More
    KreuLetërsiBibliotekëDelvina Kërluku: E di që ëndërron, (dhe përgjërohesh), të jemi bashkë

    Delvina Kërluku: E di që ëndërron, (dhe përgjërohesh), të jemi bashkë

    Sikur ta dije çdo të doja të të dhuroja sot në ditëlindjen tënde,
    unë që s’kam në dorë as fuqinë, as mbretërinë,
    tek ëndërroj të marr bukuritë e natyrës, botës,
    e t’i shtroja pranë derës tënde, ku ulesh e thur ëndrra, e pret,
    e më pret…
    E di që ëndërron, (dhe përgjërohesh), të jemi bashkë.
    Me mua që s’jam lule, që ti adhuron,
    (lule, as emrin s’ma thonë),
    por të sjell aromë pranvere (në dimër, në acar)…
    Nuk e di si të lë vetëm, këtë ditë (kur ti linde, e mua vonë më rilinde)..,
    pa ta shtrënguar dorën, pa të përqafuar, ashtu siç ndizet flaka,
    pa të shikuar në sytë e tu të zjarrtë, që më shtojnë mall në çdo ikje…
    Si u ndanë këto rrugë, si u zgjatën kilometrat, nuk e di,
    Për ne që s’na ndalte as shi, as borë, as suferinë…
    Janë vitet që na rëndojnë hapin, është bota që na ka vënë para nesh “shuplakën”,
    ne që qeshemi me jetën, e jo me fatin.
    Ne që japim e marrim dashuri nga njëri – tjetri
    e mbjellim dashurinë në çdo cep që shkelim.
    Ne që i falim paqe shpirtrave tanë të trazuar dhe që jemi paqedashës..?!
    Kush na e ndal hapin, në këtë ditë gëzimi, fati?!
    Të të shtrëngoja dorën (të marr forcën tënde),
    t’i biem fatit tonë të parathënë…
    Atëherë, do të fluturoja me dhe pa flatra.
    Do të merrja rrugë e ti derë çelë, do të më prisje,
    krahë hapur, ashtu siç ke ëndërruar e ëndërron…
    E di: për dore do të ecnim rrugëve tona pa shtigje,
    si deti e qielli, pa brigje.
    Pastaj, nuk e di se kush do të ndjehej më krenar, me njëri – tjetrin.
    Ty një lumë – lumturie do të rrëmbente,
    e mua më mbetet të të quaj pasuri.
    Pra, po të pyes ç’mund t’i fal pasurisë, në këtë ditë me shenjë?
    Nëse do buzëqeshjen, lumturinë, harenë, paqen,
    të gjitha merri pa yjem.
    Jemi aq larg, e ndjehemi aq pranë, këtë ma ke thënë e ta them.
    Si u bë kjo jetë, larg, larg..,
    e të duhemi kaq shumë.
    Dhe kur e them se të dua, të kam jetë, të kam të shtrenjtë e të shenjtë,
    këto rrëke fjalësh kanë bulë lotësh.
    Kurrë nuk kisha dashtë të të fal lum-lotësh, në ditëlindjen tënde…
    Por, kjo pasuria ime, ky është ngushëllimi im.
    (Vjeshtë, 2020)

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË