More
    KreuLetërsiBotohet në arabisht romani “Dëmtuar gjatë rrugës” i Besnik Mustafajt

    Botohet në arabisht romani “Dëmtuar gjatë rrugës” i Besnik Mustafajt

    Përktheu dhe përgatiti: Fatrit Beqiri

    Botohet në arabisht romani i Besnik Mustafajt “Dëmtuar gjatë rrugës”, fitues i çmimit të madh të panairit të librit të Tiranës në vitin 2019. Romani është botuar nga shtëpia botuese Dar Al-Hiwar me titullin “Në emër të amës dhe të birit”, me përkthim të Adnan Mohamed nga frengjishtja.

    Pas botimit të “Një sagë e vogël” dhe “Daullja prej letre” dhe pritjes shumë të mirë që gjetën si nga mediat edhe nga lexuesi arab, kjo është vepra e tretë në prozë e Besnik Mustafajt që shkon përkthehet në arabisht.

    Ndërkohë, për romanin “Dëmtuar gjatë rrugës” (Në emër të amës dhe të birit) ky është përkthimi i pare në një gjuhë të huaj. Përkthimi i tij ka përfundur edhe në italisht dhe është në përgatitje botimi që parashikohet të dalë në prill po me titullin “Në emër të amës dhe të birit”.

    Botuesi Dar Al-Hiwar në kopertinën e pasme të botimit ka shkruar:

    “Romani “Në emër të amës dhe të birit” (Dëmtuar gjatë rrugës) i shkrimtarit të madh shqiptar Besnik Mustafaj na tëheq thellësitë e shpirtit njerëzor në gjitha shpërfaqjet e tij: dashurisë, të shqetësimit dhe privimit, shpresës dhe frikës që i kapërcen kufijtë e tmerrit, në një periudhë të gjatë të historisë moderne të Shqipërisë. Dhe këtu kam parasysh periudhën e sundimit komunist, e cila ka zgjatur nga fundi i luftës së Lufta e Dytë Botërore deri në fillim të viteve 1990.

    Ky roman pasqyron transformimet e përjetuara nga heronjtë e rrëfimit: nëna, gjyshi, bashkëshorti që mungon, por që është i pranishëm pothuajse gjatë gjithë kohës dhe fëmija (rrëfyesi). Këta njerëz të thjeshtë jetojnë në një qytet të vogël përgjatë kufirit shqiptaro-jugosllav.

    Shkrimtari preferon që këta heronj të mos kenë emra, por rrjedhshmëria e rrëfimit, me intimitetin e vetës së pare njëjës, na bën të harrojmë nevojën për t’u njohur me emrat e tyre.

    Ndoshta suksesi i shkrimtarit bëhet i dukshëm vazhdimësinë e rrëfimit pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri.

    Fëmija rritet dhe bëhet zyrtar i lartë në regjimin e ri, dhe më e rëndësishmja, ai bëhet shkrimtar. Ndaj nëna e tij e ngarkon me detyrën e shkrimit të historisë së jetës së saj, për asgjë më shumë veçse të provojë identitetin e saj në sytë e të shoqit, që nuk e kishte vlerësuar siç duhet. Ne, lexuesit, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta falënderojmë për këmbënguljen e saj, pasi kështu kemi përftuar  një roman të paharrueshëm me të gjitha standardet.

    Në botimet Dar Al-Hiwar do të gjeni edhe romanin jashtëzakonisht të rëndësishëm “Daullja prej letre” të vetë romancierit Besnik Mustafaj.”

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË