More
    KreuLetërsiNga Bari në Shqipëri, si erdhi “Pinoku” në shqip

    Nga Bari në Shqipëri, si erdhi “Pinoku” në shqip

    Nga Cuk Simoni

    Ndodhshe në Bari e në mrame do t’u nisëshe për Shqypni. Mbasi qyshë paradite i kishe krye të gjitha punët e mija, tuj mos pasë se çka me ba, xuna me u endë nëpër rrugët ma të parat e gjytetit, tuj u ndalë me shikjue ndër xhama të tregtorevet.
    Kur para njanes ndër këto tregtore më ndodhë diçka qi nuk e pritëshëm. Un po shikojshe n’at xham nji fmi nja i gjysë metri giatë, me nji ksulë me majuc në krye; me nji gjaketë të shkurtë prej kah delshin dy krahë… druje; me nji palë panta-llona, ku rrishin krejt lireshëm dy kambë të holla ke s’ve, edhe ato… druje. Nji hundë, mandej, giatë, me thanë, një pllamë…! Fundi i punës, Pinoku vetë!
    Kambë e krye! Ndeja tuj e shikjue me ande, kah më çoi mallin e fmnis. M’u duk si me nde-shë në nji ftyrë të njoftun kahmot, në nji fmi të dashtun. Së mramit deshta me kalue. Por kur ishem tuj u largue, m’u duk se po më shikjon edhe aj mue e bile se po më lot synin. E vë oroe dhe ma mirë e po shof se po ban buzën në gaz e po më ban me krye si me dashtë me thanë: “Eja mrendë.” Un ma nuk u mata aspak, por çila derën e tregtores e hina mrendë.

    -M’a fal t’a shof njat buratin qi keni qitë në xham, – i thaçë shegertit qi më duel para. Me të shpejtë ky e hoq prej xhamit e m’a dha në dorë.
    Un e mora e pshteta mbi banak.
    Pinoku më shikjoi edhe nji herë, qeshi prap e mandej, pa ba as nji as dy, po kacaviret për mue tuj u kapë me njanën dorë për kravate e me tjetrën per hundë e tuj m’a avitë gojën te veshi po më thotë me za t’ultë:
    -Due me ardhë me ty në Shqypni!
    -Me mue?!
    -Po, po, due me ardhë! – i a bani prap, tuj i shkrepë ato kambë druje për banak e tuj ia nisë vajit.
    Nuk e çova ma giatë, tuj mos dashtë me ba poetere n’at tregtore. Pagova paret e dola me Pinok nën krah.
    -E ke gabim, more Pinok, – xuna me i thanë mandej rrugës, – ti nuk ke pse vjen në Shqypni, kanë për të marrë për lojë, nuk kanë me të kuptue e nuk kanë me të dashtë.
    -Jo, jo e ke gabim ti! Çka dini ju të mdhajt me marrë vesht fmijt? Na dijm me marrë vesht shoqishojnë. M’a len mue ti! Unë kam përshkue mbarë botën, – vijoi mandej, – e gjithkund më kanë pritë me krahë hapët. Shqypnija vetëm më ka mbetë pa e pa: due me ba miksi edhe me shqyptarët e vogjël.
    -Po mirë, po kush t’a mson ty giuhën qi m’u marrë vesht me fmi shqyptarë? – i thaçë.
    -Ti! – m’a priti aj me të shpejtë.
    -Un?!…
    -Ti po, pse po çuditesh?
    -Un nuk mundem, – i tham, – pse un nuk jam i degës; un nuk jam msues.
    -Ti, ti do të m’a msjosh shqypen!
    Si Pinoku ma! I ishte ngulë mendja ashtu e s’ishte punë me luejtë. Prandej nuk i bana ma za tuj mendue se si t’a kishem shti në Shqypni, kishem për t’i a porositë e dorëzue ndokuej qi merret me këso punësh.
    Kështu mendoshe vete, por… s’mendote keshtu Pinoku. Ishim dy mendimesh. Si njerzt e mdhaj!
    E njimend, kur u ketheva në vend t’em e dhaçë e mora për sa dit me i a mbushe menden me hi në dorë të tjerve, s’kje send me ndigiue, por dote doemos qi të i a msoj shqypen un.
    Çka me ba!
    Un qyshë kur e dojshe fort Pinokun e nuk më bate zemra me e lanë në njanë anë.
    E mbasi dashtnija asht e fuqishme, ma e fuqishme se fuqija vetë, m’u desht doemos me i a çue dishirin në vend.
    A don at herë me hi e me ia msue giuhën… vedit. Pse mendoshe se giuha qi dij vetë nuk mund të bajë për Pinokun, mbasi për te lypet nji giuhë e goditun, e hollueme, lypet giuha letrare. Bleva gramatikë, fjaluer e libra leximi e u vuna me xanë si t’ishem njitë në shkollë.
    Mbas nji kohe mjaft të giatë, m’u mbush mendja se ishe pjekë për me i u ba msues Pinokut. Edhe hoqa ç’ka hoqa, në fund desht Zoti e me duel me i a shti në krye çka paçë xanë vetë.
    Ishin mbledhë nji ditë n’oborr të shpis disa fmi e po luejshin s’dij se ç’farë lojet.
    -Shko edhe ti poshtë, – i tham Pinokut, – shko e luej edhe ti me ta n’oborr.
    Ngurroi nji herë, më kqyri mue, kqyri fmijt tuj luejtë, e mandej kapi derën, për shkallash e fill e në mes të tyne. Ata lanë me nji herë lojën tuj e rrethue të gjith Pinokun, si t’ishte shoku kahmot i pritun. Dikush i thotë nji fjalë, dikush nji tjetër, por po shof prej dritësores se Pinoku po i hapë syt si nji nieri qi nuk kupton. Diçka flet edhe aj, por duket se tjerët nuk po e marrin vesht. Në fund Pinoku shgrehet në vajë: njitet nalt e, tuj fërkue syt me gishta, më thotë:
    -Un nuk merrem vesht me ta! Ç’farë giuhet më ke msue ti?
    -Mundë, – bjerrti vetë, po tash si me i a ba?
    -Me më msue giuhën e atyne fëmijve! – m’a priti aj.
    -Po mirë veç, – e thaçë me vedi: – Mbasi i hypa këtij kali, më duhet domosdo me e ndigiue.
    E mbasi e pash se në giuhë letrare nuk kishëm xanë gja, hina më i a msue giuhën qi flitëshëm.
    Ky msim i dytë nuk m’erdh i vshtirë e për pak dit mund t’a kreva.
    Si u mblodhën prap nji ditë tjetër ata fmi n’oborr e bana Pinokun me ta, e un ndeja pas si në njanë anë për me pa si shkon puna.
    U miksue me nji herë me të gjith! Pinoku fol e ata qesh, Pinoku ban laradsha e ata shpërtheju në gaz, Pinoku nga e ata mrapa! Kur, pa u kujtue askush, kapi derën e oborrit, duel jashtë e u lshue në pikë të vrapit.
    -Kapnie, kapnie, pse ka petkat e shkyeme! – u bërtas atyne fmijvet.
    -Po… hec e kape!…

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË