KreuLetërsiShënime mbi libraSaga e Eugene dhe Helene Pittard nga Gjeneva në Shqipëri: Autori Kudret...

Saga e Eugene dhe Helene Pittard nga Gjeneva në Shqipëri: Autori Kudret Isaj rikthehet me një vepër të re

Intervistoi: Christian Campiche

Intervistë e gazetarit, shkrimtarit dhe botuesit të gazetës zvicerane online : infomeduse

Christian Campiche me publicistin dhe studiuesin Kudret Isaj me rastin e botimit të librit të tij të ri me titull : Eugène dhe Hélène Pittard (Noëlle Roger).

Dy helvetë nëpër udhët e Ilirisë së vjetër.

Infomeduse : Kudret Isaj, ju jeni gazetar dhe autor shqiptaro -zviceran me banim në Gjenevë. Ju i kushtoni një vepër të re me mbi 500 faqe të botuar në Tiranë, sagës shqiptare të shkencëtarit nga Gjeneva, Eugène Pittard dhe bashkëshortes së tij, Hélène Pittard, e njohur me pseudonimin Noëlle Roger. Cili është burimi dhe veçantia e këtij libri ?

Kudret Isaj : Ky libër i botuar në Tiranë është rezultat i kërkimeve katërvjeçare. Mund ta quajmë një libër «post – Pittard», pas botimit të librit në gjuhën shqipe në vitin 2023 dhe në gjuhën frënge në vitin 2024, si dhe dy albumeve me fotografi të Eugène Pittard, të botuara në vitet 2025 dhe 2026. Ky botim i ri përmban artikuj dhe reportazhe që unë i kam botuar në gazetat shqiptare gjatë periudhës 2024 – 2026. Një tjetër veçori e këtij libri është aspekti figurativ dhe ilustrues. Ai riprodhon objekte arti, piktura të realizuara nga piktorë franko-zviceranë me temë Shqipërinë dhe shqiptarët si dhe monedha ilire të ruajtura në muzeun e artit dhe të historisë në Gjenevë. Në libër përshfaqen gjithashtu portrete, të cilat paraqesin perandorin romak Diocletien, Papën Klementi XI(1649 – 1721), i lindur me emrin Giovanni Francesco Albani dhe i njohur si Papa Albani, të dy me origjinë ilire, heroin kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeun si dhe rezultatet e gërmimeve antropologjike të kryera në Shqipëri nga Eugène Pittard, të cilat më pas u ruajtën në laboratorin e antropologjisë të Universitetit të Gjenevës.

Infomeduse : Kërkimet dhe botimet tuaja shërbejnë në afrimin e dy kulturave, asaj shqiptare dhe zvicerane. Zvicra duhet të jetë mirënjohëse dhe të kontribuojë, në një mënyrë apo në një tjetër, për botimin e këtij libri në gjuhën frënge.

Kudret Isaj : Eshtë parashikuar që libri të përkthehet në gjuhën frënge. Për këtë qëllim jam në kërkim të një sponsorizimi ose mbështetjeje financiare. Ky ishte edhe synimi i botimeve të mëparshme kushtuar çiftit Pittard në Shqipëri : t’u bëhej e njohur shqiptarëve dhe zviceranëve lidhja e ngushtë që kanë patur të dy vendet tona falë etnologut nga Gjeneva, Eugène Pittard dhe bashkëshortes së tij, shkrimtares Noëlle Roger. Dhe kjo lidhje nuk i përket vetëm një të kaluare relativisht të afërt, por shtrihet në një periudhë prej 200 vjetësh, që nga koha e Napoleon Bonapartit.

Marrë nga gazeta zvicerane online : infomeduse.ch e datës 7 nëntor 2026.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

KATEGORITË