asht ba ftoht. do edhe pak qi t’zbardhet dita.
kisha pa nji andërr: kisha pas kenë n’varreza.
aty pash nji vorr t’vogël, qi, jo se
kushedi se sa i gjanë kish pas kenë.
kurgja nuk m’kujtohet ma tepër.
njimend – e di se aty kishin pas kenë do sorra,
qi ma vonë, ikën edhe ato t’uj flutrue.
kurrkush s’kish mbetun aty,
pos vorreve.
m’doli gjumi e nisa t’mendoj.
mendova për veten, për jetën,
për ata qi m’janë afër e qi m’dojnë,
e ma vonë kuptova qi kurrkush nuk m’asht
afër me m’u gjet për krah.
mendova për lulet qi tash kishin fillue me u vyshkun
e qi kurrkush nuk i k’qyrke ma me sy.
edhe ato tashma kishin vdekë;
njilloj si unë!
qetsinë e natës e prishën do maca qi po kacafyteshin matanë.
i pash me andje e i thash vetes: “qe, edhe kto bile janë dy”
*
mendova për veten.
mendova për andrrën qi pashë ma herët.
kurrkush nuk do t’vij n’varrimin tem.
do doja fort me ditë, se çfarë ftyre do e banin njerzit,
kur do kuptonin se unë kam vdekë.
do keshnin?
do t’idhnoheshin qi ika kaq shpejt?
mos do kjanin?
apo ndofta, nuk do u interesonte hiç kjo punë?
tash e nji kohë t’gatë e kam venerue se
gjithherë qi e due dikand,
m’diftohet se aj nuk asht tuj m’dashtun
e bile, edhe s’don me m’pa me sy.
asht për çudi, kur kjo ndodh me krejt ata qi i don.
pse vallë ndodhë ky send?
*
shpesh m’kap ligshtia e lodhja, kur shoh
se si tjert kan dikan për krah,
qi t’kuvenojnë e t’i çajnë dertet bashk’.
jo se due me i pa t’ndamë,
po, due mu kenë i-soj si ta.
shpesh shoh veten se kam hi
me nji rrugë pa krye, qi nuk m’qet kun
po veç m’orvatë, poshtë e përpjetë,
t’uj lujt me mue, si copë e petë.
a thue vallë qi nuk i ditkam rrug’t?
a thue vallë se gjithherë qi hi n’mes
t’njerëzve, e mes tek, pa kand ortak
me m’dal dyfek, nihna mirë, si krajl a mbret?
pa jo mor tungjatjeta, zotnia juj asht gabim!
se gjamë ma t’madhe, e ma t’pa hijshme
nuk ke pa si t’zen gafil.
asht për t’kja me fatin tem.
shpesh mendoj me vete:
a thue, a m’do kush?
- 7. 2020 – Prishtinë