More
    KreuIn memoriamOlta Gaçe: Meditim për Vath Koreshin në ditët e Festivalit të Filmit...

    Olta Gaçe: Meditim për Vath Koreshin në ditët e Festivalit të Filmit në Tiranë

    Produksioni i Parë Zyrtar me sistemin e Ri të Financimit të Kinematografisë në Shqipëri  është filmi shqiptar “Dasma e Sakos’’, me skenar të shkrimtarit Vath Koreshi dhe regji te Vladimir Priftit.

    Shkrimtari  Vath Koreshi u dimensionua në tregimin e shkurtër, me ndjeshmëri të hollë prej poeti. Në rrafshin e romanit të shkurtër  shkëlqeu si pakkush. Tregimet ishin paraprijëse. Por ato nuk mund ta përkufizonin tërësisht Vathin. Kështu, Vathi  lëvroi romanin e shkurtër, duke bërë risi të vërtetë artistike. Ai shkëlqeu me romani “Ulku dhe Uilli’’. Ky roman ka një vesk buzikian, ka një intrigim inkadeshent për situatat dhe të ardhmen, një heroizëm të heshtur, por të patjetërsueshëm. Ky roman ka  pasur një admirim të madh të lexuesve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Romani “Një grua me të verdha në pyllin e Budhas’’, ka qenë për mua libri më i veçantë dhe më i papritur. “Gjej një grua veshur me të verdha’’  e barasvlefshme me “Gjej një flamur qe t’ju  prije në rrugën e shpëtimit nga vuajtja! Perëndite zotërojnë vdekjen, kurse njeriu ka në dorë dashurinë’’.

    Opusi i Vath Koreshit, nuk mund të kuptohet pa skenarin kinematografik. Ai qe shkrimtari më i suksesshëm i  skenarit  në Shqipëri. Në njëfarë mënyre,  Ai do të mbetet si një patriark i skenarit, krijues i një shkolle.

    Vathi qe më i thellë, më i vëmendshëm, se skenari nëpërmjet artit të kinematografisë, mund të ketë një ndikim shumë herë më të madh sesa librat.

    Filmat me skenarët e Vath Koreshit, e kanë të gatshme regjisurën, ato tashmë janë Emblematike.

    Janë 21 filma me skenar të shkruar nga  shkrimtari  i paharruar Vath  Koreshi.

    Novela  “Dasma e Sakos’’  është shkruar në periudhën komuniste. Linja të tëra të kësaj novele morën drejtime dhe mesazhe që iu flisnin ditëve të sotme. Abuzimi me pushtetin ishte ai ku Vath Koreshi ndaloi më shumë. Personazhi  i  Sakos nuk donte tjetër veç martesë dhe familje që i mungonin dhe që i mbeten imagjinare. Diku vjen nga thellësitë e fushave, por asnjëherë nuk bëhet konkrete. Dukej sikur Shqipëria ishte në ankand. Drama dhe zhgënjimi që pëson Sako nga një nuse palaço është dhe metafora  si zhgënjim që pësuan njerëzit  nga periudha  komuniste.

    Me këtë lloj skenari  Vath Koreshi qëndronte në krye të asaj elite të letërsisë që shkruante kinema.

    Këtë kapërcim midis letërsisë dhe kinemase, Vath Koreshi e bënte më mirë se shumë të tjerë.

    Vath Koreshi  me pozicionin e Tij si deputet në vitin 2002-2006 kërkonte që kultura të kishte marrëdhënie të tjera edhe nëpërmjet parlamentit. Në këtë drejtim Vath Koreshi  ishte një figurë determinante  për  komunitetin  e  kineasteve.

    Librat dhe Filmat e  shkrimtarit Vath Koreshit  do të jenë përherë të gjallë. Ai do të vijë në  portat e kujtesave të gjeneratave, qoftë edhe me petkun e Haxhiut të Frakullës.

    NJË KOMENT

    1. Shkrimtari Vath Koreshi eshte mendja me brillante e skenarit te filmit shqiptar.
      Ai eshte Mjeshter i narracionit,qe renditet menjehere mbas Kutelit.
      Produksioni i Pare Zyrtar me sistemin e Ri te Financimit te Kinematografise ne Shqiperi eshte filmi shqiotar ” Dasma e Sakos” ,me Skenar te Vath Koreshit dhe regji te Vladimir Priftit
      Filmat dhe librat e shkrimtarit Vath Koreshi do te vijne ne portat e kujtesave te gjeneratave,qofte edhe me petkun e Haxhiut te Frakulles.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË