More
    KreuLetërsiBibliotekë"Valltarja në gurë", poezi nga Mirash Martinoviq

    “Valltarja në gurë”, poezi nga Mirash Martinoviq

    Në NEKROPOLEN Në VINJANI, PRANë IMOTSKIT (Hrvatskja), QëNDRON GURëVARRI, Në Të CILIN ëSHTë GDHENDUR PORTRETI I VALLTARES, KRYEVEPëR E MJESHTRIT Të PANJOHUR.

    TAKIMI ME LIBRIN, GURIN DHE ME POETIN

    Nese poezia është takim- e i atillë më është shfaqur deri tani-atëherë takimi me Valltaren ka qenë  i trefishtë dhe gjithsesi i pambaruar.Takim me Librin,me gurin dhe me Poetin.

    Në muajin shkurt, kryeredaktorja e revistes “ Mundësitë” e Qarkut Kulturor të Spliti dhe ligjëruese e Fakultetit Filozofik në Split  Katarina Dalmatin më luti ti përzgjedh poezitë për përmbledhjen Valltarja në gurë. I kam përzgjedhur ato të cilat pas leximit me zë në banesen time të përkohshme në Katovicen polake tingëllonin imotikisht.  Takimi  me librin është zhvilluar  edhe më vonë, atëherë kur kisha dëshirë për lirikë  shkëmbore,kur Mirashi me pedantëri dhe paimponueshëm e dërgoi versionin përfundimtar. Duke e ditur se autori dëshironte që vargjet t i përcillte me fotografi gurëvarrezash,në të cilet gjendet frymëzimi i tij , i ofrova ndihmen time.

    Takimi me gurë u bë gjatë ditëve të gushtit, kur unë me babain, sipas zakonit të banorëve të Krahines se Imotskit, shkoja për pazar  në Hercegovinen e afërt. Gjatë mungeses sime shtatëvjeçare nga Kroacia,e kam përseritur këtë rrugëtim, kurdo që jam kthyer në shtepi në Zagvozd. Edhe babai edhe unë kalonim pranë shenjes se lokalitetit Rudezh shumë herë, pa ditur s e në majen e fshatit fshihej grumbulli prej dhjetë gurëvarrezash, prej të cilëve njeri do ta frymëzojë poetin  e madh malazez. Deri t e shkurret  në mes  as që do mbërrinim pa ndihmen e banorëve vendas. Na e tërhiqnin verejtjen se ato ishin mbulluar nga dheu duke na treguar  në gurëvarrin e ngritur, lart, në hyrje, pranë murit të tharë e të ultë. Kemi ecur gurishtes, ferrave dhe nepër insekte  ,kemi vështruar dhe kemi pyetur se vallë a ka në afërsi edhe ndonjë gurëvarr, me figurë njerëzore. Vetëm gurrëvarret e Rudezhit  thanë ata. Hoqem dorë.

    Derisa ishim në Hercegovinë, Mirashi e kontaktoi  Domagoj Nikoliqin, i cili tashmë e kishte gjetur Valltare dhe e kishte fiksuar me fotoaparat , duke i ngjyrosur ornamentet dhe fytyrën e saj , mbase shquheshin dobët. Sipas udhëzimeve të Domagojit dhe sipas fotografisë të gurëvarrit që ma kishte dërguar, u ktheva në shkurre. E kërkova figuren e femres mes diellit e hënës . Dhe u gjeta në gurin sipër të cilit tashmë kisha shkelur. Mbuluar nga toka dhe nga fletët. E fjetur. E gdhendur.Valltarja.

    E pashkathtë për shkrepje fotografie të gurëvarrit, u përpoqa ta kapja fytyren e saj. Stina e motit dhe  piku i ditës nuk ishin në favorin tim . E kuptova pse Domagoj e kishte  ngjyrosur me shkumës.

    Autori me padurim  e priti foton autentike, burimore të Valltares, vetëm atë që vitet, stinët,të reshurat dhe dheu nuk e kishin shlyer- pak, fort pak. Pastaj Mirashi kishte  konkluduar se do të mund të shkruaja fjalen hyrëse për këtë libër të tij, pasiqë isha nga trojet e gurëvarreve dhe  e baladave të Krajines  dhe varri i Vukut dhe Hasanages. Të prirura për rrëfime,vallezime e mitizime dhe për dialogun  me natyren dhe me historinë.

    Iu përvesha punës që serish ta rilexoj Valltaren.  Sigurisht do të duhej që në këtë sprovë t i thoja disa fjalë kësisoj-Valltarja në gur përbëhet nga Legjenda hyrëse dhe 53 poezive të pasistemuara nëpër cikle,  kurse tematikisht të spirancuara perreth gurit, malit, flores dhe faunes se shkëmbit. Poeti flet përmes zërit të  vajzës /nuses/amvises, furnizuese të Krajines se Imotskit. “ E mrekulluar “ verbalisht  është prezente në poezinë  “Mrekullibërsja”  shtrihet  në tërë librin. Kështu , lexuesi i porosisë së Valltares e merr drejtpërdrejt, spontanisht, instiktivisht, me të gjitha ndjenjat. Sëbashku me subjektin lirik i dorëzohet shijimit  ëmbël-ithtë të pritjes dhe soditjes aktive të saj nga shkurret,deri në  mal, deri tek amshimi. Në fund, në pritje të dasmës, të ndryshimit, të lirisë, Valltarja zbulohet edhe si poete.

    Fjalet i ka mbjellë

    Secilen në shtëpizen e vet,

    Ka lutur

    O foshnjet e mija të palindura

    Fjalet e mija

    Të palindura

     Do të duhej që në këtë sprovë të thuhej diçka ashtu. Sepse nese them se edhe unë jam kapur për muri dhe se pikërisht për shkak të gurëvarrezave dhe për shkak të oralitetit me të cilin Krajina ime frymon, e që Mirashi e ka  zotëruar e ka kapur, e ka  gdhendur në vargjet e veta, pra nese them  se jam kthyer në shtepi dhe aty kam vendosur të mbetem –do të ishte shumë personale për një fjalë hyrëse. Edhepse takimi im me autorin LIVE nuk ka ndodhur, libri i tij më ka përforcuar bindjen  se vetëm kur gurëvarri vrojtohet nga largësia,nga Mali i Zi ose nga Polonia,është e mundshem që të ndjehet, të  përjetohet shtëpia. Më vendore sesa zakonisht

    Faleminderit Valltares dhe faleminderit poetit.

    Në Split, 12 shtator 2020

    Ivana Çagal


    PSE MË KE LINDUR

    Pse më ke lindur

    Më ka vrarë  bukuria

    Më kanë xhelozuar

    Yjet

    Kë ato xhelojnë

    Vdes para kohës

    Kismeti më sodit

    Mua

    Kur e shohin se jam e bukur

    Pse dikund nuk më hedhë

    Mendon sëpaku për njl çast

    Do të vret bukuria

    Diellin e çuditur

    A  e ka parë

    E kë Dielli

    E xhelozon

    Diellin nuk e pret


    NUMËROJ

    I numëroj yjet

    Në qiell

    Diellin gjithësaherë

    E pres

    Ndonjëherë dëgjoj 

    Drenin

    Sesi e grishë drenushen

    Do të doja  që kodren

    Ta tund

    Por guri

     Përmes luleve

    Të vrapoj

    Deshi

    Por guri


    Nuk mundem

    Desha që lulen

    Ta mbledh

    Që me lule

    Të stolisem 

    Që me vesë

    Të lahem

    Grurin ta korrë

    Ta lidhë në duaj

    Kokrra  të mbledhi

    Mbjelli

    Në hullinë e re

    Të përzgjedhë

    Dhëndrrin

    Nuse të jem

    Do të doja 

    Por si

    Guri

    Nuk më lejon


    KAM ËNDËRRUAR

    Kam ëndërruar

    Bjeshkën e madhe

    Në bjeshkë 

    Nga thellësia

    Burimi vlon 

    Në burim dreni

    E shuam etjen

    Dhe dielli 

    Etshëm

    Kurrsesi

    Ta shuaj etjen

    Mengjesi përgjumet

    Përshtatet

    Dhe mengjesi ngopet

    Bjeshka  ndriçohet

    Vrapoj fushes 

    Se gjërë

    Vrapoj bjeshkës 

    E etshme jam


    MOLLA E ARTË

    Kam ëndërruar 

    Mollen e artë

    Bjeshkës kalërojnë

    Krushqit

    Papritmas vriten

    Lindin varre

    Në bjeshkë

    Në mes 

    Molla e artë

    Në  mollë

    Unaza

    Në unazë qielli

    Flet


    KËNDOJNË

    Këndojnë

    krushqit e vdekur

    Këndojnë këngë të pikëlluara

    Cila bjeshkë, cila bjeshkë

    Bisedë nuk ka

    Oh, kjo  bjeshkë

    Shkëmbore 

    Bisedë nuk ka

    Vajtoj numëroj

    Krushqit

    Nuk është dhëndrri im

    Nuk  ka varr të tij

    Sodis në qiell

    I dashuri im

    Është yll            

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË