More
    KreuLetërsiBotime të rejaShënimet e krimbit Smolinski

    Shënimet e krimbit Smolinski

    Azem Deliu, një autor i ri nga Kosova, boton në Tiranë me një shqetësim real, për zejen e shkrimit: një krimb i pandershëm apo shkrimtar?! Ky guxim e ka bërë të ushtrojë mendimin, se pari mbi vetveten dhe, së dyti… pas leximit të “Shënimet e krimbit Smolinski”, do të nxisë dyshime edhe tek ata që janë shkrimtarë “të mëdhenj”, pse çdo gjë nis nga morali, personaliteti, karakteri dhe liria…
    Piotr Smolinski, shkrimtar i njohur polak, ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë ku ndeshet me mentalitetin e pasluftës, e që në disa pika, i kujton problemet e pas rënies së komunizmit në vendin e tij. Shkrimtari biseksual me vetëbesim të pakët, na nis në një rrëfim që kapërcen nëpër krejt problemet e fëmijërisë që kanë rezultuar ndoshta, në pasiguritë e tij të sotme. Përballjet e tij me familjen, traditën, kishën, e në fund fare, me veten, e bëjnë të mbajë nofkën dëshpëruese “krimb i pandershëm”.
    Ndonëse një nofkë e vënë nga të tjerët, në këtë roman ajo përjetohet si diçka që buron prej vetes. Sepse, siç thotë Smolinski, “Njeriu i merr seriozisht veç ato që ia ka thënë vetes para se t’ia thonë të tjerët”. Kush është shqiptari njëzetedyvjeçar, Azem Deliu nga Kosova, antiutopia debutuese e të cilit “Puthësi i paligjshëm” po i tërheq vëmendjen lexuesit evropian. A është ai një zë origjinal dhe i freskët në letërsinë shqiptare, apo vetëm një prodhim i kritikës vendase dhe të huaj, e cila me cdo kusht do të donte ta pagëzonte si “Ismail Kadarenë e ri”, shkrimtarin më të njohur shqiptar, kandidat për Çmimin Nobel?
    “Deliu pikëton robërimin. Ia vlen që emri Azem Deliu të mbahet mend. Ky shqiptar njëzetedyvjeçar flet edhe për ne. Dhe na flet ne.”, shkruan Dorota Horodyska, përkthyesja e shqipes në gjuhën polake. Ndërsa studiuesi dhe kritiku nga Kosova, Agron Gashi veçon se
    “Azem Deliu është prozator i pasionuar pas gjuhës së dëftimit, një alkimist i fjalës deri në perfeksionizëm”.
    Azem Deliu u lind me 10 janar 1996 në Skënderaj, Kosovë. Në letërsi debutoi me vëllimin poetik “Funerali i shiut” në vitin 2013 ndërkohë që, si student i parakohshëm, kishte marrë çmimin “Student i dalluar”. Megjithatë, suksesin që do ta bënte emër të letërsisë shqipe, e arriti me romanin “Puthësi i paligjshëm”, i cili u botua edhe në Londër në gjuhën angleze dhe u lexua në Festivalin e Fabulës në Poznan të Polonisë në shqip dhe polonisht.
    Pjesë të krijimtarisë së tij janë prezentuar dhe botuar në anglisht, serbisht, gjermanisht dhe polonisht. Shtypi shqiptar dhe i huaj e ka krahasuar me emra si Dostojevski, Kadare e të tjerë. “Shkrimtari i madh i vendit të vogël”, titullohet komenti për të në shtypin freng ndërkohë që në gazetën më të madhe polake, Ëyborcza, u argumentua se a janë të drejta krahasimet që shtypi ia bën Deliut me Kadrenë, derisa u komentua si ‘’një emër për t’u mbajtur në mend’’ pak para takimit me publikun në Rezidencën e Artistëve në Poznan të Polonisë.
    Që nga mosha 19 vjeçare, Azem Deliu është antar i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË