u thelluar shumë në jetën që ishte më komplekse.

    Abidin Krasniqi, emër i ri në botën (oqeanin) e pëkthimit (shqipërimit), bëri mirë që lexuesit francez, përmes një përkthim cilësor dhe mjaftë të suksesshëm, ia ofroi këtë vepët letrare, këtë roman të Gani  Mehmetajt që, që në botë e letësisë shqptare u paraqit një uragan I fuqishëm. Abidini bëri një punë të mirë, e kapi dhe e barti stilin e autorit, ka një gjuhë të rrjedhshme të përkthimit. Vlen të theksohet dhe nënvizoet se ai tashmë është sprovuar”dhe I dësmuar, me përkthimin e librit epope “Lahuta e Malcis” të kolosit të letërsisë shqipe, Gjergj Fishta.

    _______________

    “Zogjtë e qyqes”, është fitues i çmimit prestigjioz “Kadare”, për roman të vitit 2021. Kjo vepër letrare e G. Mehmetajt, e cilësuar si gjetje tejet origjinale tematike dhe shtjellim i suksesshëm artistik, jo vetëm për arsye se ngadhënjeu me shpërblimin që mban emrin e shkrimtarit tone botërisht të njohur, por ajo ngjason në vepër letrare të Kadaresë të ditëve më të mira.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË