More
    KreuArte pamoreVepra e Caravaggio-s e zbuluar së fundmi vendoset në Madrid

    Vepra e Caravaggio-s e zbuluar së fundmi vendoset në Madrid

    Nga Rubert Plummer, BBC

    Përktheu Andreas Dushi

    Një pikturë autentike e zbuluar tash së fundmi e artistit të njohur të shekullit XVII Caravaggio do të shfaqet në muzeun Prado në Madrid.

    Ecce Homo, e cila tregon Poncin Pilat, administratorin romak duke e paraqitur Krishtin para popullit, është një prej rreth gjashtëdhjetë veprave të njohura të mjeshtrit italian, por që desh i ka shpëtuar vëmendjes së botës së gjerë të artit, duke ju atribuar në fillim një artisti më pak të njohur.

    Piktura u tërhoq nga shitja me urdhër të qeverisë spanjolle në vitin 2021, pak orë para se të shitej në një ankand me çmim fillestar 1500 euro. Tani, tre vite pas asaj ndërhyrjeje vendimtare, vepra është shfaqur për herë të parë që pas konfirmimit të statusit të saj.

    Më heret këtë muaj, muzeu Prado tha se piktura ishte “pa asnjë dyshim, një Caravaggio kryevepër”, duke e quajtur “një nga zbulimet më të mëdha në historinë e artit”.

    Caravaggio i cili vdiq më 1610 në moshën 38 vjeçare është i mirënjohur për përdorimin e tij dramatik të dritës dhe të hijeve për të sjellë realizëm të thellë psikologjik në skenat e dhunshme që kryesisht përshkruante.

    Historianët e artit e kanë vlerësuar veprën e tij si fillimin e pikturës moderne.

    Ecce Homo besohet të ketë qenë pjesë e koleksionit privat të Mbretit Filipi IV të Spanjës para se të ekspozohej në apartamentin e të birit, Karli II.

    Ajo u rishfaq në Madrid në prill të 2021, kur u përshkrua si produkt i një artisti që i përkiste rrethit të piktorit spanjoll të shekullit XVII José de Ribera.

    Por, pasi ekspertët në Prado ngritën zërin për dyshimet e tyre rreth autorësisë së vërtetë, ministri spanjoll i kulturës e bllokoi shitjen.

    Piktura do të jetë e ekspozuar deri në tetor, në një ekspozitë të veçantë, dhe do të vijojë me një marrëveshje me pronarin e ri të saj që beoshet të jetë një britanik i cili jeton në spanjë.

    Pas kësaj, telajoja do të zhvendoset në koleksionin e përhershëm të Prados për katër muaj të tjerë. Sipas raporteve të mediave spanjolle, piktura ka kaluar nga njëra dorë në tjetrën për 36 milion euro.

    Jorge Coll, drejtori i galerisë së artit Colnaghi në Londër që është marrë me shitjen, i tha gazetës El País se piktura në vend që të përfundonte në shtëpinë e pronarit, do të vijonte t’i jepej për huazim koleksioneve publike.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË