More
    KreuOpinion"Teddy bears", esse John Green

    “Teddy bears”, esse John Green

    Përktheu Andreas Dushi

    Vendosa ta përkthej këtë esse të John Green, marrë nga libri i tij i fundit “The Anthropocene Reviewed” botuar sivjet, pasi tregon shumë për natyrën njerëzore, mbizotërimin e saj në botë, egoizmin e njeriut dhe problemet që ai i shkakton gjallesave dhe vetë gjallërisë.

    Në anglisht, fjala bear (ari) vjen nga një rrënjë gjermane, bero, që do të thotë “ai ngjyrë kafi” apo “ajo gjëja kafe”. Në disa gjuhë skandinave, fjala ari rrjedh nga “mjaltëngrënës”. Shumë gjuhëtarë besojnë se këto emra janë zëvendësues, krijuar ngase të thoje apo të shkruaje troç fjalën ari konsiderohej tabu. Ashtu sikurse në botën magjike të Harry Poterit ishin mësuar të mos thonin asnjëherë “Voldemort”, evropianët veriorë nuk para e thonin troç fjalën ari, ndoshta sepse besohej se të thuash emrin e vërtetë të ariut do ta grishje ndonjërin. Sidoqoftë, kjo tabu ka qenë tejet e efektshme pasi sot kemi mbetur vetëm zëvendësueset e fjalës ari – në thelb, ne i quajmë ato “Ti-e-Di-se-Kushi”.

    Megjithatë, ne për arinjtë jemi një rrezik më i madh sesa ata janë për ne. Për shekuj me radhë, evropianët i torturuan arinjtë në një praktikë të njohur si kafsho-ariun. Arinjtë lidheshin në një cep dhe mandej sulmoheshin nga qentë deri kur ata të lëndoheshin apo vriteshin ose ato vendoseshin në një ring me një buall për t’u ndeshur gjer’ në vdekje. Mbretëroët anglezë e dashuroni këtë: Henri VIII kishte një guvë ariu në Pallatin e Whitehall-it.

    Referenca për kafsho-ariun shfaqen edhe te Sheksipiri, ku Makbethi qan sepse armiqtë e tij e lidhën në një hu; nuk iki dot/ si një ari pra gjer në fund luftoj (përkthimi i Fan Nolit). Kjo është një pjesë veçanërisht me interes. Qysh nga koha e Shekspirit, arinjtë janë zhdukur në Britani për ndoshta njëmijë vjet, dyfishin e atyre që janë vrarë nga njerëzi. Për të luftuar kursin “si ari” nuk mund t’i referohemi sjelljes së ariut në botën natyrore, vetëm dhunës së vuajtur nga arinjtë, përcaktuar nga njerëzit në një spektakël.

    Edhe pse shumë njerëz e quajtën kafsho-ariun një “mënyrë të vrazhdë dhe të ndyrë të kalimit të kohës”, sipas shënimmbajtësit John Evelyn, kryesisht objekti i saj nuk ishte dhuna ndaj kafshëve. “Puritanët e urrenin kafsho-ariun jo ngase i shkaktonte dhimbje arinjve, por sepse i jepte kënaqësi spektatorëve,” shkroi Thomas Babington Macaulay.

    Do të ishte e pasaktë atëherë, ta kërkonim tërësisht dominimin tonë mbi arinjtë në fenomenin e fundit. Akoma është pak e çuditshme që fëmijët tanë tani, kryesisht përqafohen me një version prej pellushi të asaj kafshe që kishim frikë t’ia thonim emrin.

    ***

    Kjo është historia e Teddy Bear sikurse thuhet zakonisht: Në nëntor të vitit 1902, Presidenti i ShBA Teddy Roosvelt shkoi për gjueti arinjsh në Mississippi, çka ishte diçka e jashtëzakonshme për t’u bërë nga Teddy Roosvelt. Qentë e gjahut ndoqën një ari për orë të tëra para se Roosvelti të dorëzohej e të kthehej në kap për drekë.

    Guidieri i gjuetisë së Roosveltit atë ditë, një njeri i quajtur Holt Collier, vazhdoi të ndiqte ariun me qentë e tij ndërkohë që presidenti drekonte. Collies kishte lindur skllav në Mississippi dhe pas Emancipimit u bë një nga kalëruesit më të kualifikuar. (Ai gjithashtu vrau më shumë se tre mijë arinj gjatë jetës së tij.) Kur Roosvelti ishte larguar, qentë e Collierit rrethuan një ari. Collier fryu një trumpetë për të vënë në dijeni presidentin, por para se presidenti të kthehej, Collieri po gjuante ariun me fundin e një pushke pasi ai po i copëtonte njërin prej qenve.

    Në çastin kur presidenti arriti në skenë, ariu ishte i lidhur për një pemë dhe thuajse pa ndjenja. Roosvelti rrefuzoi ta qëllonte, pasi ndiente të ishte një veprim që s’i shkonte për shtat një sportisti. Fjalët e mëshirës së presidentit u përhapën përqark vendit, veçanërisht pas një vizatimi nga Cliffort Berryman në Washinton Post që ilustronte ngjarjen. Në vizatim, ariu rishfaqej si një arush i pafajshëm me një fytyrë rrumbullake dhe sy të mëdhenj që shihnin Roosveltin me një dëshpërim zemërbutë.

    Morris dhe Rose Michtom, emigrantë rusë që jetonin në Brooklyn, panë këtë vizatim dhe u frymëzuan që të krijonin një version prej pellushi të tij, quajtur “Teddy’s Bear” (Ariu i Tedit). Ariu u vendos në dritaren e dyqanit tyre të ëmbëlsirave dhe u bë një hit i menjëhershëm. Kureshtshëm, një firmë gjermane prodhoi një teddy bear të ngjashëm në të njëjtën kohë dhe të dyja kompanitë përfunduan duke u bërë shumë të suksessheme. Kompania gjermane e artizanatit Steiff ishte krijuar disa dekada më herët nga Margarete Steiff dhe nipi i saj Richard dizenjoi teddy bear Steiff. Nga 1907, ato kanë shitur përafërsisht një milion në vit. Po atë vit, sërish në Brooklyn, Mitchomët i përdorën shitjet e teddy bear-it të tyre për të krijuar kompaninë Ideal Toys, e cila krijoi me punë dore një grup të madh të lojërave më të njohura të shekullit XX, nga Kurthi i Miut deri te Kubi Rubik.

    Teddy Bear i sotshëm ngjan pak a shumë me atë të 1902: trup ngjyrë kaf, sy të errët, një fytyrë të rrumbullakët, një hundë e vogël e këndshme. Kur isha fëmijë, një teddy bear që fliste i quajtur Teddy Ruxpin u bë i njohur por çfarë unë pëlqeja rreth teddy bears ishte heshtja e tyre. Ata nuk më kërkonin asgjë e as nuk më gjykonin për shpërthimet e mia emoionale. Një ndër kujtimet më të gjalla të fëmijërisë është datëlindja ime e dhjetë. U tërhoqa pas në dhomën time pas një feste rraskapitëse dhe u përqafova me një teddy bear, por kuptova se nuk po funksiononte sërish: çfarëdo qoftë ajo që dikur më sillte qetësi nga kjo krijesë e butë dhe e heshtur, nuk po e bënte më. Kujtoj të mendoja se nuk do të isha kurrë më fëmijë, çka ishte hera e parë të kujtoj atë ndjesi të zgjeruar që të thotë se nuk mund të kthehesh sërish në atë që je. Sarah Dessen dikur shkroi se shtëpia “nuk është një vend, por një moment”. Shtëpia është një teddy bear, por vetëm një teddy bear i caktuar në një moment të caktuar.

    Arinjtë e imagjinatës sonë janë bërë gradualisht më të ëmbël e më përqafues qysh nga dalja për herë të parë e teddy bear. Winnie the Pooh, shfaqur për hrë të parë në 1926; Paddington Bear në 1958. Personazhe si Funshine Bear dhe Love-A-Lot Bear kanë vështrim ëmbëlsisht agresiv në librin e ilustruar me tituj si Caring is what counts dhe Your best wishes can come true.

    Në një botë më të gjerë, të paktën ata që jetojnë ndër qytete filluan t’i shihnin arinjtë ashtu sikurse mendojmë se i pa Roosvelti: krijesa që duhen mëshiruar dhe ruajtur. Nëse harroj të fik dritat kur dal nga dhoma, ime bijë zakonisht bërtet “Ba’, arinjtë polarë!” pasi ajo është mësuar se minimizimi i shpenzimit tonë të energjisë mund të pakësojë gjurmët tona të karbonit e për rrjedhojë, të mbrojë habitatin e arinjve polarë. Ajo nuk frikësohet nga arinjtë polarë; ajo frikësohet nga zhdukja e tyre. Kafshët që dikur na tmerronin dhe që për shumë kohë i tmerronim, tani zakonisht shihen si të dobëta dhe vulnerabël. Ariu i fuqishëm është bërë, si shumë krijesa të tjera në botë, i varur nga ne. Mbijetesa tyre i përket urtisë apo mëshirës tonë, ashtu sikurse ariu në Mississippi i quajtur Roosvelt duhet të jetë i këndshëm.

    Në këtë kuptim, teddy bear është një kujtesë e fuqisë mahnitëse të humanizmit bashkëkohor. Është e vështirë ta kuptosh sa mbizotëruese është bërë specia jonë, por ndonjëherë e gjej më ndihmuese ta konsideroj atë në vazhdën e masës: Pesha e të gjithë njerëzve që jetojnë momentalisht në botë është rreth treqind e tetëdhjetëepesë tonë. Kjo është e quajtur biomasa e species tonë. Biomasa e deleve, pulave dhe lopëve që jetojnë është rreth tetëqind milion tonë. Dhe bashkimi i biomasave së të gjithë gjitharëve dhe zogjve të tjerë në tokë është më pak se njëqind milionë tonë. Të gjithë balenat, tigrat, majmunët, drerët dhe arinjtë, po edhe patat e egra kanadeze, sëbashku peshojnë më pak se një e treta e peshës tonë.

    Për shumë specie kafshësh të mëdha në shekullin XXI, e vetmja dhe më e rëndësishmja arsye e mbijetesës së tyre është nëse ekzistenca e tyre është e vlefshme për njerëzit. Por nëse ti nuk mund të jesh i dobishëm për njerëzit, gjëja e dytë më e mirë që mund të jesh është i këndshëm. Të nevojitet një fytyrë shprehëse, idealja sy të mëdhenj. Të vegjlit e tu duhet të na kujtojnë të vegjlit tanë. Diçka që duhet të na bëjë të ndihemi fajtor për zhdukjen tuaj nga planeti.

    Mundet këndshmëria të mbrojë një specie? Dyshoj. Pjesa e historisë së origjinës së teddy bear që zakonisht nuk tregohet është se menjëherë pasi Roosvelt për arsye sportive rrefuzoi ta vriste ariun, urdhëroi një anëtar të grupit të tij të gjuetisë t’ia çante fytin e kështu ta çlironte ariun nga mizoria. Asnjë ari nuk u shpëtua atë ditë. The tani janë më pak se pesëdhjetë arinj të mbetur në Mississippi. Shitjet në rang botëror të teddy bear ndërkohë, nuk kanë qenë kurrë më të larta.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË