More
    KreuHistoriSi u bë komisar i Ushtrisë së Kuqe, autori i romanit “Ushtari...

    Si u bë komisar i Ushtrisë së Kuqe, autori i romanit “Ushtari i mirë Shvejk”

    Për herë të parë Jarosllav Hashek ka qenë në Rusi në vitin 1915, si rob lufte. Patrioti çek nuk dëshronte të luftonte në ushtrinë austrohungareze dhe u dorëzua si rob trupave ruse. Hashek ia kushtoi jetën luftës për çlirimin e vendit të tij. Ai u rreshtua në regjimentin e vullnetarëve me emrin Jan Hus, bënte agjitacion kundëraustriak në mes të robërve dhe shkruante tregime satrike për oborrin vjenez.
    Në qershor të vitit 1917 shkrimtari mori pjesë në luftimet e Sborov. Brigada e pushkatarëve çeke e ushtrisë ruse shkatërroi krejtësisht dy divizione të këmbësorisë austriake, kurse Hasheku u dekorua me kryqin e Georgievit të shkallës së katërt. Hasheku e mbështeti ardhjen e bolshevikëve në pushtet, ndaj shumë prej robërve të tjerë, dole në anën e kundërshtarëve të revolucionit.

    Ata për pak e vranë në verën e vitit 1918, në Samara- shkrimtari shëtoi prej çekëve të bardhë, duke u hequr si “biri gjysmë i çmendur i një koloni gjerman nga Turkmenistani.

    Në dhjetor të po atij viti “shoku Hashek” hyri në seksionin politik të ushtrisë së frontit lindor. Kurse në vitin 1919, duke gëzuar një besim të veçantë, u caktua komisar. Ai merrej me agjitacion, botimin e gazetave propogandistike, gjithashtu, me formimin e njësive ushtarake nga radhët e të huajve.

    Kur në mesin e vitit 1919 në Çekosllovaki shpërtheu kriza politike, kurse në qytetin Klladno punëtorët shpallën republikën sovjetike, partia e dërgoi Hashekun në atdhe. Me ardhjen e tij, megjithatë, u rivendos rregulli.

    “Komisarin bolshevik” e pritën ftohtë. Megjithatë edhe të kthehej në Rusinë sovjetike si i braktisur, ai nuk dëshironte, sepse do ta quanin frikacak, por edhe autoritetet çekosllovake nuk e lejuan të dilte nga vendi.

    Hashek u largua nga veprimtaria politike dhe u përqendrua në shkrimin e romanit për ushtarin e mirë Shvejk, por vdekja e parakohshme nga paraliza e zemrës në vitin 1923, nuk e lejoi ta përfundonte.

    Përktheu B. H.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË