More
    KreuIntervistaAdam Zagajewski: Më intereson më shumë poezia që ende nuk e...

    Adam Zagajewski: Më intereson më shumë poezia që ende nuk e kam shkruar

    Me gjasë, poeti polak më i madh i gjallë dhe njëherësh, më i lëvduari, Adam Zagajewski flet me Culture.pl rreth fëmijërisë së vet, çfarë do të sjellë e ardhmja, dhe pse ai nuk i mban mend përmendësh poezitë e veta. 
    Përktheu Elvana Zaimi

    Sveta Gutkina: Poeti dhe kritiku amerikan Edward Hirsch e ka barazuar poezinë tuaj me lutjet … 

    Adam Zagajewski: Mendoj se disa prej poezive të mia mund të të ngjallin asociacione të tilla dhe s’kam gjë kundër saj, por faktikisht nuk është thjesht një modus. Disa prej poezive të mia si natyrë, janë paksa filozofike, të tjerat pak më shumë lirike. E kam shumë për zemër Edëard Hirsch, dhe jemi shumë miq, por në këtë pikë nuk bie dakord me të.

    SG: A mund t’i ngjajë poezia lutjes?

    AZ: Absolutisht. Shumëpoezi, ndonjëherë edhe ato më të bukurat, kanë një aspekt si prej lutjesh. Gjakimi për të shkruar poezi, në një farë mënyre, është si gjakimi me u lutë, edhe për faktin se shumë poetë janë të bindur se dikush apo diçka duket se ua dikton poezitë e veta. Për shumë poetë, vetë premisa për të shkruar poezi është diçka fetare në vetvete, religjioze, sikur një autoritet  më i epërm po u ndih në procesin e të shkruarit. Kjo nuk është shkencërisht e vërtetueshme, sigurisht.

    SG: Njëherë ju patët shkruar se ‘Poezia është në kërkim të shkëlqimit’. A është poezia po aq edhe në kërkim të Zotit?

    AZ: S’do shkoja aq larg. Është interpretim i metaforës së shkëlqimit, por nuk do ta thjeshtoja gjithë poezinë në kërkim të Zotit, sepse poetët prekin gjithashtu edhe tema shumë tokësore. Poezi politike, poezi dashurie, në të cilat poetët kërkojnë njeriun e tyre të dashur, jo Zotin. Poezia është e shumëllojshme dhe ka një shumësi qëllimesh. Disa poetë janë krejtësisht jo’religjioze, dhe kjo gjë duhet repsektuar.

    SG: Në ‘Lekka Przesada’ (Një teprim i lehtë), ju citoni njëpoet francez që ju pati thënë se, meqë francezët e dinin ndërkohë që nuk kishte Zot, ata shkruajnë për gjera të tjera.

    AZ: Në lidhje me këtë, poetët francezë më së shumti përbëjnë një përjashtim, edhe pse mund të kenë ekzistuar edhe poetë religjiozë në Francë (nuk e di, nuk kam të dhëna).

    SG: Si ndryshon nga kjo poezia polake?

    AZ: Mendoj se ndryshon falë interesit të saj të madh në atë që lëviz komunitetet, dmth çështjet politike. Poezia polake u lind në formën e saj aktuale direkt pas Luftës së Dytë Botërore. Miłosz dhe Różeëicz ishin personat “përgjegjës” për ripërkufizimin e saj dhe më vonë atyre iu bashkau edhe Herberti. Poezia polake mori një kthesë shenjuese drejt magjepsjes së komunitetit. Jo në mënyren gazetareske, por në një mënyrë më të sofistikuar dhe metaforike, të cilën e ndjej se është shumë më e ndryshme se shumë poezi të tjera kombesh, të cilat i mbetën besnike një apo më shumë modeleve klasikë, më saktësisht atij që poezia jo domosdoshmërisht duhet të rrëmojë në çështje historike apo qytetare. Poezia polake në këtë kuptim, është e kundërta e kësaj.

    SG: Cila është e ardhmja e poezisë polake?

    AZ: Nuk e di. Unë mendoj se i përkas brezit të fundit që shkon pas vizionit poetik të Miłosz, Różeëicz dhe Herbertit. Poetët më të rinj të brezit BruLion iu shmangën kësaj dhe poezia u privatizua sërish; poetët shkruajnë vetëm për përvojat dhe gjërat e tyre, pa ndofarë shqetësimi për atë se çfarë mendon shoqëria. Ndoshta mund të derivojë edhe ndonjë reagim tjetër dhe do të kthehet sërish, sepse poezia nuk zhvillohet vetëm në një drejtim. Mund të ndodhë që 20 vjećarët e sotëm, për të cilët ne dimë shumë pak ose thuajse asgjë, të rikthehen edhe një herë në trendin e komunitetit.

    SG: A e ndiqni poezinë bashkëkohore?

    AZ: Unë nuk jam si Miłosz, i cili ka thënë se poezia polake është si shtëpia e tij në fshat. Kam disa miq dhe të njohur mes këtyre poetëve më të rinj, të cilët më dërgojnë poezitë e tyre. Kam njëfarë shkalle kontakti me ta, por vetëm për shembuj individualë. . shpesh ata janë poetë që madje as nuk janë botuar dhe poezitë e tyre nuk janë as në qarkullim. Mes atyre që janë mbi 50 vjeç, i preferuari im është Tomasz Różycki, poezinë e të cilit e pëlqej shumë. Ai nuk identifikohet plotësisht me modelin që përmedna më sipër. Edhe familja e tij ka ardhur nga Lvovi. Ai ka shkruar shumë poezi për ndjeshmërinë e vet ndaj gjërave që e kanë prekur jo drejtpërdrejt, por në fatin e familjes së tij.

    SG: Pse shkruhet në varg të lirë poezia polake?

    AZ: Disa poetë po përpiqen të kthehen te format klasike. Gjuha polake moi frymë kur u shkund nga detyrimi i vargut silabik. Për fat të keq, gjithë theksi në polonisht bie në rrokjen e parafundit, gjë që ia kufizon mundësitë zanore poezisë. Rusishja ka theks më të ndryshueshëm, siç e ka dhe anglishtja, ndërsa frëngjishtja e ka në rrokjen e fundit. Disa gjuhë të caktuara, në njëfarë mënyrë, janë “me aftësi të kufizuara”, por kjo nuk përbën pengesë: të gjithë duan të kenë poezinë e francezëve! Kjo do të nënkuptonte se Baudelaire apo Apollinaire do të ishin poetë mjeranë. E dyta, ka modele të ndryshme të vargut të lirë. Unë përpiqem (por nuk e di nëse gjithmonë ia dal) ta pasuroj vargundhe ta bëj këtë në mëyrë elegante. Aktualisht, rimat më acarojnë, më duken paksa si këmbana që të ndërmend të përgjunjesh në kishë. Nuk më pëlqejnë rimat dhe, për më tepër, ato janë shpikje e kohëve të fundit. U zbuluan vetëm gjatë Mesjetës, ndërkohë që poezia greke, romake dhe psallmet biblike nuk kanë rima apo nuk i masin rrokjet me numër apo metër.

    Në vargun e lirë, përpiqem të përqarkoj pasurinë e formës përmes imazheve dhe metaforave. Nuk më pëlqen vargu i lirë i dobët, ku mjaft të shkruash fjali në monokolonë që të quhet poezi. Kjo sigurisht që nuk mjafton; përshkrimet he metaforat uhet të jenë të pakapshme. . poezia pa metafora s’përben asnjë interes për mua. Shpirti i poezisë nuk është as rima, as gjatësia e vargut, vetëm metafora. Duhet t’i japësh gjuhës njëfarë pasurie që artikujt e gazetarisë dhe madje as proza nuk e kanë njohur kurrëe.

    SG: Si do ta përkufizonit poezinë?

    AZ: Anoj nga një pohim shumë i vjetër i një poeti dhe filozofi jezuit italian në und të shekullit të 18-të: ‘Poezia ëhstë një ëndërr e ëndërruar në prani të arsyes’. E adhuroj këtë shprehje, për faktin se përfshin dy elementë – njëfarë gjëje të egër që lidhet me imagjinatën dhe ëndrrat, por megjithatë, e mbajtur me “këmbë në tokë” nga arsyeja. Njëfarëlloj dialogu me imagjinatën.

    SG: Çfarë mendimi keni për poezinë uaj të hershme (nga kohët e Valës së Re Polake)?

    AZ: mendoj se poezitë e mia të vonshme janë më të pasura dhe më interesante, por disa nga lexuesit e mi besojnë pikërisht të kundërtën dhe u pëlqejnë shumë poezitë e mia të hershme. Ato janë poezi të qashtra pa metafora, të cilat tni nuk më pëlqejnë më, por se janë jetësuar në njëfarë klime të caktuar, si shprehje e një brezi të caktuar. Unë besoj se kanë qenë të domosdoshme për atë kohë. Poetët, në përgjithësi, operojnë thuajse në një mjedis vakuumi, me disa mijëra lexues. Shumë pak poetë kanë shkallë të madhe leximi si Mayakovsky ose Gałczyński, por ne ia dolm të arrinim një numër të madh lexuesish. Për një kohë të gjatë, unë isha i njohur si bashkë-autori i Śëiat Nieprzedstaëiony (‘Bota e papërfaqësuar’), por kjo ka ngjarë diku te pesëdhetë vjet më parë!

    SG: I mbani mend përmendësh poezitë tuja?

    AZ: Jo, dhe më vjen shumë keq. Po ju tregoj një anekdotë: nuk ka shumë kohë që vdiq poeti amerikan Ë.S. Merëin. Ka qenë shok me Herbertin gjatë kohës kur ky jetonte në Kaliforni në vitet 1960. Ai tregonte se si një herë e kishte parë Herbertin të pikëlluar dhe e pyet, ‘Ça ke, Zbyszek? Nuk dukesh aspak mirë. Si e ke punën?’ Herberti i përgjigjet: ‘Po ja, kam shkruar ca poezi të rea dhe isha shumë i gëzuar, pastaj hipa në taksi dhe i harrova aty’. Merëin e pyeti, ‘Po si kështu, nuk i mësove përmendësh?’ por Herberti ia ktheu, ‘Vetëm poetët rusë i mësojnë poezitë e tyre përmendësh’. Kjo hstë normale edhe sot në Rusi. Ndonjëherë, Brodsky ngatërrohej në mbrëmjet letrare, por për të, recitimi me anë të kujtesës ishte një pikë e mirë fillimi.

    SG: Ndoshta vijnë në ndihmë edhe rimat?

    AZ: Rimat sigurisht që ndihmojnë. Ekziston një teori ipas së cilës murgjit mesjetarë i kanë paraqitur rimat si një mjet të kujtesës pë rtë ndihmua në mbamendjen e poezive fetare. Ata donin që edhe populli t’i mesonte përmendësh.

    Fëmijëria është poezia e jetës

    SG: Dikur keni thënë se në 1968-ën nuk keni menduar vetëm për politikë, por gjithashtu keni qenë edhe i ri dhe i lumtur…

    AZ: Të rinjtë nuk e dinë se janë të rinj. Ne kemi qenë të lumtur sepse e ndjenim se po bënim diçka të mirë dhe poezitë ona po mbërrinin te njerëzit, pavarësisht gjithë censurës dhe problemeve me policinë. Kam qenë në Romë në një konferencë për Brodsky-n një herë, dhe dikush po fliste për kohën e tmerrshme që ai pat kaluar në Leningrad, kur ishte nën survejimin e policisë dhe i dëbuar në veri. Unë ngrita zërin dhe thashë se kjo nuk ishte e vërtetë. Ai ka qenë i ri dhe i vetëdijshëm se ishte një gjeni; ai e ndjente lumturinë e talentit të tij. Unë mendoj se artistët e rinj e fillojnë me pasiguri: A kam gjë për të thënë? Ai shumë shpejt dha prova se ishte i talentuar dhe i admiruar si poet i ri. Thashë se nuk besoja se ka qenë i mjerë në të i të tij si poet. Përveç policisë dhe komunizmit, në njëfarë mënyrë, ai ka qenë i lumtur, mend sa s’plaste nga energjia e talentit të vet. Lumturia nuk ëhstë diçka automatike, ndonjëherë njerëzit janë në gjendje të shprehin diçka përmes poezisë, artit, shkencës, madje edhe futbollit.lumuria buron nga gjetja e një forme shprehjeje që fiton edhe ajo po kështu një pranim dhe vlerësim.

    SG: A mund të thuhet e njëjta gjë edhe për fëmijrëinë? Ju keni shkruar ‘Ma ktheni fëmijërinë’ dhe ‘Tani jam i sigurtë se e di si të jem fëmijë’.

    AZ: Sigurisht që një fëmijë nuk e di se është i tillë, pra fëmijë. Por unë nuk kam qenë fëmijë mjeran. Mendoj shumë për njerëzit që ëndërrojnë njëfarësoj të kthehen edhe një herë në fëmijëri, gjë që është e pamundur, siç e dimë. Por ama ka kohë kur ne vetëmse mund të përjetojmë menjëmned fëmijërinë kur asaj po i vjen fundi. Gjatë kohës që jemi fëmijë, nuk dimë mënyrë tjetër për të përjetuar, jetuar botën. Vetëm kur arrijmë moshën e pjekurisë përballemi me një tjetër lloj jete, më mondane he të orientuar drejt mbijeteësës, pastaj papritmas ndërgjegjësohemi se çfarë thesari ka qenë fëmijëria.

    SG: Pra, ju ëndërroni të ktheheni prapë në fëmijëri?

    AZ: Jo, është figurë ligjërimore. Disa nga kujtimet e fëmijrësisë sime duket se kanë mbijetuar në mua, ndaj dhe fëmijëria ime nuk ka humbur krejtësisht në mënyrë të pakthyeshme.

    SG: Shkruani shumë për fëmijërinë …

    AZ: Po, shkruaj, por nuk jam i vetmi që them se poezia nuk mund të ekzistojë pa fëmijërinë. Fëmijëria ëhstë poezia e jetës. Kushdo e ka këtë dhunti si fëmijë; disa e bjerrin, por disa të tjerë e ruajnë.

    SG: Ka njerëz që besojnë se temat qendrore të poezisë janë dashuria dhe vdekja. Poezia juaj përmban shum dashuri, por akoma më shumë vdekje…

    AZ: S’e kam numëruar ndonjëherë. Kam shkruar shumë elegji për njerëz që s’janë më. Është qasja ime individuale ndaj vdekjes. Sigurisht, askush nga ata që shkruajnë elegji nuk e harron se një ditë, edhe ai s’do të rrojë më. Thelbësisht, elegjia është njëfarë gjesti kundër vdekjes, që i mundëson njeriut për të cilin ne po shkruajmë të ringjallet për një çast. Elegjia është një formë ngushëllimi apo ringjalljeje, ndaj dhe është si njëfarë dueli ndaj vdekjes: ‘Ma kthe këtë person, qoftë dhe për një grimëkohë!’ Edhe pse flitet për vdekjen, është kundër saj më së shumti. Por, natyrisht, ka disa poezi ku unë hamendësoj se si mund të jetë vdekja ime, por nuk mendoj se kam shumë poezi të tilla.

    SG: Ju keni shkruajtur edhe ‘Të vdekur, ju jeni mjeshtrat e mi’…

    AZ: Pjesërisht, kjo rrrjedh nga formulimi i qartë se, kur shkojmë në një muze apo në ndonjë koncert, ndeshemi me shfaqjen apo paraqitjen e të vdekurve: kompozitorë apo piktorë të mëdhenj që mund të kenë vdekur prej shekujsh. I vdekuri luan një rol në jetët tona, jo se feston apo i thur himn vdekjes, por përkundrazi, na jep ne jetë. Pasi dëgjojnë Bahun, njerëzit duket se fitojnë fuqi he forcë. A nuk është e pabesueshme që dikush që ka vdekur shekuj më parë mund t’u japë njerëzve ende fuqi?!

    Vitet e udhëtarit

    SG: Në Dëa Miasta (‘Dy qytete’), keni shkruar se njerëzit ndahen në njerëzit me shtëpi, të pastrehët dhe emigrantët. Ju e shihni pikturën si artin e njerëzve me shtëpi, muzikën si art të të pastrehëve dhe poezinë si art të emigrantëve. Njeheni ju si emigrant?

    AZ: Jo më. Do të thosha se jam më pak i pastrehë këto kohë sepse Krakóë ëhstë qyteti im tani. Në fakt, njerëzit që kanë shtëpi janë ata që asnjëherë nuk largohen nga vendlindja dhe e njohin qytetin apo qytezën aq mirë, deri në mërzi. Për mua, Krakóë është qytet i ri; erdha këtu për studime, kur isha 18 vjeçdhe u dashurova me të. Kam gjithashtu edhe shumë miq që kanë lindur këtu dhe thonë, ‘A e mban mend atë dyqanin e vogël që ka qenë këtu dikur?’ … po unë nuk e di. Është një periudhë e Krakóë-it rreth të cilës nuk di asgjësend. Isha thuajse i rritur kur erdha këtu dhe nuk bëj pjesë në atë sekt krakovas që dinë gjithçka.

    SG: Por më vonë, ju u larguat nga Krakóë për një kohë të gjatë…

    AZ: Po, por kjo si pasojë e komunizmit dhe dashurisë. Nuk ika nga Krakóë sepse më erdhi në majë të hundës ky qytet. Ekziston koncepti i ‘viteve të udhëtarit’, dhe shumë artistë e kanë kaluar një periudhë të tillë. Artistët edh emë parë kanë udhëtuar nëpër Europë gjatë Mesjetës – në Itali, Romë, Firence. Këta kanë qenë vitet e mia si udhëtar, që kanë qenë menjëmend të gjatë, por që i përshtaten këtij modeli klasik.

    SG: Mund të themi atëherë se jeta juaj filloi me udhëtimin.

    AZ: Kam bërë udhëtime edhe kur kam qenë fëmijë, ndaj nuk kam çfarë të them në lidhje me këtë.

    SG: tema e zhvendosjes ka luajtur gjithashtu një rol shumë jetik në poezinë tuaj.

    AZ: Po, por jo në mënyrën e duhur. Kjo temë u përjetësua kur i kisha kaluar tashmë të tridhjetat. E kam vënë re këtë edhe në brezin e prindërve dhe tezeve, për arsye se nuk kisha përjetuar dhimbjet e tyre kur humbën Lvovin. E kam ditur që kisha humbur diçka, por për shumë kohë nuk e dija se çfarë. Teze Anja, të cilën e përmend në Lekka Przesada, ka qenë më e palumtura ndër të tërë, dhe ka qenë edhe më jo aktivja profesionalisht. Im atë ishte profesionalisht aktiv, por kur doli në pension, iu kthyen edhe njëherë këto ndjesi të pikëllueshme. Nuk u ndodhte vetëm prindërve të mi; askush syresh nuk donte të shkonte në Lvov. Ata zgjodhën të mos e ndotnin imazhin e kujtimeve të tyre të para-luftës. Dhe kurrë nuk u kthyen atje. Nga bisedat me miq, vërej se kjo ishte kthyer në normë. Ai brez thjesht nuk donte të kthehej më atje.

    SG: Ndoshta sepse, me gjasë, ai ishtë shndërruar në tjetër qytet?

    AZ: Sepse do të kishte hapur plagë të vjetra. Nuk kanë dahsur të përjetonin edhe një herë atë dhimbje. Ata i kishin rindërtuar jetët e tyre tjerakund, në një farë mënyre, por, deri në më të mbramen, e ndjenin se kishin humbuar mëmëdheun e tyre. Gliëice ka qenë një qytet shumë provincial…

    SG: Pra, ju e keni përshkruar Gliëice si një ‘qytet pa përshkrim’, ‘një qytet të shëmtuar’, ‘një qytet memec’. A ka pasur ndonjë gjë të mirë në Gliëice?

    AZ: Është pak e tepruar kjo. Unë ndonjëherë shkoj aty, gjë për të cilën edhe miqtë më afrohen disi. Kam pasur dy perspektiva, si me thënë.  Pikëpamja ime: më pëlqente Gliëice, por për një kohë të gjatë ka qenë qyteti i vetëm  që njihja në botë. Por kisha gjithashtu edhe perspektivën e prindërve të mi, që ishtye më zi se sa një qytet: ‘Shiko, Lvovi është qytet prej vërteti! Gliëice është shumë koti…’

    SG: A shkoni në Lvov?

    AZ: Po, një herë në dy apo tre vjet.

    SG: pra, mitologjia leopolite është ende gjallë, ndërsa ajo e Gliëice-s jo më?

    AZ: Po dhe jo. Njëherë, iu ktheva poezive të mia he pjesa më e madhe e tyre ishte për Gliëice-n se sa për Lvovin. Por Gliëice ka qenë fëmijëria ime e vërtetë. Zbulimet e mia të para dhe përvojat qendrore kanë ndodhur aty. Lvovi u rishfaq më vonë, si një atdhe i vdekur.

    SG: Pas më shumë se dy dhjetëvjeçarësh, ktheheni në Krakóë në vitin 2003. Sa shumë kishte ndryshuar?

