More
    KreuLetërsiBibliotekëW. Somerset Maugham: Takim në Samarra

    W. Somerset Maugham: Takim në Samarra

    (bazuar në një legjendë të vjetër arabe)

    Autori i këtij rrëfimi në gjuhën origjinale arabe është anonim. Shkrimtari i parë që e përfshiu këtë legjendë të vjetër në njërën prej veprave të tij ishte W. Somerset Maugham, dhe pikërisht në volumin e titulluar The Appointment in Samarra, botuar në vitin 1933. Edhe autorë të tjerë e kanë përfshirë këtë legjendë në veprat e tyre. Jeffrey Archer e përfshin në vëllimin e tij me tregime To Cut a Long Story Short, Harper Collins (2000). Në vitin 1934, John O’Hara botoi romanin The Appointment in Samarra, një roman ky që nuk ka të bëj me legjendën arabe, por që në të vërtetë, përshkruan jetën e tregtarit të makinave Julian English, rrjedha e jetës së të cilit merr një drejtim të paparashikuar nga momenti kur ai i përplas dikujt në fytyrë një gotë me uiski.

    Vdekja rrëfen: Na ishte njëherë një tregtar nga Bagdadi, i cili e dërgoi shërbëtorin e tij për të blerë ushqime në treg; brenda një kohe të shkurtër, shërbëtori, me çehre të zbehur nga frika dhe duke u dridhur si pupël, u kthye tek tregtari dhe tha: Zotëri, pak më parë teksa ndodhesha në treg, një grua më shtyu me bërryl në mes të turmës, dhe kur u ktheva, pashë se ishte vetë Vdekja ajo që më kishte shtyrë. Ajo më vështroi duke bërë dhe një gjest kërcënues; atëherë, a ma jepni kalin tuaj që ta shaloj e të largohem nga ky qytet për t’iu shmangur fatit tim? Do të shkoj në Samarra, aty ku Vdekja nuk ka për të më gjetur. Tregtari ia plotësoi kërkesën, shërbëtori hipi mbi kalë, e shpoi   me mamuze në dy pjesët anësore të barkut dhe u largua me shpejtësinë më të madhe që kali mund të galoponte. Menjëherë më pas, tregtari zbriti në treg dhe më vuri re tek qëndroja në mes të turmës; ai m’u afrua dhe më pyeti, Përse i bëre gjest kërcënues shërbëtorit tim që në çastin kur e pe sot në mëngjes? Nuk ishte gjest kërcënues, thashë unë, por ai ishte thjesht një britmë habie. U çudita që e pashë në Bagdad, sepse sonte kisha lënë takim me të, në Samarra.

    Përktheu nga origjinali Aristidh Shqevi

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË