KreuÇmimeAndrej Kurkov mori çmimin special “Orwell Prize 2026”

Andrej Kurkov mori çmimin special “Orwell Prize 2026”

Andrej Kurkov mori çmimin special “Orwell Prize 2026”, i cili që prej vitit 1997 është dhënë vetëm tetë herë nga Fondacioni Orwell.

Lord Kim Darroch, Kryetar i Bordit të Administratorëve, u shpreh:

“Sonte kemi nderin të kemi mes nesh shkrimtarin më të madh të gjallë të kombit të tij. Ashtu si Orwelli, ai shkruan në zhanre të ndryshme: letërsi artistike, letërsi faktike dhe gazetari. Lexuesit anembanë botës mrekullohen nga bukuria e rrëfimit të tij dhe tmerret e luftës që ai përshkruan. Sot, njerëzit që përpiqen të bëjnë jetën e tyre të përditshme në Sudan, Gaza, Mianmar e në shumë vende të tjera, fatkeqësisht i njohin mirë realitetet e luftës. Po ashtu, sigurisht, edhe fqinjët tanë evropianë në Ukrainë. Askush nuk e ka dokumentuar më mirë se Andrej Kurkov luftën e tyre të përditshme — dhe qëndresën, humorin e ndjenjën e bashkësisë që lindin prej saj. Krahas ditarëve dhe eseve të tij, romanet e tij — nga i shkëlqyeri Vdekja dhe pinguini deri te trilogjia e tij e fundit, e vendosur në Kievin para Revolucionit — përbëjnë një nga krijimtaritë më të vyera të letërsisë bashkëkohore. Paralajmërimet e Orwell-it kundër rreziqeve të totalitarizmit dhe luftës lexohen sot sikur të ishin shkruar dje. Po ashtu, ne besojmë se librat dhe gazetaria e Andrejt do t’i qëndrojnë kohës.”

“Një Bulgakov i kohëve tona […] Një Murakami ukrainas.”
Phoebe Taplin / The Guardian, Londër

“Një Kafka postsovjetik.”
Colin Freeman / The Daily Telegraph, Londër

“Një lloj Kurt Vonnegut-i ukrainas.”
Ian Sansom / The Spectator, Londër

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

KATEGORITË