    AZ: Pashë më shumë vazhdimësi se sa ndryshim. E mbaja mend Krakóë-in nga vitet e mia studentore, muajt e parë aty kur qeshë 18 vjeç, por ishte si të thuash, njëfarë fëmijërie. Çfarëdo rizbulimi është një formë fëmijërie. Atëherë bëja shëtitje shumë të gjata, zbuloja lagje të panumërta dhe më lumturonte kjo gjë. Miqtë krakovas më thoshin: ‘Sa gri ka qenë ky zytet gjatë komunizmit’, por unë e kisha gjetur tashmë anën e mrekullueshme dhe e ndjeja potenciali e Krakóë-it. Jam mjaft i ndjeshëm nga prania e historisë. Më pëlqejnë qytetet ku mund të eceësh rrugëve  dhe të ndjesh se në atë vend kanë ndodhur shumë gjëra, ndonjëherë edhe gjëra të tmerrshme, por që gjithsesi, ekziston ajo përmasë historike. Por në Krakóë as nuk u ktheva drejt e përfundimisht. E kisha të mundur të kthehesha në Poloni që nga zgjedhjet e vitit 1989, kështu që nuk më dukej si një kthim madhështor në shtëpi. Ishte i ndarë në dy faza. Sapo ra komunizmi, kisha dëshirë të kthehesha.

    Poezitë janë një zhytje në të panjohurën

    SG: Ju shkruani poezi dhe ese. A ka ndonjë temë për të cilën është më e lehtë të shkruash një ese se sa një poezi?

    AZ: Asgjë nuk është ‘e lehtë’. Ndonjëherë pyes edhe vetë veten se ku qëndron ndryshimi, por mendoj se të shkruash poezi  është më shumë se sa një sasi e panjohur. Este shkruhen për tema të cilat ke dijeni. Poezitë shkruhen për gjëra që nuk i dimë; një zhytje në të panjohurën. Por eseja të lejon të ndash një erudicion më të madh.

    SG: Poezitë janë më emocionale, ndërsa esetë më racionale?

    AZ: Në dofarë mënyrash, po, por nuk do të thotë që poezia nuk kërkon mendim. Poezia ëhstë më e rëndësishme për mua dhe, po të isha i detyruar me zgjedhë, sigurisht që do të zgjidhja poezinë. Shpoesh shkruaj ese kur nuk jam në gjendje të shkruaj poezi, por gjithashtu, më pëlqen të shkruaj ese, ndaj mund të them se nuk vuaj kur i shkruaj.

    SG: Keni orar të caktuar për të shkruarit?

    AZ: Në përgjithësi, orët e mia të shkrimit janë në pjesën e parë të dtës; zor se shkruaj në mbrëmje. orët afër mesditës, zeniti i ditës, janë mirë për të punuar.

    SG: A shkruani çdo ditë?

    AZ: Jo. tani për shembull, nuk po shkruaj gjë. Por shumë më përpara  kemi pasur pushime në verë, kur bota dhe pemët ishin në bash të harlisjes; atëherë merrnim pushim nga puna, si pushimet verore të fëmijëve. Mua më pëlqen shumë të punoj; nuk është aspak e mërzitshme. ka pasur vera kur ia kam pasë dalë të shkruaj dofarë gjërash, por zakonisht nuk ia kam dalë. 

    SG: Shumë interesante kjo, meqenëse vera shfaqet shpesh në poezinë tuaj.

    AZ: Po, sepse unë e adhuroj verën, e cila jo se më motivon të punoj, tamam-tamam, por ama i them vetes se jeta nuk është vetëm punë. për mua, vera është koha për të shijuar botën dhe unë dua ta shoh atë sa më shumë të jetë e mundur.

    SG: Ju shkruani gjithashtu shumë edhe për zogjtë: mëllenjat, dallëndyshet…

    AZ: …dhe skifterët. Nuk jam ndofarë eksperti, por i dua zogjtë. Për shembull, sapo ka dalë një libër i vogël në format A5 nga Hans Magnus Enzensberger, përkthyer nga Krynicki. Nuk ma kishte zënë veshi, por pashë një poezi për skifterët, dhe edhe  Bergerit i pëlqejnë skifterët. Mendoj se mund të gjejmë edhe poetë të tjerë që kanë një dobësi për zogjtë, por, nga ana tjetër, ata i duan edhe macet që i vrasin zogjtë.

    SG: Po ju, ju pëlqejnë macet?

    AZ: I adhuroj!

    Gdyby Rosja (‘Ah sikur Rusia’) – Kultura ruse & Brodski

    SG: Të ndërrojmë temë, në një nga poezitë tuaja, uni lirik thotë, ‘Për të parën herë qava pas vdekjes së Stalinit’. A e mbani mend vdekjen e Stalinit?  

    AZ: Vetëm shumë pak, zbehtë, dhe mbaj mend gjithashtu se kam qenë paksa i indoktrinuar. në atë kohë isha shtatë vjeç, në klasë të parë në shkollë, dhe më duket se kam qarë; nuk e kuptoja se aktualisht ishte një lajm për t’u hedhur përpjetë nga gëzimi. mabj mend se prindërit e mi ishin shumë të lumtur. Është jashtëzakonisht e lehtë t’i indoktrinosh fëmijët. tek e fundit, Stalini gjithmonë qeshte, ka qenë i dashur me fëmijët, mbante lule në duar. Por mua kjo nuk më zgjati shumë.

    SG: Në shkollë, a ju thanë se kjo ishte humbje e madhe?

    AZ: Sigurisht. U mbajt një ansamble dhe u kënduan këngë komuniste… Ishte shkollë komuniste, por jo e keqe; mendoj se mësuesit tanë vetëm sa shtireshin, dhe nuk e donin atë përbindësh vërtet me zemër.

    SG: Ju shkruajtët poezinë ‘Gdyby Rosja’ (Ah sikur Rusia). Çfarë mendoni për Rusinë e sotme?

    AZ: Ajo poezi është akoma e rëndësishme për mua. Të dyja Rusitë janë jashtëzakonisht interesante, sipas meje: Rusia e Ahmatovës dhe… ka qenë pothuajse ashtu në shekullin e 19-të: Rusia e Pushkinit, si dhe Rusia e kyeprokurorit Pobjedonoscev. Nuk mendoj se ekziston vend tjetër që të ketë një personalitet kaq të ndarë, me një kulturë, letërsi dhe muzikë të tillë të mrekullueshme, por, nga ana tjetër, edh enjë shtet policor.

    SG: Keni qenë mik me Josif Brodskin. A mund të na tregoni diçka rreth tij?

    AZ: Brodskin e doja shumë. E admiroja. Gjithmonë i kam shijuar bisedat me të dhe e di që edhe ai më pëlqente po aq. Ishte miqësi. Ka qenë një nga gjërat më të bukura q ëmë ka ndodhur në jetë.

    SG: Si ishte Brodski si njeri?

    AZ: Edhe ai kishte dy anë, por në një mënyrë të ndryshme nga Rusia. Nga njëra anë, kishte fituar famë për një biçim arrogance; ka qenë tmerrësisht shumë inteligjent dheshumë i vetëdijshëm për këtë. Kur takonte ndonjë njeri, ai në sekondë do e vendoste nëse i pëlqente apo jo. Më duket se ai e maste zgjuarsinë e dikujt dhe donte të kuptonte nëse lexonte apo jo poezi. Poezia ka qenë pika absolute qendrore për të. Nëse e shihte se ky person lexonte poezi, atëherë ai mund të bënte pjesë ‘në klubin e tij’ dhe çdo gjë ishte në rregull, por mund t’ua plaste shpirtin njerëzve që i konsideronte si filistinë. Kur vinte puna te artet, përfshi sidomos poezinë, ai ka qenë një shovinist absolut. Artet kanë qenë qendra e jetës së tij.

    Madje kam dëgjuar se ka qenë aq arrogant, sa, në shoqëri të amerikanëve, ai madje dhe i korrektonte ata. Dhe e kishte aq të madhe forcën imponuese, sa ata as nuk e merrnin dot guximin t’i thoshin: ‘Josif, në e dimë më mirë’. Ai fliste një anglishte të shkëlqyer, por hera-herës përdorte edhe shprehje të dala nga përdorimi. Çdo gjuhë ka shprehje që kanë qenë përdorur në vitet ’20, por disa prej yre tashme mund të gjenden vetëm në fjalorë. Brodski pra, i lexonte fjalorët dhe ndonjëherë edhe merrte këto shpehje prej tyre. Por si të të pranonte një herë, ai ishte i mrekullueshëm, i ndjeshëm, një mik i kujdesshëm, që do të të pyeste si je e si s’je apo mos je sëmurë.

    SG: A mbani mend ndonjë situatë gazmore me të?

