Kreu Opinion Letërsia e grave

Letërsia e grave

Nga Violeta Murati

Është një zonë diskrete kur flitet për shkrimtaret gra ose letërsinë e shkruar nga gratë, sidomos në Shqipëri. Historikisht, duket se përvoja e grave është krijuar nga gjinia e tyre, të cilat jo pak herë janë parë edhe në kuriozitetin e studimeve. Në botë letërsia e grave si një fushë studimi është zhvilluar që nga vitet 1970. Ka shembuj në shekullin XVIII për katalogimin e shkrimtareve gra, ku është evidentuar letërsia dhe aftësia e tyre në art dhe shkenca të tjera. Por si diskutim më i hershëm për kontributin kulturor të grave mund të gjendet deri në shekullin VIII para Krishtit, kur Hesoidi përpiloi Katalogun e Grave, një listë nga heroinat dhe perëndeshat. Plutarku në veprën e tij bëri një listim të grave heroike. Ndërsa në periudhën mesjetare Bokaçio përdori femrat mitike dhe biblike si shembuj moral, duke frymëzuar direkt shkrimtaren Christine de Pisan për të shkruar librin “The Book of the city of Ladies” (1405).
Në këtë tangjente shkrimtaret gra duket se vetë kanë kohë që janë interesuar në gjetjen e një “tradite të gruas” në letërsi. Ndërsa te ne ende nuk është reflektuar nga ndonjë studim apo kritikë kjo “traditë”. Por një gjë është e sigurt, se shkrimtaret gra nuk mund të konsiderohen veçmas nga bashkëkohësit e tyre meshkuj dhe nga tradita më e madhe letrare.
Nëse në Perëndim vala e feminizmit nxiti daljen në dritë të kontributit të grave, nga mendimi se janë të papërfaqësuara, te ne kjo është një zonë krejtësisht e padiskutuar ndonjëherë, aq më tepër në rrafshe të feminizmit a lëvizjes së tyre mbi kontributet kulturore apo rikuperimin e teksteve të shkruara prej tyre.
Ne kemi një Ana Frank që na la një ditar unik, me vuajtjet në internim. Është Drita Çomo – ku, siç duket, universi ka ligjësitë e veta të përkimeve për të konfirmuar një sublimitet që ekziston te gratë, siç është ajo e “pjesës së errët” ku nuk hyn askush, as edhe një burrë. Ndërsa modelet që vijnë nga historia jonë e letrave janë një përpjekje, por jo një rast i pastër shkrimtareje. Musine Kokalari është gruaja që dëshmoi rezistencën intelektuale, më shumë se një shkrimtare, edhe pse nisja e saj qe totalisht formim letrar e sot ndoshta do kishim studiuesen par exellence në letërsi, krahas krijimit.
Prej asaj kohe përballjet e grave që shkruajnë poezi a prozë duket se kanë qenë një imagjinatë e pamundur për të pasur gjithë arsyet e mundshme përse shkruajnë.
Shumica besojnë se librat e shkrimtarëve burra shprehin shqetësime universale, ndërkohë që librat e grave konsiderohen shumë më të ngushta, duke mos pasur hollësi të nevojshme për të angazhuar mendjen cerebrale të meshkujve.
Po t’i referohemi një shifre të thjeshtë që prej titujve të rinj të vitit 2018 janë shkruar mbi 10 libra nga shkrimtarë burra dhe 6-7 libra nga autore femra – ku, sigurisht, bëhet fjalë për emra të njohur në prozë e poezi, si: Mimoza Ahmeti, Mira Meksi, Flutura Açka, Diana Çuli, Entela Tabaku, Belfjore Qose…
Disa mendime se gratë shkruajnë më mirë lidhen ndoshta me rolin e tyre në shoqëri, të cilat kuptojnë e shohin me qartë natyrën njerëzore, vlerësuar si domosdoshmëri nëse dikush po përpiqet të krijojë karaktere autentike. Duke qenë se pritet krijimi i familjes prej saj, po ashtu dhe në drejtimin e punëve të shtëpisë në raport edhe me pritjet ndaj saj në shoqëri, për atë që gratë duhet të jenë, ato si duket krijojnë një zotërim më të mirë në kompleksitetin njerëzor.
Është pothuaj një deklaratë klasike, që njihet prej burrave për moszotërimin e grave, vështirësinë për t’i kuptuar ato, shpesh paralelizuar edhe me zotërimin letrar.
Te shkrimtarët meshkuj, veçanërisht të rinj, takohet më shumë mendimi se janë ata të rëndësishëm, jo librat e tyre, pra janë më shumë të obsesionuar pas reputacionit…
Kujtoj Markezin kur shprehet se në rininë e tij librat e parë ishin të mbushur me intelektualizma e teorizime letrare dhe kthesën e parë nga ky fenomen e pati kur shkeli në vendlindje, aty ku kaloi fëmijërinë. Nëse shkrimtarët meshkuj gjithmonë e shprehin madhështinë e tyre, siç duket, gratë thjesht preferojnë të trajtohen me respekt, puna e saj të gjykohet mbi meritat e saj dhe jo nëse ADN-ja e saj përmban dy kromozome X ose një X dhe Y. Një gjë të fundit: do ishte e vështirë sot t’i përgjigjen pyetjes se kush është shkrimtari më i mirë në Shqipëri? Ndoshta edhe e lehtë. Ndoshta edhe një grua…

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Henri Matisse, “Shënimet e një piktori”, 1908

Një piktor i cili i drejtohet publikut jo vetëm që t’i paraqesë veprat e tij, por për t’i shfaqur edhe ca nga...

Anisa Markarian: Disa pikla dëshmi në oqeanin e kujtesës së përbashkët

Bisedoi Andreas Dushi A.D: Tuj rrëmue n’do gjana t’vjetra / gjeta nji fotografi. Këto dy vargje nga një...

Anisa Markarian: Trupat e rinj

fragment nga romani «15 ditë prilli» – Botime Çabej Tavolina e laboratorit të anatomisë, e gjatë dhe e...

Sevdai Kastrati: Romanet që janë konsideruar gabimisht (pjesa 5)

Më bën përshtypje se si Fotaq Andrea nuk ngurron para hipotezave dhe ec përpara pa fakte. Pajtohem pjesërisht se Konica nuk...

KATEGORITË