    AZ: Ja të kujtohem… Më ërdhi në mend një situatë jashtëzakonisht jo-qesharake me të, kur të dy ndjenjëm një natë në shtëpinë e një mikut tonë në Cambridge, Amerikë. Ai kishte dhomën e vet, unë timen. Ka pasur probleme serioze me zemrën atë natë dhe në mëngjes po i flisja – ai akoma shtrirë në krevat. Por aty pashë frikën.  Ai e dinte një një ditë zemra do ia sillte vdekjen. Nuk e kisha parë kurrë më parë ashtu. Pashë një burrë të frikësuar; një burrë me një bombë me sahat në zemrën e tij. Nuk arritën ta kuronin asnjëherë plotësisht. Isha i mahnitur tek shihja një ankth të tillë ekzistencial te ai, sepse ai ishte një njeri i mrekullueshëm në shoqëri, dhe vdiste të bente shaka që të meknin nga të qeshurat.

    SG: Brodski e donte Amerikën. Po ju?

    AZ: Brodski vendosi të mos kthehej kurrë më në Rusi. Ai fliste një anglishte të shklëqyer dhe zhvilloi një interes shumë aktiv për këtë gjuhë. Për mua, Amerika ka qenë një vend stinor. Unë jetoja në Francë dhe jepja leksione përgjatë një semestri; nuk doja të rrija në Amerikë sepse jam shumë pro-Europian dhe i dua shumë qytetet e vjetra. Unë i dua amërikanët që njoh, po nuk më ka shkuar kurrë ndërmend të shpërngulem atje. Brodski ndjehej si në shtëpi në Amerikë dhe ishte jashtëzkaonisht i suksesshëm aty, brenda një kohe shumë të shkurtër u bë pjesë e elitës. K qenë mik me Susan Sontag, madje mendoj se kanë pasur dhe një lidhje bashkë. Edhe unë u pranova në atë elitë në njëfarë mënyre, por ndryshimi kryesor ishte se, për mua, Amerika ishte vetëm një semestër dhe pastaj do të kthehesha pas një viti. Brodski kishte pashaportën, ai ishte zyrtarisht amerikan. Ai nuk shkoi kurrë në Rusi, edhe pse e ftuan.

    SG: Poeti lituanez Tomas Venclova ka thënë se në Amerikë atë e merrte mlli për arkitekturën e Qytetit të Vjetër. A vlen kjo edhe për ju?

    AZ: Po. Unë jepja leksione në Hjuston, Teksas, për shumë vite. Hjustoni ëhstë një qytet shumë i ri. Mua më pëlqejnë qytetet me qendër, si p.sh., Shëshi i Tregut në Krakóë. Në Amerikë nuk ka kështu gjërash. Capak qytete janë ndërtuar sipas metodës Magdeburg, por jo shumë syresh. Më pëlqen Nju jorku, me të vërtetë, që nuk ka qendër (edhe pse mund ta quash të tillë Central Park-un). Në lidhje me këtë, unë jam si Venclova – përherë kërkoj mesjetaren që mungon në Amerikë. Më së shumti më pëlqejnë bibliotekat: të stërmëdha dhe luksoze, ku të lejojnë ti tërheqësh vetë librat nga raftet.

    SG: Jeni marrë ndonjëherë me përkthime?

    AZ: Nuk kam pikën e talentit. Nuk di si të hyj në marrëdhënie të afërt me tekstin e një poezie, që të jem në gjendje të përfshihem në procesin e shndërrimit. Më vjen keq që nuk e kam këtë pjesë. e kam provuar disa herë, por nuk di si bëhet.

    SG: A i lexoni përkthimet e poezive tuaja?

    AZ: Po, por jo sa duhet. Analizimi i përkthieve nuk është ndonjë pasion fort i madh i imi, në atë pikë sa nuk e shtrëngoj dot veten të jem aq i vëmendshëm, sa ndonjëherë këto përkthime arrijnë të botohen edhe me gabime të vogla. Shpjegimi im është se jam më shumë i interesuar në poezinë që më duhet të shkruaj ende, sepse poezitë që kam shkuar dhe që janë përkthyer tashmë, janë të vdekura për mua, në njëfarë mënyre. Kur i lexoj në mbrëmje poetike, ato kthehen sërish në jetë. Besoj se kjo ndodh rëndom mes poetëve – një dëshirë e parezistueshme për të hedhur në letër poezi të reja, si dëshmi se jemi ende gjallë dhe në formë të mirë.

    Intervistë e bërë në Varshavë, korrik 2019, përkthyer në anglisht nga Mark Bence, qershor 2020.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË